Një ngjarje e vitit 1989 në Malësi – Flamuri, besa dhe guximi…

Ishte vjeshta e vitit 1989 kur në Malësi, pikërisht në fshatin e Nënhelmit, u mbajt një turnament në futboll të vogël.
Në këtë turnament morën pjesë ekipi Vuksanlekaj, Rrogath, Milesh, Vllanë, Sukruq, Nënhelm, Dushiq etj.
Në atë kohë organizime të turnamenteve të tilla nga të rinjtë malësorë ishin të shpeshta e të zakonshme. Mirëpo, diçka e pazakontë ndodhi atë vit.
Ishin djemtë e ekipit të Dushiqit të cilët në turnament erdhën të veshur kuq e zi, me fanella të kuq dhe shqiponjën e zezë dykrenare. Këta djem në fushën e futbollit sollën flamujt kombëtarë, një pamje e cila nuk u pa asnjë herë më pare, së paku jo në këtë formë!

Ishte koha kur shqiptarët kishin frikë edhe të flasin për flamurë e jo më që atë ta eksponojnë. Ishte koha e trazirave të mëdha në Kosovë, shtypjeve dhe torturave të mëdha qe u bënin ndaj shqiptarëve në Kosovë. Ishte pikërisht viti kur Kosovës me dhunë ju mori autonomia.
Këta djem shqiptarë të Malësisë, në këtë mënyrë shprehen solidarizim ndaj bashkëkombësve në Kosovë të cilët në atë kohë protestonin ndaj agresionit serb.

Ekipi kuq e zi i Dushiqit, jo vetëm që solli flamujt kombëtarë shqiptarë në fushë të futbollit duke dëshmuar guxim dhe dashuri ndaj flamurit, por ata, atë ditë edhe fituan turnamentin, nxunë vendin e parë.

Por kjo nuk përfundoi me kaq. Djemtë e ekipit të Dushiqit, pas fitores, shkuan në një kafene në Tuz për të festuar. Festa nuk zgjati shumë, pasi pas pak, vendi ku ata po rrinin u rrethua nga policia malazeze. Ata u morën dhe u dërguan në stacionin e policisë në Tuz për një dëgjim ku dhe u keqtrajtuan nga ana e policëve.

Gjon Toma Sinishtaj, njëri nga djemtë e ekipit të Dushiqit, për portalin tonë sqaron, se ata pasi u morën në stacionin policor, u nënshkruan torturave të ndryshme psiqike dhe fyerjeve në bazë nacionale. Ai sqaron se si policët ishin të interesuar të zbulonin se kush ua kishte siguruar fanellat me flamurë shqiptarë si dhe kush i kishte inkurajuar që ti vishnin, megjithatë këta te rinj i mbeten besnik qëllimit të tyre edhe pse ishin nën presion dhe tortura.

Sinishtaj kujton se kur u sollën në stacionin e policisë, njëri nga policet u drejtua duke i pyetur (në gjuhën serbe): “Jeni në Shqipëri apo në Mal të Zi?”…. kur njëri nga djemtë, Anton Rroku Sinishtaj i kthen përgjigje “ne jemi shqiptarë në Mal të Zi”, kurse polici pastaj e pyet se çfarë do te thotë me atë, Sinishtaj i kthen përgjigje të shkurt “them atë që thash”.

Pas më shumë se shtatë orë torture psiqike ndaj tyre, policët kërkuan nga ata që të zhveshin fanellat dhe ti lenë aty në stacion, por ata refuzuan ngaqë kishin lidhë besën se gjallë nuk i zhveshin, dhe ashtu qëndruan deri në fund, sqaron Sinishtaj.
Pasi policët e vërejtën se këta djem nuk do të shkelin fjalën e tyre, ata u detyruan që ti lirojnë, por i paralajmëruan se do ti ftojnë përsëri për të dhënë përgjigje për këtë akt, siç e quajtën ata “anti shtetërorë”.

“Ishim të ri, zemër kishim bollë, të vendosur ishim, frikë ishte shumë në Malësi por nuk e zeshim kryet as për një sekondë, as një nga ne”, shprehet Sinishtaj.

Sinishtaj sqaron se ishte pronari i kafenesë në Tuz, me emrin Rajo Vuletic, ku ata kishin shkuar për të festuar fitoren, ai i cili i kishte njoftuar policinë.

