U zhvillua në Nju Jork; Festivali i XXIII-të Shqiptar

Festivali i Këngës e Valles Shqiptare në Amerikë – një urë e fortë lidhëse midis vendlindjes dhe diasporës

BRONX NY: Festivali i 23 vjetor shqiptar! Mbrëmja me këngët, vallet, kostumet dhe traditat nga të gjitha trevat shqiptare, në Amerikë, nën kujdesin shembullorë të Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës, konsiderohet si festa më e madhe shqiptare e kulturës tonë në diasporë. Festivali gjithëshqiptar! është dita kur shqiptarët e Amerikës, festojnë së bashku kulturën tonë, festojnë trashëgiminë tonë, festojnë atë që na sjell dhe na bënë së bashku ne si një popull edhe në mërgim.

Shqipëria, Kosova, shqiptarët nga Mali i Zi, nga Maqedonia, Presheva, Bujanovci, Medvegja, Çamëria, Arbëreshët dhe Diaspora – këto ishin ngjyrat e pikturës folklorike, që pamë mbrëmë gjatë Festivalit të XXIII Artistik i Këngës e Valles Shqiptare në Amerikë. Festivali organizohet për të njëzetënetretë herë nën patronazhin e Kishës Katolike Shqiptare Zoja e Shkodrës – Qendrës Kulturore “Nëna Tereze”.

Kështu në kulmin e aktiviteteve që po zhvillohen në kuadrin 28 Nëntorit 1912 – Ditës së Flamurit – Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, New Yorku, mbrëm për tre orë u zhvillua edhe festival që u bë vendtakimi i kulturave të të gjitha trevave shqiptare – brenda dhe jashtë trojeve etnike.

Këngëtarë, muzikantë dhe valltarë “pikturuan” ngjyrat e kulturës së tyre para syve të mërgimtarve shqiptarë në Amerikë, në Festivalin e XXIII-të Shqiptar, që u zhvillua të djelën në mbrëmje në” Lehman Center for the Performing Arts” në Bedford Park Boulevrad, Bronx, New York, dhe e ndoqën më shumë se 3000 vetë, nga zona e “Tre Shtetshit”.

Përveç këngëve dhe valleve, kostumeve plot ngjyra, programi i festivalit përfshinte dhe shkollën e këngëve dhe valleve shqiptare, nga Bostoni, Detroiti, Nju Jorku, Nju Xhersi e tjer.. Me valle dhe veshje popullore u prezantuan traditat dhe anët folklorike nga të gjitha trevat prej Grupit “Rozafati”, Kisha Katolike Zoja e Shkodrës,Grupi “Gjergj Kastrioti”, Rochester Hills, Michigan, Grupi “Bashkimi” Boston, Massachusetts, Shoqëria kulturore “Mërgimi”, nga Patersoni, i Nju Jerseyt .

Ndër pjesëmarrësit ishin edhe kongresisti demokrat i Nju Jorkut, Eliot Engel, asambleisiti i Nju Jorkut, Mark Gjonaj, kryetari i Vartës dr. Gjon Buçaj, dhe famullitari Dom Fran Kola, Konsulli i Përgjithëshëm i Kosovës në New York, ambasadori Bekim Sejdiu, Presidenti i KKSHA, zoti Martin Shkreli e të tjer. Në festivalin e XXIII morën pjesë edhe shumë presonalitete, veprimtar dhe lider të komunitetit, afaristë, gazetar, artistë, muzikantë dhe studnetë e stduente. Festivali XXIII Shqiptarë, prezantoi folklorin e bukur shqiptarë, duke u bërë një urë lidhje e fortë me Shqipërinë e të gjitha trevat dhe që në diasporë, që të ruhet muzika, vallja dhe kënga shqiptare në Amerikë.

Në skenë dolën grupe vallëtarësh, këngëtarësh e instrumentistësh nga të gjitha trevat, duke interpretuar sipas programit më se 30 pika të ndryeshme. Festivali, ishte i pasur me këngë e valle, humor e pjes instrumentale, skeçe e parodi, valle e melodi të zgjedhura shqiptare, të të gjitha krahinave dhe trevave shqiptare.

Hapjen e Festivalit të XXIII-të, Shqiptar, në Nju Jork, e bën konferencierët Etrita Ibroçi dhe Kreshnik Zhabjaku.

