Kafe “Kuvendi” në Detroit improvizon votimin e 23 Qershorit 2013

Detroit, SHBA – Të dielën në mëngjes, si  një improvizim  elektoral, ndoshta edhe për ta ndjerë veten si në Shqipëri, në Kafe “ Kuvendi”, në Clinton Twp, u organizua një votim për dy kampet kryesore PD – PS. Në fillim u  caktua një komision i përbërë prej tre  përsonash: Fran Keci, Veli Zeneli dhe Luard Kullolli, në kohën e hapjes së kutisë, në mungesë të Veli Zenelit u ngarkua Alba Xifaj. Edhe pse ishim tepër të impenjuar me zgjedhjet në Shqipëri, kostumerët e kësaj kafje, gjetën kohë, disa, ( pasi pati edhe prej atyre që nuk  e pranuan këtë organizim). Pjetër Nika, një nga emigrantët e parë të viteve 90-të, kujton se kurrë në jetën e tij s’kishte votuar, edhe pse po u afrohet të 60-tave. “Para 90-tës, – thotë Pjetri, – gjëja shkak për të mos qënë afër qendrës ku isha i regjistruar, pra i shmagësha me dashje, dhe nuk votova asnjëherë. Pas 90-tës , këtu në Amerikë s’kam votuar. Sot për mua asht vota e parë dhe po më kujton  një vajtore të mirë që kemi pasë në Breg të Matës, Lulen e Zef Kerit. Thonin se kur po votohej për pushtetin e ashtuquajtur popullor demokratik, të viteve të para të pas Luftës së Dytë Botërore, Lula kishte krijuar vargjet që mbahen mend edhe sot: “ Ti moj arka, arka boshe/ që më rri atje në qoshe/ me një kokërr që qet kulaku/si kujton se t’mushet barku?”

Pushteti “ popullor” si do ta lejonte arkën e “ armiqëve” të mbushej,  ndaj votimet do të dilnin për afro 50 vjet 99. 99 përqind.

Ky “ votim” i improvizuar është një kujtesë për shtetin shqiptar për mundësitë e organizmit të votimeve kudo në botë, pasi asgjë nuk mungon për t’u realizuar kjo e drejtë kushtetuese për çdo qytetar të Republikës së Shqipërisë, kudo që ai të jetë.

Në fund të procesit, në orën 8:00 Pm , Komisioni hapi kutinë e votimit, kur rezultoi:

Partia Demokratike 24 vota, Partia Socilaiste 4 vota, ndërsa 3 vota të pavlefshme! /Revista Kuvendi/

Pjeter Nika
Pjeter Nika

 

Fran Keci
Fran Keci

 

Bert Dedgjonaj
Bert Dedgjonaj

 

Keq Mirdita
Keq Mirdita

 

Elinda Marku
Elinda Marku

 

Gjeto Ivezaj
Gjeto Ivezaj

 

Glendi Mihaj
Glendi Mihaj

 

Alba Xifaj
Alba Xifaj
Komisioni i numrimit: Fran Keci,Luard Kullolli dhe Alba Xifaj
Komisioni i numrimit: Fran Keci,Luard Kullolli dhe Alba Xifaj