Fanellat me flamurin shqiptarë në atë kohë ua kishte dërguar Anton Gjetja Sinishtaj nga New York-u, tregon Sinishtaj.

Ishte kjo një ngjarje jo e zakontë për atë kohë, një shembull i krenarisë dhe dashurisë ndaj flamurit shqiptarë, shembull i guximit dhe fjalës së dhënë, gjë e cila edhe sot, njëzetekatër vite më vonë, mund të na shërbej si shembull.

Edhe pse jetojmë në një shtet “demokratik”, simbolet tona kombëtare ende janë të ndaluara me ligj dhe presioni ndaj shqiptarëve vazhdon me të njëjtat përmasa, por ndoshta me metoda pak më ndryshe dhe të maskuara.


lart nga e majta: Tomë P. Lulgjuraj, Nosh Rr. Sinishtaj, Gjon T. Sinishtaj, Anton K. Sinishtaj,
poshtë nga e majta: Lin K. Sinishtaj, Nikollë M. Sinishtaj, Anton Rr. Sinishtaj, Lekë D. Sinishtaj

Falënderojmë Simon Sinishtaj i cili na mundësoi fotografinë dhe kontaktin

45 Comments

  1. Sa mir paski ba qe na e prut e perkujtuat ket dit. Mua me kujtohet si sot.
    Nuk dua me than se sot i kemi te drejtat, ne vertet shqiptart vazhdojn me ken te diskriminuar e gjithmon disi ne sy te keq, por nga vet koha e ngjarjet e asaj kohe ateher ka ken ma shum frig me dal me flamur.
    Kjo nuk ishte gja e vogel. Vertet nje shembull i mir.

  2. Nuk kapa nevoj me i padit Raji se shpijuna kem en cdo furrik.

    O sa mir me ken Shqiptar!

  3. Po besa gjithmon e zeza e vet, bile ater edhe diqysh, e sot perchamja asht perdit e ma e madhe, vech edhe i shtese kisha pase. I pat tha Antoni milicit, se ater milica jan ke hala: Po ti kishim vesh maicat me flamur te nje shtetit tjeter, psh. te Italise, Gjermanis apo te Amerikes a na kishi marre ne pyetje. E la pa fjale sepse nuk dinte ch’ti thoshte.

  4. me kujtohet fort mir aj tornement lle mendoj se spijunat kan qendrua tan diten aty me ne ,si lle per tuz duke leshua keng patriotike ne makinat e tyre per me pa cka flasim te rit e Malsis
    si kur magilli i galm pas shiut
    pershendes Gjonin lle Tomin se shpejti tja filloj te luajm ne 23mill te diell
    o sa mir qe jem Shqiptar

  5. Keta jane patriota, e jo disa qe diten shesin patriotizem e ne mbremje numrojne leket qe ua jep Gjukanoviqi!

    • Po ashtu asht patriota keta ne ate koh pirolla u qoft, shpresoj se kete rrug ta ndiqin edhe ne te ardhmen, Kurse leket nga Gjukanoviqi edhe ti ike shijua e njeh gjat fushates parazgjedhore se i kepas marr 27 mije eu e qe ini fut ne gar zgjedhore vetem me digj nje deputet shqiptar cka dot thot se Gjukanoviqi u ka pagua per kete akt tyrpi ndersa ini tyrperua ju edhe me shum kur si fitore i kini marr 190 vota ne malesi. Por mje keq se rreth atyre pare perpos qe kini emrua antar komisioni shkjaun kavariq ini perca edhe si grup ndermejt vetit bile edhe kumarin e kini cart me te dikurshmin doktorin e famshem tuajin A.G 🙂

  6. Sic po shifet nga keto genjeshtrat(propaganda e sigurimit te Millit)qe po i perhap ky Minimon, lista e atyre qe numrojne leket e Millit ne Malesi fatekeqesisht eshte teper e gjate.
    Juve qe jeni ne kete fotografi pirolla ju qofte, dhe jam i siguret se sot ju dhimbe zemra, kure e shifni, se si te gjithe politikanet ” shqiptare” pervec Amton Lulgjuraj ju tradhtuan!
    E dime na disa se ju, qe i sherbeni Millit, u dhimbset qe nuk ja prodhuate Millit edhe nje deputet.
    Pa na thuaj zoteri keta deputetet tu “shqiptare” a nuk jan ne koalicjone Me pionin e Millosheviqt, sic thote Dritan Abazoviqi: ” politikani antishqiptare” Millo Gjukonoviqi!
    Tash po akuzone FDI qe ja paska humbe Millit nje deputet, te stilit patriote alla Dinosha!

