Ali Daci : Gjendja në Rozhajë me rrethinë para e pas Demonstratave të vitit 1968

KONFERENCA SHKENCORE

DEMONSTRATAT E VITIT 1968

PRISHTINË

24-25 NËNTOR 2008

SESIONI I – AMFITEATRI PEDAGOGJIK

Ali Daci : Gjendja në Rozhajë me rrethinë para e pas Demonstratave të vitit 1968

 

Përmbajtja

1.Malësia e Rozhajës

2.Pse Rozhaja sot s’flet shqip

3.Shjqiptaret e Tregovishtes ( Rozhajës) kërkojnë kthimin e tokave te tyre

4.Pse u shua Grupi folklorik Burimor “Dacaj” në Dacaj

5. Në Rozhajë nuk ka SHKA shqiptare

6.Dhunimi institucional i shkollës shqipe

7.Dygjuhësia në komunat multietnike

8. Reflektimi i gjenocidit serb në Malësinë e Rozhajës dhe spastrimi etnik

Hyrje

MALËSIA E ROZHAJËS

Shqiptarë gjithnjë e më pak

Një numër i madh i familjeve shqiptare nga Malësia e Rozhajës sot jeton në Turqi dhe komunikimin me atdhe e njohin vetëm të moshuarit, kurse të rinjtë ndoshta e dinë vetëm se ku u kanë lindur prindërit e tyre. Numri i vogël i nxënësve rrezikon mbylljen e të vetmes shkollë në gjuhën shqipe , që vepron sot në Dacaj, vatre kjo e diturise qe me kembngulje tash 40 vjet po lufton me asimilimin. Sipas statistikës zyrtare të regjistrimit të popullsisë pas Luftës së Dyrë Botërore, Komuna e Rozhajës i ka 26 vendbanime, ku është kryer regjistrimi i popullsisë. Në këtë statistikë disa vendbanime fshatare nuk janë të evidentuara si të veçanta, ani pse në këto fshatra ka jetuar e jeton edhe sot një numër i konsiderueshëm i popullatës shqiptare. Kjo më së shumti e godet Malësinë e Rozhajës, së cilës i hiqen paralagjet e qytetit Ibarci dhe Kodra e Boxhovit. Në komunë e Rozhajës shqiptarët jetojnë në vendbanime,si: Dacaj, Bukel i Sipërm, Bukel i Poshtëm, Husaj, Peshkaj, Boxhov,Besnik, Baq, Jabllanice, Ballotiq, Bisheve, Pluncaj dhe Bralaj (Kolenë) etj. Sipas statistikës zyrtare të regjistrimit të popullatës, në vitin 1948 qyteti i Rozhajës kishte 1464 banor,ndërsa Bashkësia Lokale e Dacajve, si qendër e Malësisë së Rozhajës, ku gravitonin fshatrat Dacaj, Bukel i Sipërm, Bukel i Poshtëm,Husaj Peshkaj , pa Boxhovin që sot është vendbanim i kësaj Bashkësie Lokale,numëronte 370 shqiptarë, kurse në Boxhov, që trajtohet si vendbanim i veçantë në statistikën zyrtare kishte 73 shqiptarë, ndërkaq Plluncajt numëronin 192 banorë. Statistika e regjistrimit e vitit 1953 konstaton se në BL në Dacaj janë regjistruar 357 banor,ose 13 më pak se në statistikën e regjistrimit të vitit 1948, çka flet për një shifër të pazakonshme të numrit të shtimit të popullatës. Më 1953 në Boxhov popullata shtohet për 5 anëtarë, kurse në Plluncaj evidentohen 216 banorë.

Politika e egër komuniste ndaj shqiptareve te këtushëm fillon qe te zbatohet me mbylljen e shkollës shqipe dhe pastaj dëbimet dhe emigrimet. Nga viti 1953 deri në vitin 1961 nga Dacajt do të nisen të mërguarit e parë për në Turqi,emigrim ky masiv dhe familjar, e shënohen edhe emigrime individuale për në Shqipëri,ku kufirin do ta kalojnë 4 të rinjë,të cilët me familjet e krijuara atje edhe sot jetojnë në Shqipëri. Një i ri nga Bukeli i Poshtëm do të migroj në Kanada. Në regjistrimin e vitit 1961 Dacaj dhe fshatrat që gravitojnë në BL do të numërojnë 425 banorë. Boxhovi,fshat ky rrezë bjeshkës së Dromodolit dhe nën shkrepat e Hajlës, do të numërojë 111 banorë. Dekada e vitit 61-71 do të jetë fatale për Malësin e Rozhajës,sa i përket numrit të popullsisë, gjatë kësaj përiudhe kohore do të shpërngulen shumë familje të Dacajve, Bukeli të Sipërm, Peshkajve e fshatrave tjera për në Maqedoni dhe më vonë për në Turqi. Statistika e vitit 1971 shënon rënien e popullatës nga 425 në 319 banor,ndërsa Boxhovi kishte 129 banorë, kurse Plluncajt nga 242 , sa kishte të regjistruar në vitin 1961, pas një dekade do të evidentohen vetëm 186. Gjithnje duke ju referuar statistikës zyrtare mësojmë se në regjistrimin e vitit 1981 në BL të Dacajve u regjistruan 326 shqiptarë. kurse në Boxhov popullata shtohet vetëm për një banor në një dekadë,që është absurd i kohës. Në statistikën zyrtare të vitit 1991,në Dacaj u regjistruan 332 banor, në Plluncaj 104 shqiptarë,ku pas imponimit te nacionalitetit jugosllav vjen deri tek zvogëlimi i numrit te shqiptareve, frike kjo e imponuar nga regjimi komunist si rezultat i presionit mbi shqiptaret e Rozhajes. Ata qe deklaroheshin boshnjak apo jugosllave, ishin me afër punës dhe gëzonin respekt tek komunistet e tek partia qe kishte krijuar shtetin jugosllave ne demin e shqiptareve te cilët i kishte ndarë ne 5 shtete jugosllave. Ky “vetedeklarimi” se cilit nacionalitet i takon doli që popullata shqiptare e Rozhajës të deklarohet edhe ne ato vendbanime ku është asimiluar, kështu që në 13 lokalitete ku ata banojnë ,u deklaruan si pjesëtarë të kombit shqiptarë, gjë që deri në këtë vit , kur u shënua edhe rënia definitive e monizmit, shënoi kthesa edhe në vetedeklarim të lirë për përkatësi kombëtare. Në vitin 1991 në Boxhov u regjistruan vetëm 34 banorë,kurse ne Kolenë u regjistruan vetëm 36 shqiptarë, e pati raste kur në një fshat u regjistrua vetëm një shqiptar. Këtu më së miri shihen lëvizja, migrimi e shpërngulja e popullatës shqiptare nga kjo trevë, sipas dekadave të tëra. Pasojat e emigrimit të jashtëm, por edhe të atij të brendshëm, flasin qartë për praninë e shqiptarëve në këto anë dhe shtypjese se tyre nga ana e pushtetit ne anen tjeter. Asimilimi, kryesisht në muslimanë,ka bërë që sot në Rozhajë të jetoj një numër i vogël i shqiptarëve që flasin gjuhën shqipe dhe ruajnë traditën shqiptare. Një numër i madh i fshatrave shqiptare ,siç janë:Besniku, Baça, Jabllanica, Ballotiqi e shumë fshatra të tjera , në statistikat e regjistrimit janë të shënuar si mysliman,kanë humbur monumentin më të shenjtë të kombit,gjuhën shqipe,dhe kanë përqafuar gjuhen sllave. Duke ju referuar statistikës së regjistrimit të popullsisë në vitin 1991 shohim se Rozhaja numëronte me rrethin vetëm 900 shqiptarë .Nga viti 1999 e deri më sot nga Malësia e Rozhajës kanë migruar shumë familje shqiptare .Popullata vendase është përgjysmuar dhe fshatra të tëra janë shkretuar. Të rinjtë, duke mos parë perspektivë për një jetë dinjitoze në vend të vet,si dhe në mungesë të arsimit të mesëm dhe të lartë në gjuhën amtare, papunësia e madhe dhe rrethanat e dramat politike e ushtarake që u zhvilluan në këtë mes ,kanë bërë që sot në Boxhov e Husaj e Peshkaj mos të dimëroj asnjë shqiptar dhe një numër i vogël i familjeve të veroj aty. Popullata e Bukelit të Sipërm sot është e përgjysmuar, ndërsa në Bukelin e Poshtëm jetojnë vetëm 4 familje. Duhet përkujtuar se një numër i madh i familjeve shqiptare nga kjo trevë sot jeton në Turqi dhe komunikimin me atdhe e njohin vetëm të moshuarit, kurse të rinjtë ndoshta e dinë vetëm atë se ku u kanë lind prindërit tyre. Këto shpërngulje,që përbejnë bërthamën e plagës së pashërueshme shqiptare po shkreterojnë trevën e Malësisë së Rozhajës dhe po rrezikojnë mbylljen e shkollës shqipe që vepron në Dacaj. Numri i përgjysmuar i popullatës dëmton trupin zgjedhor dhe ulë elektoratin e partive shqipatre. Shpopullimi dhe braktisja e vatrave stërgjyshore shkretëron dhe varfëron shqiptarët e Rozhajës, që janë këmbëngulës për të qëndruar në trojet e tyre.

