Kola i Sokol Bacit te Dhe Dante Alighieri

Nga Gjeke Gjonlekaj/ New York
Ne  vitin 1965 Italia nderoi 700-vjetorin e Dante Alighierit, ku moren pjese edhe disa personalietete te kultures shqiptare qe jetonin ne Itali. Ne ate mes u shquan Ernest Koliqi,Martin Camaj, Karl Gurakuqi dhe Nos Qirjaku. Adhurimi i shqiptareve  per Danten eshte i kahershem. Veprimtatria letrare e ketij gjeniali italian te letrave u perkthye edhe ne gjuhen shqipe por me vonese. Nje nder hapat me te guximshem per shqiperimin e Komedise Hyjnore kishte ndermarre Kola i Sokol Bacit te Grudes ne fillim te vitit 1900.
Ernest Koliqi dhe Karl Gurakuqi ne shenimet e tyre botuar ne revisten”Shejzat” viti  1965 botuan dy shenime te shkurtera  per veprimtarine kulturore dhe origjinen familjare te Kole Sokol Bacit. Citojme tekstualisht shenimin e Profesor Karl Gurakuqit:
”Nje pjese e Kenges V te “Ferrit” te Dante-s,perkthye shqip nga Sokol Baci (Shejzat,Vjeti IX i botimit(1965) faqe 327-329).Kjo prove perkthimit-shenon Redaksija e Revistes-gjindet ne “La Naczione Albaneze (Vjeti IV,Nr. VI,31 mars 1900) t”Anselmo Lorecchios-s. Nenshkruhet Sokol Baazi qe nuk asht tjeterkush vec Kola i Sokol Bacit, vojvode i Grudes kah fillimi i ketij qindvjeti. Sokol Baci ishte adjutant i Knjaz Nikolles te Malit te Zi. Kola i biri,kreu studimet universitare ne Rome. Perkthimi i bame prej tij ne vjersha njembedhet-rrokshe,na tregon kjartas se ky ne rinine e vet asht marre me gjuhen shqipe dhe me letersine e saj. Ne kete hartim mund te vrehet shkalla e nalte e ne te cilen kishte merrijte para 70 vjeteve zhvillimi i shqipes letrare. Ashte e vertete se ka disa te meta:perdorim fjalesh turqishte,kumbim rimash shume te rendomta,por lipset marre  para sysh se ky  aso kohe ishte fillimi i perpjekjevet letrare.
Per te pase nji mendim te gjuhes se Shkodres 70 vjet perpara,po japim ketu shenimin me te cilin Kola i Sokol Bacit e perciell perkthimin e vet: “Dantja ishte me Virgilin ne rreth t’dyte t’Ferrit ku gjinden t’flligjtit,te cilet jane pra hjedhe e mundue prej nji eres t’rrebte fort. Ketu pa dy vet qe shkojshin bashke: Francesken prej Rimini-t e Paloken e Malatesta: i thirri e Franceska i kalxoi te dhembshem istorien e vet”.
Me poshte mund te lexoni pjese te Kanges  te V-te “Ferrit” te Dantes perkthyer nga Kola i Sokol Bacit.
                                        KALZIM
                 Njeri i kandsheme e i bute’,qi gjalle hala
                 Erdhe me gjet’n’ket burg me t’kqija plot
                 Ne,qi token me gjak nji dit’kem la,
                 Me na pas’nepak n’hir i Madhi Zot
                 Kishim m’e lut’ per ty,si per pagj’tande
                 Mbasi per te zezen t’on’ka po derdh lot.
                 Mbi cka me ndie me gol’ty fort po t’kande
                 Na po ndigjojme,po flasim si qef ke
                 Tash qi sikur po dan era po prane.
                  Gjindet qyteti i em n’t’cilin kam le
                  N’breg t’detit shi n’njat vend ku Pohi shgrehet
                  Me lumet tjer’qi i mbledh dhe neper dhe.
                 Dashnija qi me ‘i her’zemres i qepet
                 E kapi ket per bukurin trupin t’i
                 Qi bora,me c’mndyr’gjaku hala m’zehet
                  Kush ё dasht’per pa dasht’nuk ka peshtim
                  E vet’pra me te zuna’i kaq miksi
                  Qi,po shef as tash s’mund t’m’ qes’n’harrim.
                  M’nji soj deket na coi ne kjo dashtni,
                  E e pret Kaina ate qi na mbaroi,
                  Gjithketo fjal’prej tyne kjene ndi.
                  Prej bised’s t’ktyne shpirtne ndrrova bo;
                 Fort u trishtova, e mec me krye ner kam’
                 Sa m’pyeti Bajtagjija(2) se c’mendoi.
                      Une pergjegja me nji t’madhe shame:
                 Oh sa mendime t’ambla i cuen kta te shkret,
                 Oh sa dishir,n’ket t’zi mbarim,oh c’nam!
                      Mandej prej tyne u solla e fola vet’
                        E fillova: Franceska e zeza jote
                     Ma derpton zemren an’ per an’si zhgjet’.
Kolë Sokoli
Kolë Sokoli

