Një nga këngëtaret më popullore shqiptare, këngëtarja nga Malësia, Gjyste Vulaj, ka vendosur që për bamirësi të dhurojë fustanin e sajë nga koleksioni i firmës Dolce Gabanna.
Gjyste Vulaj do të japin këtë fustan për bamirësi, ku paratë do të shkojnë për një djalosh 9-vjeçar nga Kosova. Djaloshi me emrin Rilind vuan nga një sëmundje e rëndë dhe ka nevojë për shërim, por që familja nuk ka mundësi të paguajnë shpenzimet e shërimit.
Gjystja ka njoftuar se me 15 nëntor në Ferizaj, do të organizojë një koncert humanitar me qellim që të ndihmojë sa më shumë Rilindin e vogël, duke uruar shërim të shpejtë, njofton agjencia e lajmeve NOA.
Në koncert do të marrin pjesë edhe emra të tjerë të njohur të muzikës shqiptare si Sabri Fejzullahu, Meda, Lori, Sinan Hoxha, Adrian Gaxha, etj. /MALESIA.ORG/