Pse Rozhaja nuk flet shqip?!!

Shikuar historikisht popullsia e kësaj treve është puro shqiptare,me një gjenezë të pastër shqiptare. Edhe Milan Shuflaj e ka theksuar ketë vërtetësi të prejardhjes se popullatës në shkrimet e veta. Edhe Miss Durham e ka përjetuar mikpritjen shqiptare në ketë mjedis. Ardhja e komunizmit në fuqi dhe preferenca e dhunshme e bashkim-vëllazërimit i ka kushtuar shumë popullit shumicë shqiptare në Tregovishtë, dhe si e tillë është shkrirë, asimiluar në boshnjak dhe ka mbetur pakicë kombëtare

Tregovishta e dikurshme shqiptare,Rozhaja sot frymon shume pak shqip. Shqiptarët e këtushëm dita- dites janë duke u shkri në një nacionalitet që për fat ata nuk e zgjodhën si të vetin ,por tërësisht të imponuar dhe të skenuar e të programuar me dekada. Janë një mori faktorësh heterogjen që pa dyshim kanë ndikuar në ketë asimilim. Për të thëne realitetin duhet të gjykojmë drejt arsyet dhe shkaqet që këtë popullate autoktone e kanë sjellë gjerë këtu. Shikuar historikisht popullsia e kësaj treve është puro shqiptare,me një gjenezë të ndritshme shqiptare. Edhe Milan Shuflaj e ka theksuar ketë vërtetësi të prejardhjes se popullatës në shkrimet e veta. Edhe Miss Edith Durham e ka përjetuar mikpritjen shqiptare në ketë mjedis. Mbretëria SKS ka qenë ajo e cila popullatën e kësaj treve e ka nënshtruar dhe asimiluar më dhunë gjerë në maksimum. Planet e Vasa Çubrilloviqit këtu janë aplikuar me përpikëri ,andaj edhe zhdukjet fizike dhe shpërnguljet masive të popullatës shqiptare nga kjo trevë, po ashtu shqiptare, janë arritur sipas planin dhe programit Qubrilloviqjan. Luftërat ballkanike sollën mjerimin për shqiptarët këtu dhe asimilimi ka qene i dhunshëm e i pa evitueshëm. Shqiptaret duke qenë të lidhur ngushtë me gjakun e të pareve, ata edhe sot dinë të numërojnë pemën e trungut familjare e cila për ta është e njohur edhe deri ne pesëmbëdhjetë breza,çaka na jep të kuptojmë që edhe sot e gjithë ditën disa familje me fanatizmin më të madh e ruajnë traditën dhe gjuhen e të pareve të tyre. Lufta e Dytë botërore është dhe mbetet njëra ndër plagët më të thella asimiluese që iu imponua dhunshëm popullit shqiptarë të kësaj treve. Ardhja e komunizmit në fuqi dhe preferenca e dhunshme e bashkim-vëllazërimit i ka kushtuar shumë popullit shumicë shqiptare në Tregovishtë. Pas marshimit sllavo-komunist ne ketë trevë,dhe vendosjes së regjimit totalitar,shqiptaret të cilët nuk e kuptonin gjuhen e “partizaneve”detyrimisht u larguan nga Prefektura e dikurshme shqiptare për t’i lëshuar rrugë fantazmës komuniste e cila edhe e gëlltiti qëndresën shqiptare për një Shqipëri etnike. Udhëheqësit e politikës gjithëshqiptare të asaj kohe u vunë para tytave të pushkatimit. Të dhjete shkollat shqipe u mbyllën dhe mësuesit e tyre u përndjekjen nga puna. Vendin e mësuesve shqiptar do ta zënë mësuesit serb-malazez, emisarët e sllavo-komunizmit. Më mbylljen e shkollave shqipe si në Dacaj, ku mësues ishte Spiro Rexha nga Vlora mbyllët shkolla kombëtare,e fatin e mësues Spiros do ta pësojnë edhe mësuesit shqiptar të asaj kohe, si Soklo Bërdynaj, mësues në Rozhajë, Kristo Rexhaj mësues ne Bishevë, Rasim Bujupi në Ballotiq,e dhjetëra mësues në Tutin e Ribariq të cilët dhunshëm do të largohen dhe shkollat e nxënësit e tyre do të mbeteshin nën mëshirën e zotit i cili nuk qe aq mëshirues ndaj tyre pasi që ata më vonë do t’i nënshtrohen një edukimi të dhunshëm që do të pasonte më vonë. Ish nënprefektura e Pejës, Rozhaja, nga një qytezë shqiptare brenda pak vitesh dhunshëm do ta ndryshoj fytyrën e vet kombëtare. Në administratë futet gjuha serbe se bashku me administratoret, që asaj nuk mund t’i thuhej ndryshe vetëm administruat e dhunshme. Shumë qytetar të Malësisë së Rozhajës dhe rrethinës për të komunikuar me zyrtaret komunal merrnin me behte përkthyesit, pasiqë thjesht ata nuk njihnin gjuhen e pushtetarëve komunist. Shumë procese gjyqësore të cilat janë zhvilluar kundër shqiptareve janë të zhvilluara në mes palëve me ndihmën e përkthyesit. Arsimimi i popullatës,edhe ashtu i dobët gjatë viteve të pasluftës pothuaj së u paralizua totalishë. Mësuesit serbo-malazez program të vetmin kishin asimilimin dhe se gjuha me te cilin ata kanë folur nëpër shkolla me nxënësit e tyre ka qenë dhuna dhe imponimi i gjuhës serbe. Edhe sot e kësaj dite ish nxënësit e shkollave serbe përmendin dhunën dhe sjelljen e mësuesve serb ndaj nxënësve të tyre. Të shumta janë direktivat komuniste të cilat u ngarkohen mësuesve për zbatim konsekuent të programit asimilues në këto treva. Në librin e hospitimeve gjejmë 37 pikat e inspektorit Beranas që i epen mësues Rajkos për aplikim e njëra nder to është edhe urdhri që mësuesi dhe aktivi i partisë komuniste duhet ta aplikoj,”ndalimi i përdorimit të gjuhës shqipe edhe në shtëpi”, pasiqë mësuesi absolutisht nuk kupton gjuhen e nxënësve. Shumë rrëqethëse dhe tronditëse janë rrëfimet e baballarëve tanë rreth”shkollimit”në gjuhen serbe në ketë treve. Me mbylljen e shkollave shqipe mbyllet kaptina e lulëzimit të gjuhës shqipe në këto troje. Me ikjen e mësuesve shqiptar ikin edhe ëndrrat e shqiptareve të këtushëm për një edukim dhe emancipim në gjuhen amtare. Kjo errësire e edukimit do të zgjas dy dekada në Dacaj, e në të gjitha fshatrat shqiptare ajo është e pranishme edhe sot. Andaj lexuesi nuk e ka vështire ta dij pse shqiptarët e Rozhajës, Tutinit, Peshterit, Pazarit të Ri, Sjenices sot na flasin me gjuhë të huaj. Është vështirë zotëri sepse gjuha nuk mund të ruhet aty ku nuk flitet tash gjashtëdhjetë vite. Edhe sot kemi kërkesa nga nxënësit dhe prindërit e tyre që te hapen shkollat shqipe në ato pak fshatra ku ndihet i gjallë impulsi i lodhur i gjuhës amtare,por një numër simbolik. Kjo diagnozë donë një kurim të shpejt në mënyrë që Abetarja shqipe të hapet prapë e shkronjat e saj të ngjallin e impulsojnë gjuhën e cila dita ditës e më pak po flitet nga ata të cilët të paret e tyre nuk kanë ditë tjetër gjuhë pos gjuhës shqipe. Por ministrit e arsimit thirrjet e tyre nuk i dëgjojnë ashtu sikur nuk i kanë dësgjuar tash e gjashtëdhjetë vite më parë.