  7. bravo u qoft ini rod ropit bravo i qoft edhe Robertit i cili i gje dhe i transmeton gjerat te bukura Kombetare,ndersa faleminderit dhe Simonit Sinishtaj patriotit te dalluar.Ju ruejt Zoti juve dhe gjithe ata qe e duan Malesine dhe gjithe KOMBIN SHQIPTAR.

    • S. S. ka perse me u mburre me tane keta kushrij sokola qe atehere nuk jan trem mej dale milicise perpara te veshun me flamuj, por ky sot i kqyre prej nalt dhe munohet mej shpalle si tradhtar te vendit tue mendue se aj po ban dichka ma shume. Aj harron se sot e ka “shpinen” te sigurt dhe mund mbeshtjellet me flamur e te baj fotografi me te mdhejt sa te don, se nuk e sulmon kush. Kollaj asht me hap gojen, por jo edhe me ja “ekspozue” shpinen pendrekut.

  8. Ju lumt djemt e grudes se tishi ken te hotit edhe ne keng ishi knua e na grudasit kena raste krenuese por zdim me jau cua zanin ju lum dhe ksi djemve don Malsija jon . Ju pershendet I grudasi juaj dhe ju uron te gjith te mirat ne jet TUNG.

  9. Guri I kuq, mos rrej se edhe Antoni ka tradhtua sa kta te tjeret. Simbas jush keta djem te Dushiqit duhej va veshnin faneddhen me te dy flamujt.

  10. Flamuri…kombi..dhe gjuha jone duhet te mbrohen kudo e cdo here.
    Falenderim e mirenjohje per te gjithe ata qe mbrojne veten e
    kombin….Edhe ne te ardhmen mslsoret do i mbrojne flamurin
    se vetem asht dijn te veprojne djemt e truellit te lasht arbnor!

  11. sinistajt jan gjusa patriota gjusa jan si z. sinistaj.haha.ishalla ti prel sije me kta t dyt

  12. Te Nderuar lexuas qe lexoni kete artikull, te nderuar komentuas qe keni komentuar ketu siper. Keta Djem qe dikur kur nuk ishte i lejuar me ligje flamuri i kombit te cilit i perkasim, dhe ne dasma e ahengje perdorej trobojnica, dhe kendohej kenga Jugosllavio, muaren guximin qe te veshin keto fanella edhe pse ne statusin e S Sinishtaj kemi lexuar se mbas futbollit paten pasoja nga pushteti i shtetit te sllaveve te jugut.
    Por cfar po bejn sot djemt e Dushiqit dhe te fshatrave te tjera te Malsis.
    Erdhi koha qe pasardhsit e atyre qe ishin te gatshem me dhan jeten per flamur,sot shesin voten dhe dinitetin personal per 50$ ose Eur…

  13. Jo Prela te garantoj me jet se nuk asht me ta, e sa per Enverist nuk di, por n’se po, ndryshoj mendimin pozitiv qe kam per te.

  14. Pergjigje per ata te cilet pyesin pse nuk aprovohen komentet:
    Nese komenti juaj nuk ka te beje asgje me artikullin, atehere ai nuk publikohet.

  15. Ju lumte djemeve te Sinishtajve, kane qene, jane dhe gjithmone qofshin!

  16. Harrova te them: jeni nipat e Tom Kol Gjonit, prandaj edhe pritet prej jush te jeni te te tille.

  17. Po Malesiaja ishte krejte ndryshe para viteve 1990, para viteve kure ne pushtet erdhi antishqiptari Milo Djukanovic. Tani “partite” shqiptare po luftojne se bashku me te . Ne koalicion. Kush eshte pro e kush eshte kunder ketij koalicioni.
    Fotografite e Malesise te para viteve 1990, do sherbejne per histori. Derisa erdhen vellezrit e Saliut

  18. Atehere nuk lejohej flamuri, por u mbajt, duke i ditur pasojat. Sot, kur realisht mundesh me e majt flamurin, ne darsma, ne protesta, realisht nuk te thot kush gja, edhe pse me ligj ka gjobe, disa patriota, ose me pak fjal i vetmi patriot ci na ka met per fat te keq ne Malesi, A.L dhe FDI bajn protesta, por e vene edhe flamurin malazeze. Me pak fjal djemt e Sinishte, sipas A.L dhe FDI keni thye ligjin e Jugosllavis edhe keni ba shume gabim, duhet ligjin me respektua, ashtu si e kane respektua patriotat e vetem ne Malesi, qe ne protest e kan vu flamurin malazez, se kta se shkelin ligjin, e ju keni ba gabim.

