Tubimi tradicional popullor “Mirë se vini në Alpet Shqiptare Vuthaj 2013”

DSCN0724Festa e alpeve shqiptare – Festë mbarëkombëtare
Ditën e parë të muajit gusht, tashmë është bërë tradicionale, që në Vuthaj – Guci, të organizohet tubimi tradicional popullor “Mirë se vini në Alpet Shqiptare”.
Këtë manifestim gjithë popullor – gjithëshqiptar e organizon Shoqata “Alpetshqiptare”, ka vite tash më që ky manifestim organizohet nga e njëjta shoqatë dhe me të njëjtin qellim që të tuboi sa mëshumë shqiptarë nga të gjitha trojet dhe në një farë mënyre në Vuthaj kemi një Shqipëri natyrale simbolike, i cili është bërënjë manifestim popullor i shqiptarëve të këtyre anëve , por që tubon shqiptarët nga të gjitha trevat etnike, sepse këtumarrin pjesë shqiptarët si nga Shqipëria, Kosova viset shqiptare në Maqedoni, Presheva e ka raste që këtu vinë të marrinpjesë edhe shqiptaret nga Çamëria, si dhe diaspora e gjerë shqiptare.
Kështu nën tingujt e muzikës popullore dhe ritmet evalleve kreshnike, në Vuthaj të Plavë-Gucisë u mbajt manifestimi tradicional i Alpeve Shqiptare. Dielli që rrezatonte, përthyhej në ngjyrat e larmishme të veshjeve kombëtare të vajzave, duke krijuar një kolorit magjeps me natyrën mahnitësetë këtyre aneve. Sivjet programi ishte i gërshetuar me pika interesante muzikore ku mori pjesë edhe ylli i këngës shqipe Gëzim Nika, i cili u prezantua me dy pika muzikore enkas të shkruara për Plavë e Guci, për këtë bjeshkë, për burrat e Kelmendit si: Prëk Calin, e burrat tjerë malësor. Pastaj grupi folklorik nga Rugova, SH.K.A Maja e karafilit nga Plavë Gucia si dhe këngëtari Ismail Balidemaj. Organizimi ishte në nivel të kënaqeshim dhe kështu u dëshmua se Shoqata “AlpetShqiptare”, din të jetë një organizator i shkëlqyeshëm i manifestimeve të ndryshme kombëtare e mbarëkombëtare. Vetëm dy ditë më herët, po kjo Shoqatë, kishte organizuar me sukses një Sesion Shkencor mbarëkombëtar edhe ndërkombëtarpër Masakrën e Previsë dhe 100 vjetorin e copëtimit të Shqipërisë. Kështu që pothuajse krejt java e fundit e muajit tëkorrikut dhe dita e parë e Gushtit kaluan në shenjen e organizimit dhe manifestime shqiptare. Kjo për të dëshmuar se kjotreve dhe ky vend është i shqiptarëve dhe siç tha njeri nga biseduesit edhe pse nesër në këtë vend do të tubohen të tjerëtdhe do ta shfrytëzojnë të tjerët, megjithatë Krojet e Ali Pashës, Vuthajt, Martinajt, Plava dhe komplet rrethinat mbetën dhedo të mbetën të shqiptarëve për shekuj të shekujve. Festa e sotme tradicionale e 1 Gushtit , filloi me një program të pasurKulturorë-Artistik , me pjesëmarrës, nga treva të ndryshme kombëtare , për të vazhduar me garat tradicionale si dhe atyresportive , në futboll të vogël . Për ta nderuar e dëshmuar karakterin mbarëkombëtar të këtij manifestimi tradicional , kishinardhur dhe figura të ndryshme politike shqiptare, nga trevat e Malësisë, si dhe të dy shteteve shqiptare. Kështu prezentishte edhe deputeti dhe njëkohësisht Nënkryetari i Parlamentit të Kosovës. Liburn Aliu, Pastaj kryetari i Komunës së Rahovecit Smail Latifi dhe një delegacion i LDnëMZ-Dega e Malësisë në krye me kryetarin e Degës Nikollë Camaj. Organizatorët kanë shpërndarë dhurate dhe një libër me kënge popullore për disa mysafir dhe disa aktivist vendas, duke jubëre thirrje të gjithëve që kjo festë mbarëkombëtare, gjithnjë të ruhet e begatohet në të ardhmen.
Për ta ushqyer kureshtjen tuaj, ne kemi përgatitur dhe një numër fotografive nga ky manifestim, të cilat mund ti shihnimë poshtë, me respekt nga Plavë-Gucia Skënder ç. Hasangjekaj.
IMG_0730
IMG_0710
DSCN0745
IMG_0743
DSCN0725
IMG_0782