Shqiptarët e Tregovishtës (Rozhajës) kërkojnë kthimin e tokave të tyre

Malësia e Rozhajës është njësia më e madhe kadastrale në tërë komunën. Ajo ka një sipërfaqe prej 64.173 kilometra katror. Kështu biefjala malet dhe kullosat e marra nga shteti monist kapin sipërfaqen e 1000 hektaresh në Lug të Shtjerrave,ne kufi me Dragën e Jablanicën , e qe jene prone e Dacajve. Në Plluncaj familja Lajçi pohon se ka mbi 360 hektar male të cilat me ndihmën e policisë shteti i ka pre dhe eksplatuar mizorisht. Ne Peshkaj,ish regjimi familjeve Vukli dhe Lajçi u mori me mija hektar mal të cilësisë së lartë thote Tahir Vukli njeri nga të dëmtuarit në këtë rast. Ahmetrexhajt komunistet malazez i shperngulen nga tokat e tyre dhe ato i konfiskuan ,më çrast i pyllëzuan më vonë duke dashur që edhe varret dhe themelet të zhdukeshin.

Xhemajl Bralaj,i cili akuzon komunën së pa drejtësisht kësaj vëllazrie iu janë marrë 100 hektar pyje dhe kullota në Llazin e Rexhit, prej të cilave në vitin 1994 iu kthyen vetem 27 hektar. Nersa Nikçt,Dreshajt dhe Lajçi i Boxhovit kanë të bejnë më një pasuari jashtëzakonisht të madhe pasi që aty shteti monist u konfiskoj më mija hektar male nga më të mirat në territorin e Rozhajës.

Mbi 5000 hektar të pyjeve dhe kullotave private të cilat janë pronë e shqiptareve ne komunën e Rozhajes shfrytëzohen nga shteti edhe përkundër kontestimit të tyre nga pala shqiptare. Malësia e Rozhajës është njësia më e madhe kadastrale në tërë komunën. Ajo ka një sipërfaqe prej 64.173 km.katror. Mirëpo në gjithë këtë hapësirë sot gravitojnë 5 fshatra më një dendësi më të rrallën të popullatës në gjithë komunën.Kurse 80 % të kësaj sipërfaqe e përbejnë pyjet e dendura halore dhe kullotat alpine. Popullata vendase e shfrytëzon vetëm 9.4 % të kësaj sipërfaqe pasi që ish shteti jugosllav atyre u mori të vetmen pasuri,malet dhe kullotat,të cilat ata i shfrytëzuan shekuj më parë. Pronat e tyre u reduktuan dhe u kufizuan në gardhiqet e tokave punuese dhe se 90% të pasurisë së tyre atë botë padrejtësisht u mur nga shteti duke varfëruar popullatën vendase deri në skajshmëri. Në këtë rast ata pa drejtësisht mbyllën e dhe sharrat më të cilat dispononin familjet shqiptare e që ato ishin mini fabrika që siguronin jetën e malësoreve ,të cilët prodhimet e veta i plasonin në tregun e Pejës duke siguruar bukën e gojës për banoret e kësaj treve,dhe me mbylljen e tyre nga shteti kësaj treve iu muar edhe një e drejt e vetqeverisjses dhe kështu qindra familje i lanë pa bukën e gojës. Si pasoj e privimit të kësaj të drejte,e rrëmbimit të pasurisë se patundshme ,pasuan edhe shpërnguljet masive nga këto troje etnike shqiptare. Shpërnguljet erdhën si rezultat i shtypjes ekonomike dhe politike. Kullotat më vonë u pyllëzuan dhe kështu u kufizua edhe një e drejte tjetër elementare,e drejta e kultivimit të bagëtisë dhe kufizimi i kullosave në zonat e pyllëzuara,pra ndalimi i lëshimit të bagëtis në ish tokat e tyre. Ky ndëshkim ndaj blegtorëve, bëri që mija frymë të dhenve dhe dhive të reduktohet dhe numri i tyre dhe të kufizohet,dhe fushat e kullotat e malësoreve te zvogëlohen e ngushtohen deri në prag të shtëpisë. Sot familjet Dacajve në Dacaj presin që pushteti aktualë të kthej se paku ato prona të cilat i ka paraparë ligji për kthim. Kështu bie fjala malet e marra nga shteti monist kapin sipërfaqen e 1000 hektarësh në Lug të Shtjerrave,pasuri kjo e patundshme e Haxhisejdajve. Disa familje tash dhjetë vite po përballen më padrejtësinë. Atyre u shtyhen seancat gjyqësore dhe nuk u kthehen prona e uzurpuara. Nga gjithë këto pasuri natyrore dhe këto resurse të begatshme ligji për kthimin e pasurisë së patundshme ka paraparë kthimin e atyre pronave që datojnë pas vitit 1945. Në këtë mënyrë shqiptaret dëmtohen edhe njëherë e më shumë,pasiqe tokat e tyre janë uzurpuar edhe më parë nga fqinjët grabitës malazez. Kështu bie fjala në Plluncaj familja Lajçi pohon se ka mbi 360 hektar male të cilat me ndihmën e policisë shteti i ka pre dhe eksplatuar mizorisht .Ndërsa,në anën tjetër,gjykata ende s’ka arritur që 70 hektarë pyje të kontestuara t’i kthej familjes Lajçi e që kjo vëllazëri ka tapitë e viteve 1945,thotë Sherif Lajçi njeri nga të dëmtuarit në këtë rast .Po ashtu banoret e fshatit Husaj, njërit nder fashatrtat që kryesisht ka jetuar nga pylltaria e blegtoria thotë Sadik Lajçi që ata presin që ligji për kthimin e tokave dhe pyjeve të aplikohet edhe në ketë trevë, pasi që ata kanë tapit prej 1932 dhe së janë pronar të mbi 250 hektareve të pyjeve dhe kullotave.Për momentin ata presin kthimin e 144 hektar të pyjeve halore që ishshteti ua ka grabitur me dhunë. Xhemajl Bralaj,i cili akuzon komunën së padrejtësisht kësaj lagjeje iu janë marrë 100 hektar pyje dhe kullota në Llazin e Rexhit, prej të cilave në vitin 1994 iu kthyen vetem 27 hektar e që prap u muarën nga shteti,pasi që prona e tyre tani u muar nga komuna fqinje,Berani e cila në vitin 1990 komunës së Rozhajës i “shtyu” mexhen dhe i mori 2700 hektar pyje të pa prekuara që ishin mbi gjysma e tyre pronë private e shqiptarëve.Xhemajl Bralaj, shtonë se kolenasit e pikërisht lagja e Bralajve presin kthimin e 84 hektarëve të maleve dhe kullotave që shteti tash 56 vite po i shfrytëzon.Në Bukël të siperm sipas trashigimtarit të pasurisë Bajram Osë Daci, nga qindra hektar livadhe,kullota e male që i kishte lën gjyshi, ai po përpiqet të fitoi së paku 138 hektarë për të cilët ka tapit e vitit 1945,por,edhe përkunder kontekstit,pyjet e tyre shteti po i pret dhe se, frigohem thot ai që nëse kthehen ato më shumë do tu ngjajnë livadheve se sa maleve.Në anën tjetër vëllazeria e Vuklit në Peshkaj po përpiqet që tokat dhe malet e trasheguar nga të parët t’i gëzojnë edhe pasardhesit e tyre.Aty shteti u ka marr mbi 360 hektar dhe se dokumente valide për kthim që datoin nga viti 1945 i kanë për 60 hektar.Nedrsa Nikçt,Dreshajt dhe Lajçi në Boxhovit kanë të bejnë më një pasuari jashtëzakonisht të madhe pasi që aty shtei monist u konfiskoj më mija hektar male nga më të mirat në teritorin e Rozhajës.Malet e tyre shrihen nga rrjedha e Ibrit e gjer në Hajlë e Dromodol. Jashtëzakonisht emocional është rrefimi i familjes Nikçi (sot Rexhiq) të cilët më parë kishin jetuar në vendbanimin e quajtur Ahmetrexhaj.Ata më dhunë në vitet shtatëdhjeta u debuan nga vatrat stergjyshore dhe më një pagesë simbolike u muar i tërë fshati.Sot nën hijen e çetinave të kultivuara kanë mbet vetem varret e të parëve të tyre dhe themelet e shtëpive.Se kur do të mbizotroi arësyeja dhe kur do të fitoi drejtesia që këtyre njërezve t’u thehet pasuria e vetme që siguron ekzistencën e shqiptarëve në trojet e tyre pritet të shihet në të ardhmën.Këto shifra flasin qartë së ku ka vajtur pasuaria e patundshme e shqiptarëve në Komunën e Rozhajës. Varfëria dhe shqpërnguljet masive kanë ardhë si rezultat i privimit të së drejtës mbi pronën private dhe kjo rrugë e zbrazjes së Malësisë po vazhdon edhe në ditët e sotme kur shqiptarët e këtushem po përballën me gjykatat e që gjykatat me vendosmeri po mbrojnë ligjet komuniste për aneksimin e pasurive të patundshme. Deri kur kështu…

Gjurmëve te folklori shqiptare

 Pse u shua Grupi Folklorik Burimor “Dacaj” !?…

Kater vite pas demonstratave te vitit 1968,qe shperthyen ne Prishtine, organet shteterore ne Mal te Zi shuan ansamblin folklorik burimor “Dacaj” ne Dacaj te Rozhajes.