Ndërsa përshëndetja tradicionale, dhe bekimi i festivalit u krye nga famullitari i Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” Dom Pjetër Popaj, i cili ndër të tjera tha se :” Ju sigurojmë se sonte keni për tu ndar shumë të kënaqur me programin e pasur përgaditur për ju. Këngët e vallet tha Popaj në fjalën përshëndetëse, prej trevave të ndryshme shqiptare nga veriu e deri në jug kan për t’ju sjellur shmallim në shijen e këndëshme të arttit tonë muzikor shqiptarë. Çka e bën festivalin edhe më të vlefëshëm dhe domëthënëse dhe është më shumë prej këtyre argëtuese nga të rinj që kanë lindur këtu në Amerikë”

Duke folur për qëllimin e festivalit shqiptar në Amerikë, famullitari dom Pjetër Popaj, theksojë se qëllimi i festivalit nuk është vetëm argëtimi por edhe bashkimi me njëritjetrin. “Ne gjithmonë, tha ai theksojmë gjërat që na bashkojnë e jo gjërat që na ndajnë, pra të bashkuar ruajmë gjuhën, kulturën, traditat e lashta e mbi të gjitha ruajmë veten tonë” tha Popaj.

Më pas ai bëri një lutje duke iu faleminderuar Zotit që ne shqiptarët kemi këtë bashkim me njeri tjetrin, duke ruajtur këtë dhurat njëkohësisht, sipas famullitarit Popaj, ne japim një shembull të mirë, dhe sigurojmë një të ardhme për të rinjt e të rejat e komunitetit tonë, u shpreh Dom Pjetër Popaj.

“Me këtë ne tregojmë se jemi krenar që jemi shqiptarë, vazhdoi Popoaj, duke shtuar se Zoti na ka pasuruar me virtyte të larta sikur janë ; besnikëria, ndershmëria e bujaria,, që gjenden rrall në popujt e tjerë të botës. Në këngët e lavdishme kujtojm edhe etërit tanë që besnikërisht kan ruajtur këto thesare me dinjitet” thekësojë famullitari i Kishës Katolike Shqiptare “Zoja e Shkodrës” Dom Pjetër Popaj,

Festivali i XXIII-të Shqiptar, nderoi me një çertifakt të veçantë asambleistin e parë shqiptarë në Asamblen e Nju Jorkut, nga Distrikti 80-të, në Bronx, zotin Mark Gjonaj.

Festivalin e hapi fragmenti poetik; “Sofra shqiptare”, recituar nga Sebastian Tinaj, shoqëruar me një valle festive e titulluar “Lulet e Festivalit”, lujtur nga Grupi “Rozafati”, i Qëndrës Kulturore “Nëna Tereze’, me udhëheqëse artistike koreografen e njohur Agelina Nika.

Ky festival ishte i ndarë në tre pjesë, ku në pjesa e parë, dolën në skenë e festivalit Grupi “Rozafati”, Hartsdale, New York, me valle me motive mirditore, koreografia nga Angelina Nika, dhe një kolazh me motive nga Kosova, kënduar nga Besim Muriqi .

Të mos harrojmë dhe një ansamabël tjetër shqiptarë në Amerikë – Shoqata kulturore artistike Grupi “Gjergj Kastrioti”, Rochester Hills, Michigan, i cili është një ndër mysafirët e dëshiruar dhe pjesëmarrëse e rregullt e çdo festivali. Grupi “Gjergj Kastrioti”, Rochester Hills, Michigan, pranë Kishës Katolike Shqiptare Shën Pali,”, erdhi në skenën e festivalit me potpurinë “Vallëzojmë dhe gëzojmë në log” muzika nga Beko Gjelaj dhe Safet Beqaj, koreografia nga Joli Paparisto.

“Delja Rude” dhe kënga e “Imja Shota” kënduar nga Dea Elezaj, shoqëruar në piano Nikollë Tinaj ishte kënga që korri një shumë durtrokitje , kënduar nga talenti Elezaj e cila edhe kësaj rradhe demostroi një vokal të shkëlqyer.

Ansambli “Bashkimi” nga Bostoni prezantoi magjinë e folklorit të Çamërisë.

Grupi “Bashkimi” Boston, Massachusetts, edhe kësaj radhe erdhi në këtë festival me “Valle me motive Çame” koreografia nga Bashkim Braho., teksa Grupi “Rozafati”, vazhdoi programin me nje “Valle me motive permetare”, koreografia Angelina Nika

Në pjesën e dytë nga Nju Xhersi fqinjë në festival mbërriti ansambli i shoqatës Patersonit, Shoqëria kulturore “Mërgimi”, nga Paterson, Nju Jersey , me “Valle me motive të Drenicës” koreografia nga Xhemal Bekteshi , dhe kënga “Të pandarë Jug e Veri” kënduar nga Adem Kaliqi, të cilat entusiasmuan jashtëzakonisht të tre mijët pjesëmarrësit me mgjyrat floklorike dhe patriotike dhe krjiuan një atmosferë mjat emocionante.

