Ka nisur procesi i votimit për të zgjedhur ata që do të qeverisin Shqipërinë katër vitet e ardhshme.
Në orën 7.00 u hapën Qendrat e Votimit, ku pritet të ushtrojnë të drejtën e tyre për të zgjedhur 3.271.885 zgjedhës, shifër kjo e nxjerrë nga regjistrimi kombëtar elektronik. 19 qendra të posaçme votimi janë ngritur dhe në burgje për 5000 te dënuar dhe paraburgosur që zgjedhjet i gjejnë në qeli. 150.000 është numri i votuesve që votojnë për herë të parë.
Kryetarja e KQZ-së, zonja Lefterie Lleshi hapi në mënyrë simbolike një qendër votimi në
Vendi është i ndarë në 12 qarqe. Të regjistruar si subjekte elektorale janë 66 parti dhe dy subjekte të pavarur. Subjektet politike jane grupuar në dy koalicione: “Aleanca për Punësim, Mirëqenie dhe Integrim”, e drejtuar nga Partia Demokratike e kryeministrit Sali Berisha dhe “Aleanca për Shqipërinë Europiane”, e drejtuar nga Partia Socialiste, me kryetar Edi Ramën. Qarku i Tiranës do të nxjerrë numrin më të madh të deputetëve 32, kurse ai i Kukësit numrin më të vogël, 4 deputetë.
Në këtë proces zgjedhor ka një numër më të lartë të komisioneve në të gjithë piramidën elektorale. Po ashtu, ky është edhe procesi më i vëzhguar nga ndërkombëtaret dhe organizatat në vend. Monitoruesit vendas janë rreth 8 mijë, ndërsa ata të huaj rreth 1 mijë, në përputhje me rëndësinë që procesi elektoral i së dielës është konsideruar nga ndërkombëtarët si tejet të rëndësishëm për integrimin e Shqipërisë në BE.
Policia njofton se ka marrë në ruajtje 5.508 Qendrat e Votimit në të gjithë territorin e vendit dhe se në këtë aksion janë angazhuar 6200 policë. /Express/ /MALESIA.ORG/