Zanafilla e folklorit shqiptar në Tregovishtë (Rozhajë) e ka burimin e vet larg që në kohën e sundimit të Perandorisë Otomane. Sipas gojëdhënës mësojmë se aty rreth vitit 1870 në Tregovishtë, afër xhamisë së Kelmendit, në shesh është organizuar një festë, festa e Njeses ,që shënon 2 gushtin, festë kjo që në ketë trevë vazhdon të kremtohet edhe sot,si fetë e kelmendasve. Në atë festë popullore janë therë qengja e desh e që janë pjekur në fërlik por edhe është hedhur vallja e kënduar kënga malësore e shoqëruar nën tinguj e daulles e të surles. Vezirit i Shkodrës nga aty kishte ardhë për të përcjellë këtë manifestim gjithëpopullor shqiptar. Atij i pëlqen vallëzimi me shpata, të cilën valle në kostume popullore shqiptare e kishin luajtur vëllezërit Gal e Bajram Vukli nga Peshkajt. Për të nderuar këta valltar,po edhe për të përfituar simpatin dhe përkrahjen nga masa e tubuar Veziri i Shkodrës, vëllezërit Vukli i nderoi duke ju dhuruar nga një pushkë martine.

Në vitin 1937 në Tregovishtë shënohet një lëvizje kulturore më ç’ rast në lokalet e Vakufit në Çarshinë e Sipërme hapet një Bibliotekë Popullore në gjirin e së cilës vepronte edhe një sallë e vogël leximi e cila aty i grumbullonte edhe anëtaret e shoqërisë kulturo-artistike dhe anëtarët e klubit të porsaformuar të futbollit. Ushtrimet e shoqërisë kulturore bëheshin nëpër shtëpitë e kafenetë private, por që kontrolloheshin rreptë nga ana e xhandarmerisë së atëhershme serbo malazeze. Në kuadrin e kësaj shoqërie kulturo – artistike merrnin pjesë edhe shqiptarët e Tregovishtës dhe rrethinës së saj. Anëtarë i kësaj shoqërie ishte Sadik Selim Daci,që ishte njëri nga më të shkolluarit në atë kohë,i cili se bashku me Mustafë Çatoviqin,që ishte punëtor administrativ në sharrën e Zhujë Selman Dacit në Dacaj ,në vitin 1939 në një darsëm në Dacaj kishin sjellë një gramafon ku banoret e këtij fshati për herë të parë kishin dëgjuar tingujt e gramafonit dhe kishin shikuar “vallen e moçme shqiptare” të interpretuar nga Sadik dhe Mustafë Daci, ndërsa gramafonin e kishte vu në lëvizje Avdyrrahim Daci i njohur si Orli, i cili më vonë do të jetë edhe mësues i këtij fshati. Kjo shoqëri ka qenë aktive deri në prag të Luftës së Dytë Botërore. Pas përfundimit të luftës në kuadrin e Komitetit Vendor të Rinisë Popullore ,u themelua një shoqëri kulturore e cila mbante emrin e një partizani të vrarë vendas ”Hivzija Çatoviq” ku funksiononin katër seksione, ajo e dramës, folklorit, muzikës dhe arsimit. Kjo shoqëri më shumë pati program propagandues komunist dhe si e tillë veproi një kohe të caktuar pasi që ka qenë e vështirë që në atë kohë të kyçet bota femërore e sidomos ajo e fshatit ,por edhe femra e qytetit ka qenë e mbuluar me ferexhe. Kjo shoqëri shfaqjen e vet të parë në seksionin e dramës e shfaq në Pejë në vitin 1945 ku anëtaret kanë shkuar këmbë rrugës së vjetër të karvanit. Pas Pejës ata kanë shfaqur shfaqje të tilla edhe në Beran, Plavë, Guci,Tutin e Treg të Ri. Njëra nga dramat më të suksesshme që ishte shfaqur gjatë atyre dy viteve ka qenë drama ”Nastradin Hoxha” e ”Haxhi Loja”,por edhe drama të tjera, ndërsa aktori më i mirë amator në Mal të Zi u shpall në vitin 1948 Tahir Sutoviqi i cili edhe fitoj pushimin dhjetëditor në Opati. Kuptohet të gjitha këto aktivitete kulturore zhvilluan në gjuhën serbe. Duke parë që në kuadër të këtij ansambli kultura shqiptare fare pak po prezantohej në vitin 1947 u formua Grupi Folklorik Burimor “Dacaj,” grup ky i cili pas një viti në festivalin folklorik të Malit të Zi i cili mbahet në Cetinë arriti rezultate të lakmueshme. Në festivalin e Cetinës marrin pjesë këta malësor e malësore që kurrë kultura e as folklori shqiptarë nuk duhet harruar, emra këta që prezantuan me dinjitet folklorin burimor shqiptarë,e këta ishin : Lan e Tahir Lajçi që vallëzojnë vallen “Lufta për Vajzën”,vallen e Dukagjinit e kanë vallëzuar Selman Ibish Daci e Ramush Vukli, Nafie Lajçi e Mustafë Lan Lajçi ,fëmijë vallëzojnë shotën, ndërsa Zenel Lajçi ekzekuton në lahutë,Rekë A.Nikçi këndon këngë malësore, kurse Mustafë Nikçi interpreton melodi baritore në kavall e Ahmet Nikçi në fyell, Avdi Lajçi mban flamurin e GFB “Dacajve”,kurse Elmaz Ikoviq i bie daulles e Adem Ukoviq surles. Ky grup në festivalin e dytë folklorik të Cetinës zë vendin e parë dhe si i tillë merr pjesë në festivalin folklorik në Opati në vitin 1950. Në Opati ata kanë defiluar në kostumet popullore shqiptare me ç’ rast kishin tërhequr vëmendjen e turisteve ku kishin bërë fotografi të përbashkëta. Më 24 qershor të vitit 1950 Grupi Folklorik Burimor ”Dacaj” në Opati merr vendin e parë nder grupet folklorike amatore të ish Jugosllavisë ku fitojnë komplet veglash muzikore për një ansambël dhe njëkohësisht të drejtën për pjesëmarrje në festivalin ndërkombëtar që mbahet në vitin 1951 në Londër. Pas kësaj fitoreje spektakulare ndaj gjithë grupeve amatore, grupi në Tregovisht (Rozhajë) pritet me entuziazëm nga vendasit ku organizohet pritje solemne. Mirëpo,shteti jugosllav, këtij grupi nuk i mundësoj pjesëmarrjen në Londër në Festivalin Folklorik Ndërkombëtar, pasi që një numri të madh të anëtareve, organet e UDB-së nuk u kishin dhënë pasaportat e udhëtimit. Në vitin 1955 digjet deri në themel shtëpia e Kulturës e Punëtoreve të Kombinatit të Drurit “Gornji Ibar” ku digjen instrumentet muzikore dhe veshjet popullore të grupit të Dacajve e cila shkakton humbje të madhe dhe ndalon punën e ansamblit deri në vitin 1958, ku përsëri ringjallët ky grup. Me t’u riformuar ata marrin pjesë ne festivale brenda Malit të Zi dhe jashtë tij e veçanërisht me dëshirë shfaqnin program me valle e këngë shqiptare në Pazar të Ri, Sjenicë, Pejë e Tutin ku shqiptarët e asaj ane i prisnin me zemërgjeri. Pas shpërnguljes masive të shqiptarëve nga këto troje për në Turqi në vitin 1966 anëtarësia përgjysmohet. Për të ruajtur identitetin e vet kombëtar shqiptarët e Rozhajës në vitin 1967 GFB”DACAJ” e regjistrojnë në kuadrin shoqërisë së qytetit për ruajtjen dhe zhvillimin e melosit popullor dhe veprimtarive kulturore. Tani këtij grupi i printe Ramush Vukli. Vihet një bashkëpunim i mirë me disa shoqëri e ansamble folklorike e në veçanti një bashkëpunim i ngushtë më Ansamblin Folklorik Autokton “Rugova” të cilët e ndihmojnë mjaft si në vegla muzikore ashtu edhe në kostumografi. Kështu më konsolidimin e radhëve dhe anëtarësimin e anëtarëve të rinj ata marrin pjesë në festivalin folklorik në Zagreb ku dhe marrin vendin e parë me këngët dhe vallet burimore nga treva e Malësia e Rozhajës dhe diplomën “Folklori Burimor i Zagrebit 1971” si dhe shpërblime në të holla kurse anëtaret fitojnë dhurata të shumta. Një fotografi e madhe e anëtarëve të këtij grupi ka qenë e ekspozuar në teatrin e Universitetit të Zagrebit,kurse emri i këtij grupi me një biografi të shkurtër ka qenë i regjistrua në “Buletinin Folklorik të Zagrebit 1966–76”.Në këtë festival, në grupin e Dacajve kanë marrë pjesë:Sylë Nikçi, Ramush Vukli udhëheqës i grupit, Tahir Nikçi, Sokol Daci, Ifeta Koraç, Zeç e Bali Daci, Zulfije Vukli ,Nurije Lajçi etj. Pos vendasve në këtë festival ka marrë pjesë edhe Isa Iberdemaj nga Rugova Grupi burimore ka shfaqur edhe disa koncerte më pastaj dhe ka vepruar deri në vitin 1972. Atë vit formohet Ansambli Folklorik “Vrello Ibar”në Rozhajë dhe po atë vit shuhet Grupi Folklorik Burimor “Dacaj”.Shkaqet e shuarjes së këtij grupi që kishte synim të rritej në një ansambël mbeten ende të pa qarta. Nga ai vit e deri me sot kanë kaluar plot 36 vite dhe shqiptarët e këtushëm ende nuk kanë qenë në gjendje që të themelojnë një grup folklorik ku do të ishin ruajtur dhe kultivuar këngët dhe vallet shqipe. Sot shqiptarët e Rozhajës marrin pjese aktive ne ansamblin “Vrello Ibra” dhe aty japin kontributin e vet në fushën e folklorit dhe kulturës në përgjithësi. Ekspertet e folklorit burimor shqiptar këtu duhet të vinë dhe të vjelin ato pak visare kombëtare që kanë ngelur pa u asimiluar tërësisht.