    • Ne pergjithsi ke te drejt, ne ato kohna per eksponimin e flamurit ke mujt me fitua me te shkel shkelma neper stacione e qelit e policis, kurse sot edhe pse e ndalueme me ligj nuk di raste qe dikush tjet gjobit ose torturua nga policia per shkak te flamurit. Por sot perdoren metoda tjera. Nese je veprimtar i vertet i ceshtjes kombtare e nuk je antar i ndonje subjekti politik qe indirekt me pas imunitetin e asaj parti besa futesh ne lista te zeza e cila te kushton per te ardhmen. Mbetesh i diskriminuar ne cdo sfere te jetes e bile edhe per ekzistenc. Nese je i punsuar, punen mund ta kesh ne “curulaj” e nese nuk je i punsuar, shanset ma te mira i ke qe ashtu te mbetesh edhe ne te ardhmen… e shume e shume tjera.

  19. Po mire e ke 12.00 se ka vijej at nate me fjete ne Spuzh ata, megjithse sjan ke larg asaje 🙂

  20. Kete propaganden qe po e bajm disa kunder FDI, po ju jap disa sqarime:
    1. Perderisa Mali i Zi te jet i pranuare ne kombet e bashkuare, cdo qyytetare eshte i obliguare te respektoje ligjet e Ati shteti!
    2. Cdo mos respektim i ligjit te shtetiti, (nenkuptohet jo diskriminuase), eshte i denuashem edhe me ligjet nderkombetare!
    3.Te drejtat te cilat nuk ti pranon shteti si pakice, eshte e drejt te kerkohen ne perputhje me konventa nderkombetare per te drejtat e pakices(njeriut)!
    4.konventat nderkombetare, jan perpiluare pikerishte per “zbutur” padrejtesite historike qe jane lejuare ne te kaluaren!
    5.Tani neve si pakice duam te drejtat te parapare nga (fuqia) e te drejtes nderkombetare, apo ndoshta kemi (fuqi) ma te madhe qe mos ti respektojme keto te “drejta”!
    6.E drejta fitohet ne…

    • Guri I Kuq, a na fole pak per te drejta te populsis autoktone e hiqu pakicave. Ishte skandaloze vepra e FDI per te perdorur flamurin Malazez, ajo na transformon nga popull autokton ne popull pakice qe jane dy bot ate ndryshme. Kjo gaffe sesht dashte te behet nga ju “koka te ndritura” te FDI. Ka mundesi se jeni paguar mire per kete vesper.

  21. E drejta fitohet me mjete demokratike qe realizohen ne menyre instuticjonale dhe jo institucjonale, dhe me dhune ku perdoret forca e zjarrir!
    Tani qytetare ju keni mundesi te zgjidhni ne mese tri opcjoneve:
    1FDI, me opcjoniin e fuqise se argumentit per te drejten!
    2. Partite politike “shqiptare” me fuqine e argumentit te koalicjonit me Millo Gjukanoviq!
    3..opcjoni i fuqise se zjarrit dhe luftes, qe propozojne disa nga largesia e diaspores!
    Pra ky do te ishte nje spjegim te cilin e paraqita si piknisje per debatim serjoze, dhe mundesi per ta marre anen!

    • Tema nuk ka t’beje me subjekte politike, ojq etj. Keshtu qe u lutem komente brenda temes.
      Ka mjaft tema ku mund te debatohen ato!
      Nuk do te humbi kohe me vrejtje tjera dhe as nuk do te paralajmeroj asnjerin.

    • Jo sa per zjarr e lufte, ju lutem mos llogaritni. Ata te diaspores dijn vetem me thirre e bertit tye u fotografue me figurat heroike per tu zbukurua me lkura te hueja, se sa per zjarr lufte e kan anashkalue ne rastin e Kosoves, respekt per disa qe vertet e treguen vetin, jo me kallab e zbukurime, por me jet. Zoti e shpetofte Malesin prej malsorve !

