Alternativa Shqiptare – Komuna pa Referendum

Deklarata e Alternatives Shqiptare:

Politika është mjeshtri e së mundshmes, atë që e ke të mundshme e arrit. Në mes të asgjësë dhe përpara, unë zgjedh një hap para. Nëse në politikë mbyllesh në hapësirën tënde, nuk arrin ta shohësh realitetin ashtu siç është, duke e quajtur me emër, atëherë ajo është politik sterile në raport me popullin që e përfaqëson. Unë nuk jam që në politikë, vetëm disa individë të mbijetojnë në llogari të popullit, por duhet marr përgjegjësin, dhe te besh hapa përpara ne realizimin e një jete me të mirë dhe prosperitet te qytetarëve.

Është e qartë si loti, që jemi duke shkuar që në prill përsëri të kemi zgjedhje për këtë lloj komune që kemi. Ideja ime dhe zgjidhja është që Komuna urbane e Tuzit, të jetë komunë me të gjitha kompetencat dhe detyrimet sikur të gjitha komunat tjera ne Mal të Zi. Lidhja me kryeqytet, të na shërbej si kthim i te gjitha atyre projekteve zhvillimore që i janë privua që nga heqja e statusit të komunës ne vitin 1957, duke i kthyer drejtpërdrejt ne buxhet të vet nga kryeqyteti. Nuk ka pas asnjë bisedë që buxhetin total ta përcaktoj Kryeqyteti, pra buxhetin e përcakton dhe realizon qeverisja lokale e Malësisë, dhe vetëm një gjë e tillë është e pranueshme.

Prej se jemi pjesë e shumicës qeverisëse, kemi dhënë kontributin tonë për te realizuar qëllimin tonë politik, komunën e Malësisë. Deri tani kemi kuptueshmëri nga partneret, nëse projeksionet shkojnë sikur mendojmë ne, atë çka kërkojmë vite me radhë, do ta realizojmë, pa referendum, përmes rrugës ligjore, që kuvendi komunal i komunës se Malësisë kurdo që ta që kjo lidhje e ngushtë me Kryeqytetin nuk është ne interes te qytetarëve, te sjell vendim që të ec rrugës se vet, si fqinj i mirë i Kryeqytetit.

Kontaktet me partneret politik edhe nga detyra e punës që ushtroj janë të përditshme, dhe me siguri se shkëmbejmë mendime e argumente edhe për çështje politike dhe konkretisht për këtë, me qëndrime te qarta që i kemi paraqitur më lart.

Alternativa Shqiptare
Nik Gjeloshaj