Në Rozhajë nuk ka SHKA shqiptare

Sa herë vij në Rozhaja, me thotë një mik me dridhet zemra. Si dhe ku mbeti gjuha shqipe,si u tret në valet e lumit Ibër dhe si duket nuk e ndali as diga e Iber-Lepencit. Diku edhe me tutje u shua. Edhe për kundër kësaj varfërie jeta kulturore e kësaj treve zhvillohet sipas dinamikës së zhvillimit të shoqërisë dhe dinamikës së zhvillimit kulturor dhe intelektual . Pasiqë, ky qytet ka një Qender për Kulturë në kuadrin e së cilës veprojnë të gjitha aktivitetet kulturore shpirtërore të qytetit duke shkuar në përmasat kombëtare dhe në ato ndërkombëtare, mund të themi së ky mes ka një zhvillim kulturor stinor.Kështu, Rozhaja, sot ka një SHKA”Vrello Ibra”, shoqeri kjo e cila kultivon kangët,vallet dhe vletar e mirëfillta të pjesëtarëve të nacionaliteteve të ndryshme që jetojnë dhe veproin në këtë qytet. Kjo SHKA ka për koreograf të mirënjohurin Deli Kurpeja, e qe falë angazhimit te tij në agjenden programore të ketij ansambli luhet vallja dhe këndohet kënga shqipe,andaj e gjithë kjo është merit e këtij korreograf të suksesshem të folklorit shqiptar.Po ashtu në këte institucion kulturor vepron edhe Biblioteka Popullore dhe Radio Rozhaja,radio kjo lokale.Në kuader të këti kompleksi kulturor vepron edhe Arkivi i Shtetit të Malit të Zi.Biblioteka Popullare e Rozhajës ka dy libra në gjuhën shqipe,njera e përkthyer nga gjuha serbe , kurse tjetra është monografia e Isuf Dacit “Dacajt dhe stërgjysherit e tyre”dhurat kjo nga autori.Kurse,rdio Rozhaja që nga themelimi e deri më sot nuk ka transmetuar asnjë fjalë shqipe për mes valeve te veta.

Shikuar realisht zhvillimin e jetës kulturore tek shqiptarët etnik këtu nuk ekziston.Shqiptarët e Rozhajës sot nuk kanë asnjë shoqeri kulturore e as ndonjë shqoeri tjetër ku do të prezentoheshin vlerat kulturore shpirtëro dhe materiale të tyre .Ata nuk kanë asnjë organizatë se paku joqeveritare e cila në një mënyrë apo tjetër do t’i përfaqësonte vlerat artistike të këti populli.Në trevën e Malësisë së Rozhajës ,ku jeton kryesisht popullata autoktone shqiptare, jeta kulturore është pasivizuar deri në mosekzistim,pasi që në këte trevë deri më tani nuk është ngritur një shtëpi kulturore.Shkolla tetëvjeçare është i vetmi institucion arsimor në gjuhën amtare dhe se nuk ka institucon tjetër për ngritjën kulturore të mases së gjerë shqiptare.Mungesa e shtëpisë së kultures në BL të Dacajve,dhe mungesa e një salle sporti në kuader të shkollës kanë bërë që jeta kulturore dhe sportive në këte trevë mos të figuroj.Më shfaqjen e pluralizmit në Mal të Zi subjekti politik shqiptar,Lidhja Demokratike nuk ka qenë në gjendje për të berë diçka në ngritjen sado kodo jetës kulturore në Malësinë e Rozhajë,dhe si pasoj e gjithë kësaj e mungesës së infrastruktures dhe angazhimit intelektual e profesional deri më tani as gje nuk është realizuar.Mungesa e kuadrove dhe mungesa e infrastrukturës dhe mjeteve financiare sikur mbulojnë deri në harresë vlerat kulturore të kësaj zone.Duhet theksuar se, që nga viti 1947 e deri më 1972 Dacajt kanë patur Grupin Burimor Folklorik “DACAJ” që ka vepruar më suskses dhe që ka prezentuar në mënyrë të denjë vlerat shpitërore e materiale të shqiptarve të kësaj treve.Nga ajo kohë e deri më sot,në këte komunë veprimtaria kulturore shqiptare sikur nuk egziston dhe pikërisht për shkak të rëndësisë së madhe që ka zhvillimi i kulturës. Shqiptaret e Malit të Zi,por edhe ata të Kosovës, kanë obligim që këtë trevë ta përkrahin në këtë fushë,këtë obligim e ka pra secili shqiptar. Për t’i shpëtuar asimilimit, detyrë primare e intelektualve shqiptar është që në këtë qytet të themelojnë një Qender Kulturore Shqiptare,roli i së cilës kishte qenë shumë i madh në ngritjën dhe zhvillimin e emancipimin kulturor kombëtar. Po ashtu shoqëria duhet të bëjë çmos që në fshatrat e banuar më shqiptar në këtë komunë të hap shkolla tjera shqipe,dhe po në të njëjtat të angazhohen kuadro profesioniste shqiptare. Sido që të jetë,dhe shikuar realisht shqiptaret e Rozhajës janë të rrezikuar nga përqafimi i kulturës së shumicës këtu, kulturë kjo që është më shumë së asimilimi. Më këtë rast nuk duhet anashkaluar as shoqerit kulturire shqiptare që veproin në Kosovë ,Maqedoni, Shqipëri apo edhe ato që veprojnë në vete trevat shqiptare në Mal të Zi. Asnjë nga këto shoqeri kulruro-artistike nga vitet 90-93 nuk ka shfaqur asnjë program artistik në gjuhën shqipe. Mungesa e shfaqjeve dhe ajo e vetëprezences së artistit shqiptar në skenen e Rozhasjës do të thotë më shumë, është më shumë se një stimulim,është një ngritje e vetedijes kombëtare. se shfaqja e një koncert, dramë apo komedie në gjuhën shqipe në këtë mjedis i cili për çdo sekond po asimilohet. Andaj,Shoqerit Kulrurore Artistike Shqiptare kudo qofshin ato duhet të sakrifikojnë e të prezentojnë programet e veta në këtë skenë e cila ka harruar së si tingellon lahuta e qiftelia e si kumbon kënga shqipe. Më një fjalë, ejani dhe këndoni shqip, mbase dikush nga publiku do të ju shoqëroi. Për një këngë shqipe gjaku ende rrjedh i ngrohte !…

