Ekspozita e pikturave të Nikollë Nikprëlaj (FOTO)

Me datën 22 gusht, në Qendrën Kulturo-Informative Malësia në Tuz, u hap ekspozita e parë e punimeve të piktorit dhe këngëtarit Nikollë Nikprëlaj.
Ekspozita do të jenë e hapur deri me 2 shtator.

FOTOGRAFITË

 

QENDRA KULTURO-INFORMATIVE „MALËSIA“ TUZ 

Portalit

www.malesia.org

QKI “Malësia” në Tuz në kontinuitet po përkrah krijuesit, artistët dhe shoqatat duke u munduar që sado pak të kontriboj në plotësimin e nevojave kulturore të kësaj treve dhe më gjerë.  Ashtu që si vazhdimësi e kësaj  me datën 22.08.2013 u organizua EKSPOZITA E PIKTURAVE DHE VIZATIMEVE E NIKOLLË NIKPRËLAJ.

Ekspozita u hap nga piktori akademik Gjelosh Gjokaj. Pikturat dhe vizatimet jenë të ekspozuara në hapësirat e QKI “Malësia” në Tuz deri më 02.09.2013.

Kjo ishte ekspozita e parë personale e Nikollë Nikprëlaj dhe mund të konsiderohet si një ndër ekspozitat më të suksesshme që është organizuar nga kjo qendër kulturore.

Stafi i QKI Malësia