Negociatat se kujë duhet ti takoj territori i fshatit Rakiq, nuk mund të shtyj referendumit për Komunën e pavarur të Tuzit është shprehur Fadil Kajoshaj, Kryetarë i Kuvendit të KU Tuz për gazetën e përditshme “Dan”.
Ai më heret tha se ky vendbanim është pjesë e Malësisë, dhe se ashtu do të jetë edhe në të ardhmen, dhe se ndryshe nuk mund të jetë.
“Nuk ekziston as arsyeja më e vogël që referendumi të shtyhet. Janë krijuar të gjitha mundësitë ligjore dhe procedurat që kjo punë të përfundohet dhe referendumi të mbahet në shtator, dhe kjo nuk mund të shtyhet. Shtyrja është e mundshme vetëm në qoftë se dikush do të përziej gjërat, të punojë pas shpine ose poshtë tavolinës” është shprehur Kajoshaj. /MALESIA.ORG/