Dhunimi institucional i shkollës shqipe

Ministria e arsimit nuk përfill ligjin e pakicave nacionale dhe as ligjin e arsimit në Mal të Zi kur janë ne pyetje shqiptarët dhe shkollat shqipe. Emërimi i drejtorit të shkollës në shkollë fillore në Dacaj tanimë që bërë histori ne vete. Që nga qershori viti 2006, kjo shkollë nuk pati drejtor te deshiruar nga ana e keoekrivit, pasiqë gjithë këtë paqartësi e pat shkaktuar ministria i atehershem i arsimit në Mal të Zi z. Sllobodan Backoviq. Që në vitin 1998 kur Ismet Dacic u emërua drejtor i kësaj shkolle nga ministria e atëhershme u be shkelje serioze e ligjit mbi arsimin dhe konkretisht mbi arsimin në gjuhën shqipe. Ministri emëroj për drejtor të shkollës shqipe personin i cili nuk e di gjuhen e nxënësve , gjegjësisht gjuhen në te cilën zhvillohet mësimi në këtë shkollë. Një mbështetje të fuqishme e ka gjete tek punonjësit e arsimit të cilët punojnë me honorarë ose ne kohë të caktuar e që janë të nacionaliteteve serbo–malazeze e boshnjake. Fushatës se ndyre për emërimin e drejtorit i ka hyre ish drejtori Ismet Daciq i cili,kësaj radhe është ndihmuar nga subjekti politik shqiptare tanimë bashkëqeverisjes ne shumë komuna ku participojnë edhe vet shqiptaret. Perkrahja e keteij drejtori dhe minimi i çdo gjeje qe është shqiptare ne kete shkollë ka ardhë si iniciativë e vet veteraneve të arsimit të cilët tani e kan gjete veten ne politike duke i qëndruar lojal çdo vendimi antishqiptare qe aprovohet ne këtë komunë. Merret veq që tani se hapja e kesaj shkolle në gjuhen shqipe që ne vitin 1968 nuk ka has ne perkrahje nga qelulat e patrisë komuniste që vepronin në komunen e po ashtu as nga vete shqiptaret komunist të asaj kohe, mirepo vendimi vinte nga lart dhe kelyshet bolshevik pos që shpurdhen ne vend nuk guxuan te çojnë pluhur shumë rreth kthimit të shkollës nga gjuha serbe ne atë shqipe dhe se vijimi i mesimit nga gjuha serbe ne gjuhen shqipe deri metani u zhvillua normalisht. Nga paversimi i saj si shkollë ne vehte në vitin 1990 e gjer me sot, kjo shkollë nuk pati drejtor të mirefillt meritor shqiptare, por gjithmonë u emruan drejtor nga shkollat tjera e asesi drejtor vendas.

Kryetari i këshillit shkollor Hysen Daci më kohë ka njoftuar instancat me te larta shterore rreth zgjedhjes se drejtorit të shkollës dhe presionet të shkaktuara nga ishdrejtori i shkollës dhe inspektoret e asrimt. Për presione ndaj shkolles shqipe dhe mosperfilljen e ligjit ai i ka njoftuar ministrin e arsimit Backoviq, kryetarin Vujanoviq, kryeministrit Gjukanoviq, kreparlamentarin Krivokapiq.

Në muajin shkurt të vitit 1998 në SHF në Dacaj, ministri i atëhershem i arsimit Dragan Kujoviq me dekret emëroi për drejteor të shkollës shqipe në Dacaj njeriun i cili kurrë nuk kishte punuar asnjë dite në ketës shkollë , njertiun i cili nuk dinte e as që i shkonte mendja të dinte gjuhën në te cilën zhvillohet mësimi , gjuhen shqipe edhe pse vet shqiptar me origjine. Parashytistet të tillë partiak u servilën gjithmon në shkollat shqipe e kesaj radhe, radha i erdhi të vetmes shkollë në gjuhën shqipe tetëvjeçarës në Dacaj, të vetmes shkollë ne gjuhen shqipe ne komunën e Rozhajës. Drejtori i ri i cili nuk kishte asnjë ditë pune në arsim në gjuhën shqipe u vu në krye të detyrës për të drejtuar shollën shqipe në gjuhën serbe këtu.Detyren e drejtorit e mori nga ish drejtori Mujë Krasniqi i cili shkollën e la në gjendje të lakmueshme pune e në një atmosferë të mire e harmoni kolektive. Me ardhjen e drejtorit të ri ne kelektiv u krijuan klane e grupe të cilat e përkrahnin dhe grupe te cilast çmonin se drejtori ishte i imponuar. Kjo përçarje e këtij kolektivi të vueshem e të vogël erdhi si produkt i mospërfilljës së disa mësimdhënësve veteran nga drejtori i emruiar Ismet Daciq. Mandati i parë në kohezgjatje katervjeçare kaloj pa u evidentuar ndonje sukses, por përkundrazi interesi i prinderve për të dërguar fëmijët e tyre në shkollën shqipe u zbeh .

Një projekt për renovimin e shkollës ne shume prej 4O mijë DM i akorduar nga shoqatat humanitare nderkombetare u kurorëzua me shtrimin e disa dyshemeve dhe 6 dyerve të kësaj shkolle duke i lenë nxënësit e kësaj shkolle në objektin e ambulencës në kohë dimri pa kushte pune e mësimi.

Mandatin e dytë e fitoj në heshtje të plotë pa ditur askush nga mësimdhënësit e kësaj shkolle për kohën e shpalljes së konkursit, për hapjën dhe mbylljën e tij, kështu që në mënyre përfide ai si kandidat i vetem u emrua drejtor. Ne vitin 2004 u fromua Keshilli shkollor nga nentë antarë , këshillë ky që për kryetar zgjodhi arsimtarin e matematikës Hysen Dacin. Puna e këtij këshilli ishte në nivel deri në qershor të ketij viti, kur në shqyrtimin e aplikacioneve dhe programeve të paraqitura nga kandidatet për drejtor shkolle ne konkursin e shpallur më 19 maji ,ky këshillë për drejtor zgjodhi veteranin e arsimit të kësaj shkolle, historianin Isuf Dacin duke votuar pro tij 6 anëtarë nga nentë sa ka këshilli. Vendimin e Këshillit shkollor nuk e miratoj ministri i arsimit Backovciq me dekretin nr.04-1-4339 / 2 të datës 16.08 2006 ku thuhet se shkaku i mospelqimit të ministrit Backoviq ka ardh si produkt i mosrespektimit të Keshillit Shkollor ndaj mendimeve të subjekteve të cilët marrin pjesë ne porceduren e zgjedhjes se drejtorit. Zatën këto mendime janë marrë në mënyrën e parregullt ku ish drejtori keqperdori poziten e vet. Kështu mbledhja e këshilit të arsimtareve e cila u mbajt më 9 qershor u organizua shpejt e shpejt në mungesën momentale të disa mësimdhënësve shqiptar, mungesë kjo e cila në votim e sipër i dha përparësi drejtorit aktual. Kryetari i kuvendit komunal Nusret Kallaq mendimin e vet e jep si gjithmonë në bazë përkatësisë partiake pa konsulltuar Këshillin e Pakicave në Republike e që është në këtë rast obligativ, kurse mendimi i këshillit të prindërve u sajua në favor të ish drejtorit, duke krijuar një përparesi ndaj rivalit tjeter. Kështu inspektori i arsimit nga Berani, Dragan Lekiq, inspektoj shkollën më 19 korrik 2006 dhe këtë vendim e gjetë të protokoluar një ditë parase të merrte vendim këshilli i prinderve, kurse në punën e këshillit shkollor nuk pati asnje verejtje !…

Mos dhënja e pelqimit nga ana e ministrit Backoviq obligon këshillin shkollor që nga radhet e mësimdhënesve të shkollës të emëroj ushtruesin e detyrës ne kohëzgjatje më së shumti për 12 muaj. Kështu edhe u veprua .

