NJOFTIM

Të nderuar lexues, kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se problemet teknike u rregulluan dhe se portali shumë shpejt do të vazhdojnë punën normale.

Për shkak të aktiviteteve të shumta që zhvillohen gjatë muajit gusht, festave fetare, muajit të temperaturave të larta, kohës kur shumica shfrytëzojnë pushimet verore dhe problemeve teknike me të cilat u përballëm, aktivitetet nuk u publikuan në kohë.  Ka dhe aktivitete të cilat nuk patëm mundësi të i përcjellim ose nuk ishim të njoftuar, prandaj kërkojmë nga ju, që ndoshta mund të posedoni materiale nga aktivitetet ku munguam, të na i sjellni për publikim në portalin tonë, përmes email: stafi@malesia.org

Në ditët në vijim do të publikohen materialet nga aktivitetet siç janë: Festivali Mbarëkombëtare “Rapsha 2013”, vendosja e dekoratës “Nderi i Kombit” Malësisë së Madhe në shtëpinë muze të Dedë Gjon Lulit, Miss Malësia, mbrëmja rinore Malesia Party etj.

Shpresojmë në mirëkuptimin tuaj dhe ju falënderojmë për mbështetjen.