Ministria e punëve të jashtme dhe integrimeve evropiane të Malit të Zi ka reaguar ndaj asaj siç e quan ajo “Interpretimit mediatik të protestës së ekstremistëve shqiptarë në New York” duke shtuar se në këtë protestë kanë marrë pjesë një numër i papërfillshëm individësh, pjestar të grupeve radikale nga Detroiti që protestuan kundër organizatorit të mbrëmjes gala për shkak të ftesës që ju bë Djukanovic-it.
Ne deklarat thuhet se Kryeministri Djukanovic nuk e kishte planifikuar pjesmarrjën në këtë mbrëmje dhe ashtu si edhe vitet e kaluara edhe këtë vit në mbrëmje ka marrë pjesë ambasadori i Malit të Zi në SHBA.
MPJIE shton në deklaratë se gjatë fjalimit të Kryeministrit në OKB nuk ka patur ndonjë protest, por një grup personash prej 20 vetash kanë protestuar pranë Konzullates Malazeze, gjegjësisht pranë zyrave të NAAC, për arsye se të dyja gjënden në të njëjtin pallat.
Ne këtë deklaratë thuhet se përfaqësuesit malazez ishin përzëmërsisht të mirëpritur në këtë dark dhe që funksionaret e lartë të Republikës së Shqipërisë dhe Kosovës kanë shprehur keqardhje për këto ngjarje duke na siguruar se bëhet fjalë për qëndrime të papranueshme të një numri të papërfillshëm të grupeve ekstremiste. /MALESIA.ORG/