Ndërkohë, që më pasë ata u ndoqën në skenë nga një kolazh me motive nga Malësia, kënduar nga Ylli Sufaj, Liza Nikprelaj dhe Fran Vulaj. Grupi “Gjergj Kastrioti”, nga Rochester Hills – Michigan, me koreografi të Joli Paparistos, luajti dy pjesë një “Valle me motive të Shqipërisë së Mesme” dhe vallen “Tirana ime”

Këngën e bukur nga treva me veriore e Shqipërisë, me një kolazh me motive nga Shkodra dhe Ulqini e sollën në këtë festival këngëtarët Haxhi Zeneli, Lab Logu dhe Viktor Hila. Sikurse, me valle nga të gjitha krahinat, ku banojnë shqiptarët erdhi në këtë festival Grupi “Rozafati”, Hartsdale, Nju Jork, i cili vijojë daljen në skenë me “Valle me motive Kosovare”, me koreografi nga Angelina Nika

Pjesa e tretë dhe e fundit ka vazhduar me Shoqërin kulturore artistike Kelmendi, Nju Jork, me drejtues Sokol Smajlaj, me një tuf interpretimesh të cilët dolën në skenën e festivalit mes një “breshërie” duarttrokitjesh dhe thirrjesh entusiaste të spektatorëve.

Ky grup i dalluar për repertorin e tyre të pasur burimor nga kjo krahinë ishte grupi që mori më shumë duartroktitje, duke interpretuar pjesë të tilla si : “Babgjysh merr Lahutën”, me lahutë Martin Smajlaj, – shoqëruar nga fëmijët Nikoll Tinaj dhe Antoneta Nitaj, “Shqipërinë e dua”, kënduar nga Pëllumb Naçaj dhe Bashkim Vushaj, “Shqipe fluturoni” kënduar nga Klaudja Hysaj dhe Grupi, “Një Bylbyl këndon n’mërgim” kënduar nga Ylli Sufaj, Luigj Tinaj, Antonio Vuktilaj dhe grupi.

Në pjesën e tretë Grupi “Rozafa” në fund solli në skenë “Valle me motive nga Malësia” me koreografi të Angelina Nikës, Me këtë rast Festivali i XXII-të Shqiptarë, rezervoi edhe pak humor nga humoristët Tom Smajlaj dhe Luigj Tinaj, me autor teksti të Gjovalin Lumës, me pjesën humoristike “Largëpamësia politike sma do këngën folklorike”.

Kurse, këngëtarët Amarda Arkaxhiu, Edi Duro dhe Indrit Mlika, i “ranë” mes përmes Shqipërisë me këngë popullore, me një kolazh me motive nga Kosova, Mal i Zi, Maqedonia, Shqipëria e Mesme dhe e Jugut”

Kurse e mbylli Festivalin e XXIII-të Shqiptarë, Grupi i Valleve “Bashkimi” nga Bostoni me udhëheqës Bashkim Brahon, me një valle të titulluar”Në një flamur të pandarë” me koreografi nga Donald Braho.

Festivali XXIII krijoi një urë të fortë midis shqiptarëve të Amerikës, Shqipërisë , Kosovës dhe të gjitha trevave shqiptare. Kështu edhe sivjet Festivali Shqiptarë në Nju Jork, dha kontributin e vet për ruajtjen e shumëllojshmërisë së kulturës shqiptare në Amerikë.

Festivali i XXIII-të Artistik i Këngës Shqiptare, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është një festival madhështor kulturor mbarëkombëtar, në rang komunitar. Festivali Artistik i Këngës e Valles Shqiptare në Amerikë, është manifestimi më i madh kulturorë i botës shqiptare, i organizuar për çdo vit, nga Qendra ” “Nënë Tereza” e Kishës Katolike “Zoja e Shkodrës”. Qysh nga edicioni i tij i parë në vitin 1990 e deri tani janë organizuar 23 edicione. Duke ushtruar një ndikim të madh si brenda dhe jashtë Amerikës, tek shqiptarët. Krahas përhapjes së emrit të këtij festivali në botën shqiptare, në këtë festival janë tërhequr çdo vit më shumë trupa të njohura vallëtarësh, muzikanësh, këngëtarësh e recituesish, edhe nga më të njohurit në bashkësinë shqiptare në Amerikë, por edhe në vendlindjen e tyre.

BEQIR SINA, Bronx – New York

 

IMG_0299IMG_0480IMG_0474IMG_0435IMG_0406IMG_0394IMG_0385IMG_0320