Kete pjese te “kanges  se V-te “Ferrit”  te Dantes e kishte perkthyer shqip Kola i Sokol Bacit  ne  fillim te vitit 1900. I nenshkruari (Redaksia) sic duket eshte Ernest Koliqi i cili ben koment ne lidhje me perkthimin e Kole Sokolit. Ai thote:”Kjo cope e Komedise Hyjnore”,sjelle ne gjuhen tone,dallohet per nji zotesi  te ralle ne te hartuemit e vargut njimbdheterrokesh e per nji njomesi shprehjesh idiomatike qe i ep perkthimit nji shije te thjeshte shqipe. Tue mendue kohen kur u botua kjo cope,nonse me disa te meta,na cudite per shkathtesine shprehese te saj”

 Per mua qe kam lindur ne Malesi te Madhe perkthimi shqip i Dantes nga Kola i Sokol Bacit eshte i shkelqyeshem. Pak a shume keshtu eshte folur e kenduar ne ato treva.Profesor Shaban Demiraj gjate nje vizite ne New York ne vitin 1996 tha se gjuha shqipe ne Malesi te Madhe flitet mbase me mire se ne asnje krahine tjeter shqiptare. Ernest Koliqi dhe Karl Gurakuqi  ne shenimin e tyre thone se  Kola i Sokol Bacit kishte perdorur fjale turqisht ne ate perkthim. Ne vargjet e shenuara me siper kemi vene re vetem dy fjale turqisht dhe nese merret parasysh  koha kur ai filloi perkthimin shqip te Dantes, dy fjale turqisht nuk jane shume.Nje perkthim si ky trgon dashurine e autorit per gjuhen dhe kulturen shqiptare. Nuk e kuptojme pse eshte botuar emeri i Sokol Bacit si perkthyes i Dantes ne revisten “La Nazione Albanese” te Anselmo Lorecchios, e jo emeri i perkthyesit te vertete qe eshte Kola i biri i Sokol Bacit. Mos valle ka qene ndonje gabim teknik ose  dicka tjeter. Behet pyetja pse nuk jane bere me shume studime per Kolen e Sokol Bacit i cili ka qene shume aktiv ne Kryengritjen e Malesise te vitit 1911 per pavaresine e Shqiperise,bile ai kishte detyre me rendesi ne Komitetin e Podgorices. Ne vendlindjen time disa shqiptare te ditur tregonin shume per  Kolen e  Sokol Bacit. Ai gjithemone permendej  per qendrimet e tij patriotike. Bashkepunimi i tij me arbreshet e Italise dhe botimet ne ato revista tregojne se Kole Sokoli ishte patriot.Veprimtaria e tij kulturore e atdhetare meriton studime dhe hulumtime serioze.

18 Comments

  1. Kola i Sokol Bacit ka qene dikushi,e ti …….,harrno filomazazias,…… i Nixho Geges.

  2. Po lexoj shkrimin tende Gjek Gj. i Malit te Zi duhet qe te shkruajsh dicka per shiptaret nen Mal te Zi gjendjen kombetare dhe mireqenien e tyre qe po i hajne qejte cdo dite, gjinden ne goje te Ujkut dhe po fashiten te gjalle dhe pa ditur kush se cka i gjeti ne at misir Malazeze. Kemi lexuar per tradhetar te Cetines qe sa bukur kane shkrue e vepruar. A mendon ndonje here per kombin shqiptar te harruar e te masakruar rrenjesisht gjithe ajo
    mori populli qe e humben vendin e tyre si te ishte nje bashtine.

