Vidhen nafta dhe bateritë e cisternave para ndërtesës së Komunës Urbane të Tuzit

Cisterna për ujë të cilat ishin të parkuara para ndërtesës së Komunës Urbane të Tuzit, dje janë transferuar para ndërtesës së Ujësjellësit për arsye se gjatë fundjavës nga këto cisterna janë vjedhur nafta dhe katër bateri (akumulator) raporton e përditshmja Dan.

Naser Kerkanoviq kordinatori i Bashkësive Lokale në teritorin e Komunës Urbane të Tuzit është shprehur po për këtë gazetë se Komuna nuk ka roje gjatë natës dhe që ky rast i është raportuar policisë dhe ata kanë dal në vendngjarje. Ai gjithashtu ka shtuar se për arsye sigurie cisternat janë tranferuar pranë ndërtesës së ujësjellësit dhe që procedurat për marrjen e ujit të pishëm për fshatrat që kanë nevojë vazhdon të jetë e njëjtë.

Sipas informacioneve që malesia.org ka siguruar, ndërtesa e Komunës Urbane të Tuzit është e pajisur me kamera sigurie dhe gjatë fundjavës cisternat ishin të parkuara në oborrin e brëndshëm para ndërtesës për këtë arsye është e çuditshme që akoma nuk janë identifikuar autoret. /MALESIA.ORG/