Më 24 gusht te vitit 2006 këshilli u mblodh, mirepo disa nga anëtaret e këshillit u manipuluan nga drejtori dhe me mos prezencen e tyre u munduan ta sabotojnë punën e këshillit shkollor, mirepo kuorumi ekzistonte dhe mbledhja u mabajt pa dëshiren e drejtiorit i cili në menyre demostrative lëshoj mbledhjën. Këshilli shkollor për ushtrues dëtyre njëzërit emroi Hysen Dacin. Me këtë vendim u njoftua ministri i aresimt Backoviq i cili deri me sot nuk gjeti aresy të kthej përgjigjen . Pas kësaj kohe ministri Backoviq me detyrë speciale i drejtoj inspektoret e arsimit nga Berani që të sajonin “parregullsi” në punën e këshillit shkollor, edhe pse ato defakto nuk ekziostonin . Shkurje -ardhjet e inspektoreve të asrsimit në shkollën fillore “Dacaj” në Dacaj ishin të shpeshta bile kjo shkollë nga ta u vizitua për dy muaj më shumë se sa për 8 vjete sa ishte drejtor Ismet Daciq.Në biseda informative u thirr kryetari i këshillit shkollor Hysen Daci i cili me dinjitet u mbrojti interesat e shkollës shqipe duke theksuar para inspektoreve beranas nevojen e përfilljës se ligjit të arsimit dhe rtepektimin e ligjit mbi pakicat kombetare në Mal të Zi. Mirëpo urdhi ka ardh nga “lartë “ kanë theksuar inspektoret dhe së ky këshill shkollor duhet shkarkuar për shkak të mos zgjedhjes se drejtorit të cilin e do partia në pushtet e që kësaj radhe është ndihmuar shumë nga disa aktivistë të partisë shqipatre e cila është në koalicion me partin e cila udheheq pushtetin në Mal të Zi. Kulmi i kësaj mospërgjegjsie ndaj të drejtave nacionale të shqipçtareve ne komunen e Rozhajës arrin nga ministri Backoviq i cili më 09 tetor 2006, më një vendim qesharak shkarkon këshillin shkollor të shkollës fillore në Dacaj me arësyetim se këshilli nuk ka hartuar planin financiar si dhe nuk ka vepruar konform pëlqimeve të strukturave që particiopojnë në zgjedhjen e drtejtorit, me një fjalë ky këshill nuk u ka ba qejfin partisë në pushtet dhe emisarit të saj ishdrejtorit të kësaj shkolle i cili sipas ligjit nuk i plotëson kushtet minimale për këtë vend pune.Pas shkarkimit të këshillit shkollor nga ana e ministrit Backoviq , Ismet Daciq organizon zgjedhjen e këshillit të ri shkollor ku zgjedhja e anëtareve për këshill shkolle nga radhet e arsimtareve nuk u realizua, pasiqe në konkurencë për formimin e këshillit tanimë të degjueshm të drejtorit u futen edhe punëtoret e pranuara pa kriter nga ana e drejtorit e që vin nga lugina e Beranës. Votat u ndanë në dy tabore , në një anë shqiptarët dhe në anën tjetër mësimdhënësit serb e boshjnakë . Votimi që i barabartë pasiqë profesori i edukates fizike Shgefqet Sokol Daci, ish nxënës i kësaj shkolle , voten e vet e drejtoj e drejtim mësimdhënësve serb nga Berani të cilat këtu kanë zënë punë të përkohshme.

Edhe përkundër ligjit ky njeri vazhdon të kryej detyrën e drejtoreit. Drejtor të tillë nuk e di se a ka në shkollat tjera shqipe në Mal të Zi, por ky rast duhet brengos shumë të gjithë arsimdashësit dhe politikanet shqiptar në Mal të Zi. Përkrahja e këtillë nga disa subjekte politike nacionale na jep të kuptojmë se dikujt i pengon shkolla shqipe ne Dacaj, se dikujt i konvenon mbyllja e kësaj shkolle e cila ndaj udhëheqjes komunale është bërë therrë në sy dhe se ata mezi po presin mbylljen e saj dhe si duket me ndihmën e disa hyzmeqarëve shqiptar do të ja dalin.

Dygjuhesia në komunat multietnike

Qyteti me një mbishkrim në gjuhen shqipe

Me miratimin e pluralizmit ne Mal të Zi ,shqiptarët në trojet e veta etnike më shumë arësye kanë pritur ,pos përfaqësimit politik, edhe aspektin e barazisë nacionale e gjuhësore,ata me një vullnet të mirë kanë pritur ndryshimet në shoqeri dhe se shembja e monizmit i pat gëzuar pa masë. Ata iu gëzuan ndryshimeve pozitive që u benë,duke shpresuar që edhe gjuha shqipe duhet ta kishte vendin e merituar . Fillimisht është pritur zyrtarizimi i saj në mjediset ku jetojnë shqiptarët dhe ku gravitojnë si shumicë,siç është Ulqini, Malësia e Tuzit, Kraja dhe përfaqesimi proporcional i gjuhes në mjediset ku shqiptaret përbëjnë pakicën ose aty ku kalohet kuota e parapar me ligjin egzistues.Shenimi i vendbanimeve,shesheve dhe mbishkrimet e ndryshme në gjuhën shqipe duhet të ishin imperativ i kohës dhe synim parësor i çdo shqiptari. Të gjitha këto paragjykime mbeten edhe sot vetem një iluzion i kohës dhe se gjuha shqipe mbeti në shkallën zero të levizjes së saj që duhet të ishte masovike dhe transparente në vendbanimet shqiptare.

Brazimi i gjuhës shqipe më atë malazeze duhej të kishte ndodhur menjëherë pas fitores triumfale të Lidhjës Demokratike në zgjedhjet e para parlamentare në Mal të Zi, ku Lidhja Demokratike në Mal të Zi pati fituar 4 mandate ne parlamentin e parë pluralist në ketë republikë,kurse fitore apsolute kishte korrur në qeverisjen lokale në Komunën e Uqinit. Ndoshta që atëherë shqiptarët duhet të kishin qenë më agil në zyrtarizimin e gjuhës shqipe dhe futjen e saj në administraten lokale,e përpjekja për ta futur atë në administratën qeveritare nuk është dashur që të pushoj kurrë.Më regjistrimin e fundit të popollsisë në Mal të Zi, i cili u zhvillua në nentor të vitit 1993, është parapar edhe zyrtatizimi i gjuhës së cilës i përkët populli i cili arrin kuoten e 5 përqindeshit në gjithë popullsisë e regjistruar. Një angazhim të veçant në këtë aspekt e luajti popullata serbe në këtë vend e cila u përpoq që me gjitha forcat ta pengoj zyrtarizimin e gjuhës malazeze e krahas saj edhe gjuhen boshnjake e cila nga përkrahesit e saj u mundua të zyrtarizohëj.Në këtë rast vetem shqiptarët nuk bënë propagand e as që zhvilluan fushatë e as parapregatitje të duhura që duheshin bërë për regjistrimin sa ma masovit të shqiptarëve, kurse partit muslamano-boshnjake organizuan trueza të rrumbullakta dhe promovuan libra mbi gjenezen dhe gjuhën boshnjake duke dëshiruar që në radhë të parë në ato zona pak a shumë të luhatshme ku asimilimi i shqiptarëve është në fazen e vet të lulzimit, të bindeshin njerëzit që të regjistrohen si popull boshnjak ,kurse gjuha me të cilin flasin të evidentohej si gjuhë boshnjake. As “boshnjakët” e Rozhajës nuk ja dolën që të jenë unik, pasi që një pjesë e tyre u regjistrua si musliman ndersa si gjjuhë e tyre amtare u shenua gjuha serbe. Është për të ardh keq kur kujton vitete e kaluar dhe shikon statistikat e mëparshme,ku shqiptaret kanë qenë të evidentuar në përmasa të vogla, por që kanë figuruar në 80 përqind të teritorit të komunës së Rozhajës, kurse sot ata janë rerduktuar dhe ngushtuar shumë. Nëse gjuha amatare është elemnti bazë i identitetit të një populli, atëher lirisht mund të thuhet së Tregovishta e dikurshme shqiparë është asimiluar 97 përqind dhe se gjuha shqipe këtu flitet vetem 3 përqind. Shikuar realisht gjuha shqipe për qytetaret e saj duhet të ishte obliguar në komunën e Ulqinit dhe në rrerthin e Krajës e Malësisë së Tuzit ku popullata e atjeshme është puro me shumicë shqiptare ndersa përdorimi i saj i ligjshme duhet të aplikohet edhe në Komunë e Tivarit,në atë të Plave Gucisë ku një përqindje serioze e përben popullata autoktone shqiptare.,kurse për Tregovishtën ( Rozhajen) kishte me qenë e udhës që emrat e porsatelindurve të shkruhen në gjuihën amtare ,çka kishte bërë të mundur identifikimin kombtarë të shqiptarëve në këtë komunë. Numëri i vogël i shqiptarëve të vetëdeklaruar në regjistrimin e fundit sikur ka varrosur endrren e shqiptarëve të kësaj treve për zyrtarizimin e gjuhës shqipe në këtë Komunë. Edhe pse jeton një numër i vogël shqiptaresh këtu,në Rozhajë ka afarist në zë që i përkasin kombit shqiptarë.Të gjithë këta zejtar,tregtar e biznismen është dashur të jenë më të kujdesshem dhe më stoik në përmbushjen e një standardi për identifikimin e pronave të tyre dhe për pagëzimin e firmave e dyqaneve të tyre me emra dhe mbishkrimie në gjuhën shipe. Është dashur që këtë dëshirë tonën ta përmbush njeriu nga lindja e largër,nga Kina Popuillore.Në afërsi të stacionit të autobusëve në Rozhajë,pikërishtë në magjistralen e Ibrit, kinëzi ka hapur një dyqan tash sa muaj dhe se është i vetmi dyqan në terë komunën që ka një mbishkrim në gjuhën shqipe, ku shqiptaret mund te lexojnë “Dyqan Kinez”.