  3. Esht intaresant se ket Gjonlekaj e kemi pa ne shum demostrata per te drejtat e Kosovare nga Srbia per te drejtat e Presheves e kemi pa ne prtesta per te drejat e camve por deri sot se kemi pa ne protesta per vendlindjen e vet turp te qef

  4. Ta Lumsha Zotni Gjonlekaj. Asht mir mej qit en drit veprat e disa malesorve qe nuk permeten se jan ke gjall. 50 vjet me Enverizem i ka mohua historine e shume malesorve te merituashim. Disa prej ktyne Patriotat e socme jan rrit en ate frym te enverizmit e i quajn tradhtar ata shqiptar qe nuk e kan pas fatin me vdek en front. Kuku per ne

  5. Se kush ka qene Sokol Baci dhe djali i tij Kola, besoj se sadopak e din cdo malsor… Por sidoqofte, nuk eshte keq qe edhe ane sadopak pozitive qe e kane pasur nuk eshte keq te publikohet…Megjithese, kjo faqen e zeze dhe tradhetin qe ia bene Malesise nuk mund tua laje…

    • Sipas tejet paskan tradhtuar Malsisne se paskan bashkepunua me Mal te Zi per ta larguar okupatorin me cnjerzor qe kan perjetuar vendet tona , kqyr se tradhti nuk esht te strehosh mijera kryengrites tu japesh buk dhe ti furnizosh me arm dhe municion qe kishin te nevojshme , nu esht tradhti qe Sokoli u thote Masorve kryengrites e poashtu edhe kushririt te tij DED NIKES qe mos u ngutni te nisni luften se do te keni ndihmen e Austrohungaris mirpo ket Malsoret nuk e ndegjuan dhe e dime mire se tojet

      • trojet Shqiptare nuk i Shkatrrou Sokoli sepse ne qofte se ka punua kush per trojet shqiptare ateher ka qen Sokoli i cili themelon komitetin i cili kishte synim te njoftonte boten per gjendjen e Shqiptarve , poashtu themelon 12 kerkesat apo ndryshe LIBRI I KUQ qe ne marrveshje me kryengritsit i perpilon dhe ua shpernda fuqive te medha botrore ne qofte se keto i ka be dikush tjeter ateher ne mund ta queshi vertet Tradhtar ama keto jan pune qe ska dit gjirhekush ti punoj as ti perpunoj ka dit Sokoli sepse ka qene ME grad Gjeneral dhe ka kryer akademin ushtarake ne Perendim dhe ka dit qellimet hileqare qe i kishte bera Turqia mrapa 100 vjet…

  6. Kurrsesi na malsort mos me dit me e i nda tradhtart prej herojve!! Ti albhighlander me siguri e ke afer me breza baca kurtin sa po lgon ci nuk ta ka ba shqipnia hero! As nuk ka me ta ba kurr hero, se tradhtari hero nuk mun bahet, ashtu ci komplekset tua munesh me i shfry vetem kshtu permes forumeve! Hajt ma gjeni i emen tjeter perpos tradhtar per at malsor ci e ka marr rrogen prej kral nikolls, dmth ka pas kontrat punet me oborrin mretnor te Cetines!!! Kush nuk beson, le ti lypin arkivat malazeze!

  7. Sokol Baci nuk munde te shpallet tradhtare pse ka marre reogen e Knjazit, se sipas kesaj teorije edhe Ismail Qemali me shoqeri do te ishte tradhtar sepse mori rrogen e Sulltanit, kush cka ishte duhet tia lem historise, pasi te ket zbardhur te gjitha faktet ne rrethana te caktuara!!!

  8. e more gjek meru pak me probleme te trijeshit more po del tradhtar ti deklaroju a je per patriota a tralltar en trijesh

  9. Komente te dobeta dhe jasht temet ,Ju nuk jeni te dejt e te vlersoni as Kol Sokolin as babain e ti Sokol Bacin ata kane qene veprimtare dhe lufetar kunder Turqijet dhe kurr kunder Shqiperis as Shqiptarve per kundarazi kane qene te rrespektuar dhe te lavduar nga gjith Shqiptaria . Deri ne kohen e Enver Hoxhes se sa i perket Dante Alighierit fatkeqsisht shoqi i Gjok Martinit qe Ja filojn ketyne komenteve negative ska ndijer kurr per Komedin e Parajses por ka mesuar nga Komedija e Kumunismi qe mohoj edhe viganet e kombit si Pater Gjergj Fishten e Dom Nikoll Kacorrin e qindra tjere Patriot katolik …tue lexue Nasho Jorgaqin i cili i pari qe quej Sokolin tradhtar Ju ka bindur se historija e verrtet vjen nga PKSH….Gjek Gjonlekaj esht njeri i KULTURES dhe KOMBIT e pa dyshim…

  10. interesant ata qe perkthyen libra nga gjuha e huoj ne gjuhen shqipe per te pasurua gjuhen dhe dijenin trajtohen armiq , kurse ata qe shkruon libra ne gjuhen Turke kombetar/////

  11. Popujt tjere te Europes e kene perkthyer Danten para 500 vjetesh. Te kishte patur tentime per tu perkthyer ne kohen me te hershme, si fjala fjen, ne kohen Pjeter Bogdanit, do ishte dicka inetresante. Cesar Kurti ka bere perkthimin e Komedise Hyjnore ne nivelin me cilesor dhe te shkelqyer.