  22. Krysisht Sinishtaj janë fis krenarë sa e di vet asë fenë e të parve nuk e kanë ndrrua.

  23. Po ky asht fakt dhe duhet te sherbej si kompliment per ate fis sepse nuk e tradhtuen Krishtin as te paret e vet, per ket mund te krenohen me te drejte !

  24. kryesisht ….. te mjeret disa qe nuk dini tjeter vech me qit bishta apo me lyp bishta – bela ini edhe te ri e vech bani dyzen me kto pune gje qe e kuptoj dhe vazhdoni se rinia esht rini …. por nese kini apak dijeni dhe pjekuni ather mjer Malsia me ju , dhe kjo esht slika e malsis dhe problemi esht ketu e jo te shkjau, shkja esht shkja dhe vepron ashtu sich kishim me veprua edhe na te mundeshim -apo te kishim mend , por me shoke te ketidhe duket se ky esht kulminacioni yne dhe skamet tjeter vetem se me fol pa lidhje neper internet se tjeter skemi , apo smundemi apo tremena ,….

    • Tremena besa probo bash si ti, chka ti bajm, trama ka le para trimnijet. Por jo respekt per fb qe asht ma trim se trimat. O nimo zot je na jem trima, sidomos edhe nen pacirin ose antiplumin qe thirret nofka ose pseudonimi. Paj ja kalojme edhe Ded Gjon Lulit…..qyqjq aj me ne…..se na myti menja e malle

  25. Fillim i bukur i ketyre djemve!
    Ku jane sot,ku i kan fanellat,a i veshen ndonjeher tjeter, pse u prit kaq shume per tu publikua ky rast? Per çdo dit ka i bije Tuzit e shoh shqiponjen tone kah valvit se paku ne tri balkone.
    Mos u habitni shok se me nje te rame nuk prehet lisi!

    • E cka po don me than ti Llesh, cka pot munon? Pse nuk asht publikua ma par, paj bela skapa kush me e publikua. Mir qe u gjet dikush edhe tash me e pershkrua nje ngjarje te till. Sigurisht se ne at koh jan ken shum te rradha e as sot sjan teper te shpeshta.
      Se dikush mundet edhe ksaj ngjarje me u mundua me gjet bishta sma kite marr mendja, por qe kem gjithcfar kabilesh. Ruena zot.
      Sot kite me u dasht flamuri me u valvit jo ne 3 por ne 300 ballkone por cka me ba Llesh. Bela nje dit edhe per ty ka me shkrua dikush dicka, normal nese ke ba gja njet qe meriton me u shkrua.

  26. Sidokjofte Llesh, rren nuk ishte, tek jane deshmiteret shyqyr gjalle, tek adht fotoja, dhe vet nuk po kuptoj ku po don me dale. Ata jane gati te gjith perjashta. Anton Rroku qe u paraqit aq guximshem para organeve policore, mund te deshmoj edhe sot se ne Dushiq jeton. Kurse ky probi ktu nalt e ka ba kos krejt. Do te ishte mire te dinte aj vet chka ka dashte me thane, por dyshoj

  27. unifikim ti je ……. chvar ka te baj krishti me flamurin kuq e zi . more fanatik i liksht

    • O ti me kto shkarra vina, ky postuesi nalt Shkurt e shqip tha se nuk kan nderrue fe askush nga fisi i Sinishtajve, une e vertetova, e ti n’se te pengon krishti, shko, tek ke buden, muhametin, ateizmin a chka te duesh, askush nuk te pengon

  28. probi, ta lumsa . vetem komenti yt em pelqev ktu,prej tanve

  29. Probi, nuk pate nevoje me pru tash ket nofken me kto shkarravina se po nihesh barabar… Kot s’kotit

  30. Lesh kur nuk din cka me shkrua mos shkruaj aspak de. Cfar id… kem perreth

  31. O thueni ktij chi e ka lyp me pru ktu ket ndolljen e 89 tes, mire ke ba se met vertet asht nje gjest i bukur i rinise se atehershme, por aj ka me pastrua shpin e vet prej shkijeve para se mej mesue tjeret si te jetojne. Ajo shtepi qe asht e lillun tash sa gjenerata me malazes me miqasi e probatini, nuk ka pse te mburret me patriotizem falco. Te hiqeni menes se malle se nuk keni per chka me e vjerr.

  32. kot nas kotit mir po thua,dakort jam me ty ,por spo kuptoj per ka e ke fjalen

  33. Kuj i asht drejtue, e ka marre vesh Cemi, kaloni mire !

Comments are closed.