Siç njofton gazeta e përditshme “Vijesti” Kryebashkiaku i Podgoricës, Miomir Mugosha, ka deklaruar se ai nuk ndjehet përgjegjës nëse përfaqësuesit e KU të Tuzit, nuk janë të kënaqur me elaboratin.
Kryebashkiaku i Podgoricës Miomir Mugosha, përpiqet që të shtyjë mbajtjen e referendum mbi komunën plotë të Tuzit, për ç’gjë është reale të pritet anulimi i elaboratit për komunë të re me të cilën ka shumë vërejtje dhe krijimin e një studimi të ri, thekson Funksionari i IQ Vasel Sinishtaj.
Kështu qeverisja e Podgoricës do të fitojnë bazë ligjore për shtyrjen e referendumit të planifikuar për fund të shtatorit dhe mundësisht do ta shpallin së bashku me zgjedhjet lokale në Podgoricë.
Ky është mendimi i funksionarit të Iniciativës Qytetare Vasel Sinishtaj i cili është i mendimit se Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) qytetarëve të Malësisë nuk do të va lejojnë të deklarohen për komunë para zgjedhjeve lokale në Podgoricë.
“Me këmbëngulje janë duke u përpjekur për të blerë kohë dhe të i nënshtrohen zgjedhjeve të rregullta, duke krijuar një klimë politike që Tuzi edhe një herë të shkojnë në zgjedhjet lokale si komunë urbane dhe kështu veten e legjitimon edhe për katër vitet e ardhshme si pjesë e Podgoricës. Për këtë tani bëjnë këso shfaqjesh rreth studimit të elaboratit, “deklaroi Sinishtaj , duke përkujtuar se studimi i fizibiliteti për studimin e qëndrueshmërisë është dashur të kompletohet deri me 8 korrik.
Përfaqësuesit e pushtetit lokal të DPS dhe UDSH në Komunën Urbane të Tuzit, e kanë kritikuar studimin e fizibilitetit për themelimin e komunës së plotë duke kërkuar që në studim të jenë më preciz kur është fjala për të ardhurat e sakta në Malësi. Në ankesat ndaj studimit ata kanë raportuar se të ardhurat e Komunës janë paraqitur jorealistë të vogla, dhe në bazë të kësaj Tuzi nuk do mund të funksionojë si një komunë e pavarur.
Megjithëkëtë, Mugusha , ka deklaruar se ai nuk ndjehet përgjegjës nëse përfaqësuesit e KU të Tuzit , nuk janë të kënaqur me elaboratin, duke vënë në dukje se shtyrja e referendumit nuk varet nga ai apo kryeqyteti.
Ai rikujtoi se KU e Tuzit, është porositës i studimit dhe se administrata e Podgoricës, i ka respektuar të gjitha afatet ligjore.
“Çdo gjë që kam mësuar në lidhje me ankesat, është ajo që kam lexuar në media. Shpresojë që pas përgjigjes së versionit final çdo gjë do të shkojë sipas protokollit, në aspektin e obligimeve që kemi si Kryeqytet. Sapo ajo të mbërri tek ne , Kryeqyteti në përputhje me procedurën ligjore do ja përcjellë Ministrisë në konsideratë, ” deklaroi Mugosha.
Ligji mbi Organizimin Territorial i mundëson qeverisë së Podgoricës për të shtyrë referendumin, sepse ai nuk mund të shpallet përpara se Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike ka miratuar studimin. Kjo do të thotë se, pasi administrata e KU e Tuzit dhe Kuvendi i Podgoricës , të miratojnë elaboratin, ministria mund të kërkojë mendimin e organeve të tjera të qeverisë, dhe vendimi përfundimtar duhet të jepet brenda 45 ditëve nga marrja e iniciativës. Në rast se ka mangësi elaborati mund dy herë për tu dërguar në rishqyrtim. Kur të fitojnë mendimin e Ministrisë, Kuvendit të KU dhe të Kryeqytetit, atëherë për këtë duhet të deklarohen brenda 30 ditëve dhe të shpallin referendumin.
Albert Camaj