  12. sidoqofte ni perkthim i ketill libri esht per ta lavduar , dhe chmuar si akt historik , edukator,patriotik ,,,,tye marr para sysh rrethanat dhe kohen kur nuk kishte shkolla shqipe dhe prosekutohen te gjith ata qe vepronin dhe punonin per edukimin e te rijeve ne gjuhen amtare perpos atyre qe perkthenin ne gjuhen Turke ku qedhimi ishte qe te paraqesin Tuqishten si menyr te komunikimit, .Kjo veper duhet te nifet nga systemet ma te nalta Shqiptare qeveritare …….

  13. Nder Intelektualet e rralle qe kishte Malsia para nji shekulli! , zotronte shtate (7) gjuhe dhe ishte minister i drejtesise ne qeverine e Zogut , mirpo Kola kte post e mbajti vetem 4 muaj sepse nuk u pajtua me ligjin i cili i Varte te denuarit , ai kerkoi denim me burgin mirpo kte nuk ja miratoi Mbreti dhe keshtu jep dorheqje…

  14. Le te kuptohet, gjeneral Sokol Baci ishte nje projektor i cili punonte me radar te Cetines.Punonte per okupatorin.Per Malesine ka ndjek nje vije veprimi te pandryshueshme.Ka ba detyren e gospodarit.Ai me 1912-ten ka rrethue Shkodren me brigada malazeze,ku jane vra me mijera shkodrane.Ishte komandant ne Luften e Deciqit,arkitekt i Memorandumit te Greces,gjithehere me synime te shtyrjes se kufive ne favor te bossit te tij…..Sot,Frani,Shkrela,Abazi,Ferhati,Gjek Gj. etj nuk jane tjeter vec se makina te ndertuara(katalog mostrash)sipas modelit te Sokol Bacit.Ne se Sokoli ka mbete “heroj” atehere jane edhe keta.

  15. Cka? Sokol Baci shpresonte ta shpetonte Malesine me Austrohungarine? kjo eshte vetem nje pjelle e fantazise!Sokol Baci ishte armik i perbetuar i Austrise.Sepse ata ishin armiqet me te rrezikshem te gospodarit dhe me ne fund ata i a bene lesh e li mbreterine e tij.Agjenti austriak i kohes,miku dhe luftetari i shqipetareve Franc Baron Nopca ne librin e kujtimeve te tij Udhetime Neper Ballkan,ne faqen 298 thote; “Mar Gjeku i Selishtit ishte miku im qysh prej vitit 1907, Sokol Baci donte ti mbushte mendjen ketij qe te me fuste ne gracke per te me grabitur.Mar Gjeku ne dukje beri sikur u bind nga Sokol Baci dhe per te vra mue mori 160 korona,atehere ai pas bashkebisedimit me Sokolin,madje ne mesnate,erdhi ne dhomen time dhe me paralajmeroj….

  16. ….per planin e Sokol Bacit.Gjithashtu Marka Gjeku shtoi se Sokol Baci i kishte premtuar edhe per gjysmen e parave 3000 koronave qe i kisha me vehte.E qetesova Mar Gjekun duke i thene se nuk do te dilja kurre me shuma te medha parash neper xhepa dhe prandej si cmim per ndershmerine e tij te madhe miku im Marka Gjeku i meritonte dy napolona.Pastaj parashtrova nje plan per te kompromentuar Sokol Bacin.” Megjitheate une mendoi se Sokol Baci ka qene nje gjeni,fenomen nje talent i rralle qe zor se lind malesorja shoqin e tij.Ferhatat,Franat as Shkrelat jane vetem perde,hije perbuze tij.Eshte interesant se se baba i Sokol Bacit,Bace Harapi eshte vra trimerisht duke luftuar balle per balle me ushtrine malazeze te shqepan malit, vlladika danillos ne rashoviq.Kta ma ka thene zoti Gjeto Ivezaj

Comments are closed.