Kështu ndodh kur vetedija jonë kombëtare bie nene nivelin e duhur,atëher kinezet duhet të na përkujtojnë që edhe ne Tregovisht ( Rozhajë) jetojnë shqiptarët.Pirolla të çoftë tregtari kinez, je i pari pas 63 vitesh që shkruan një mbishkrim në gjuhën shipe në këtë qytet. Kjo ja vlenë për historin tonë që aq shumë kemi filluar ta harrojmë. Atë duhet që një kinez të na përkujtoj…

Rreflektimi i gjenocidit serb në Malësinë e Rozhajes dhe spastrimi etnik

Qeveria malazeze nuk ndihmon shqiptaret e Rozhajës

Gjatë luftës për çlirimin e Kosovës,pos teritorit kosovar dhe pos popullatës së saj shqiptare e cila përjetoi gjenocidin e organizuar serb,një fat të ngjajshëm por pa viktima në njerëz e përjetoi edhe Malësia e Rozhajës.

Prilli ishte muaji i tmerrit.Prill i vitit 1999,kur forcat e NATO-s po godisnin forcat serebe përgjatë kufirit me Maili e Zi dhe Kosovën.Pas spastrimit etnik të zonës së Dukagjinit kishte mbetur zona e Rugovës pa u spastruar etnikisht .Forcat e shumëta militare dhe paramilitare serbe ishin nisur nga Kosova për në teritorin e Malit të Zi e respektivisht për në zonën kufitare në kufi më Malësin e Rozhajës dhe Rugovën. Ata ishin stacionuar në trevën e Malësisë. Prilli i atij viti ishte i tmerrshem për banoret e Malësisë. Edhe përkunder përforcimit që forcat policore malazeze kishin bërë ato ditë,dhe përkunder deklarimit zyrtar që Mali i Zi nuk është në lufte të përbashkët me Serbin kundër Kosovës,në teritorin e Kosovës e sidomos në rrafshin e Dukagjinit kanë vepruar grupe kriminale dhe formacione paramilitare e ushtarake malazeze siç ishte i Bataloni i 7 i cili komandohej nga ushtarakët malazes e serb e që komandën e kishin në Podgoricë e Beograd njekohesisht. Nga Podgorica ato fuqimisht përmabaheshin nga Momir Bullatoviqi,ish president i Malit të Zi dhe partit radikale serbe që vepronin në ketë republikë. Pasi që në Rugovë vepronte Ushtria Çlirimtare e Kosovës, kjo zonë në atë kohë ishte e lirë. Aty ishin strehuar shumë rrerfugjatë dhe së Rugova ishte oazë e lirisë së pa pushtuar,pasi që këmba e armikut aty ende s’kishte shkeluar,ndersa levizja e qytetareve të saj bëhej më veshtirësi të jashtëzakonshme. Kjo u bë shumë e vështirë sidomos nga muaji shkurt i vitit 1999 kur njësitet vezhguese të ushtrisë serbe ishin stacionuar në treven e Malësisë së Rozhajës,më çrast edhe fashatrat e Malësisë ishin të okupuara edhe pse ato gravitonin në teritorin e Malit të Zi. Lëvizej më frikë,sepse paramilitaret dhe ushtaret rrethepërqart Malësisë kishin ngritur istikame dhe ishin vendosur aty me qellim që ngjarjet në Kosovë e veçanerisht në Rugovë të përcillëshin për së afërmi. Pas dy muaj vezhgimi forcat e mëdha policoro-ushtarake serbo-malazeze kishin vendosur që të sulmojnë Rugovën.Sulmi ishte i organizuar nga të gjitha pikat,si nga teritori i Kosovës ashtu edhe ai i Malit të Zi. Në mëgjesin e 18 prillit 1999,ditë e diele, forcat e medha ushtarake të armatosura deri në dhëmbë kishin arritur në zemrën e Malësisë së Rozhajës për mes Kullës dhe aty ishin dislokuar, më çrast kishin mësyrë drejtimin e Qafë Hajlës për të depërtuar në Rugovë. Rruges nga Dacajt për në Bukel të Sipërm kishin arritur mijëra forca ushtarake të cilat rrugës për në Hajlë kishin takuar vendas me çrast ata malltretohen nga këto forca,sepse serbet frigoheshin së mos kjo zon kishte pjestar të UÇK-së. Më të arritur në fshatin Bukel i Siperm dhe pas bastisjes së fshatit me pretekst të kërkimit të armëve dhe keqtrajtiumit të popullatës civile kishin dhenë një ultimatum për zbrazjën e fshatit nga banorët vendas e nga të përndjekurit e shumt kosovar që ishin strehuar aty.Torturat dhe vrasjet pasuan.Bilanci tragjik i asj dite ishte 6 të vrar në Husaj,2 në Bukel të Sipërm, tre në Qafë të Hajlës, dhe me dhjetra të rrahur e të plagosur rendë.Po atë ditë nga forcat ushtarake edhe banoret e fshjatit Husajt me dhunë i spastruan dhe Malësia mori udhen e ku sytë aty këmbët bashkë më mysafiret e saj,të përndjekurit nga Kosova. Pas kësaj fushate fillon më 25 prill djegia e banishtave verore në Malësinë Rozhajës. Në Dacaj fillimisht digjet vikend shtëpia e re e Rasim Dacit, Pastaj vila e bukur dykatëshe e Naser Dacit që të dyja nga materiali i fortë ndërtimor,dhe kjo ushtri militare e paramilitare u vë zjarrin debanishtave të Hysen e Haxhi Dacit,Tahir Misin Dacit e Nezir Ajdin Dacit me çrast rrafshohen për tokë debanishtat e tyre të cilat ishin të punuara nga druri dhe të mbuluara mirë më llamarinë. Për një gjest të tillë ishin paralajmëruar organet shtetërore lokale e ato republikane malazeze si dhe shoqatat ndërkombëtare që vepronin në këtë republikë. Nga Këshilli i Emergjencës Per pritjen dhe Strehimin e Refugjateve ne Rozhaje ,ishte alarmuar situata. Ishin informuar deputet shqiptar dhe funksionaret shqiptar të asaj kohe. Pas tërheqjes së pjesëtarëve të ushtrisë serbe në fshatrat e spastruara etnikisht nga forcat serbe,banoret u kthyen në vatrat e tyre tanimë te shkatërruara nga forcat ushtarake e më ç ‘rast gjeten shtëpitë e shkatërruara e të plaçkitura e të demoduara ,makina,kamion e traktor të djegur e të shkatërruar tërësisht. Nga një komision komunal u bë vlerësimi i dëmit i cili kalonte mbi 1 milion e gjysme euro. Qytetaret i deklaruan dëmet e tyre pranë organeve të qeverisjes lokale dhe ato i paraqiten tek organet e sigurisë. Kanë kaluar plot 9 vjet dhe shteti i Malit të Zi nuk ka ndërmarr asnjë hap lidhur me kompensimin e dëmeve qoftë në material ndërtimor apo edhe në forma tjera të ndihmës. Edhe deputetet shqiptar ne parlamentin malazez kanë kërkuar sqarim lidhur me fatkeqësinë e Malësisë së Rozhajës,vrasjet që ndodhen atje dhe demet e shkaktuara gjatë asaj kohe nga ana frorcave usharake, por qeveritaret malazez ende nuk kanë gjet forcë morale e as materiale që të përgjigjen e as që të ndihmojnë shqiptarët e Rozhajës. Vlen të thuhet më ketë rast se shqiptarët e Rozhajës janë të vetmit që janë dëbuar me dhunë nga shtëpitë e tyre nga forcat serbe, njësoj si kosovaret dhe janë të vetmit që shtëpitë e tyre janë djegë e shkatërruar në gjithë territorin e Malit të Zi. Duhet cekur sa për opinion që ura mbi lumin Lim në Murinë,urë të cilën e ka shkatërruar NATO-ja gjatë bombardimeve, qeveria malazeze e ka ndërtuar brenda muajit .Po ashtu kjo qeveri ka ndihmuar banorët e Murinës me material ndërtimor e financiar për rregullimin e shtëpive të familjeve malazeze të cilat ishin dëmtuar nga detonimet të cilat ndodhën mbi urën e Limit zonë kjo e banuar me malazeze,kurse për vrasjet, keqtrajtimet, burgimet, plaçkitjet, shkatërrimet,djegiet, vjedhjet, e demolimiet e shtëpive dhe pasurisë së shqiptare në këtë zonë as që ka dalë kush nga krerët malazez për të parë mizorit e ushtrisë serbo-malazeze. Banoret e kësaj zona deri më tani ju kanë drejtuar kësaj qeverie më kërkesë që ata të ndihmohen,mirëpo qeveria deri me tani nuk ka dhënë asnjë përgjigje qoftë edhe simbolike për 37 familjet shqiptare të cilat pësuan nga forcat serbo-malazeze gjatë muajve prill-qershor të vitit 1999.