Më 16 nëntor 2013 në qendër të Krajës në Ostros, u mbajt manifestimi “ Festa e Gështenjave” 2013. Ky manifestim organizohet tash 7 vite me radhe.
Manifestimi kulturor veçuar nga vitet tjera u mbajt vetëm me valle popullore dhe muzik shqip, ndërsa në këtë manifestim ishin shtruar edhe sofra krajane me ushqime vendase si: gështënja, peshku i liqenit si dhe duhani nga kjo trevë.
Vlen të theksohet se në territorin e Krajës gjenden rreth 20.000 trungje Gështenjash.
Për këtë manifestim sponsorizues ishin Komuna e Tivarit, Organizata turistike e Tivarit, Komuna e Ulqini, NP për veprimtari komunale Ulqinit si dhe Këshilli Nacional i Shqiptarëve në Mal të Zi.
Në këtë tubim ishin shumë pjesëmarrës nga të gjitha trevat, por duhet të veçohet se përpos dashamirësve të shumtë të këtij manifestimi, prezent ishin edhe përfaqësues të Agjencisë zhvillimore të Turqisë –TIKA. Përpos dashamirësve të shumtë të këtij manifestimi, prezent ishtin edhe fytyra publike të shqiptarëve në MZ, si Kryetari i Komunës së Ulqinit z. Nazif Cungu, Deputeti dhe Kryetari i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi z.Genci Nimanbegu, Kryetari i LDnëMZ z.Mehmet Bardhi si dhe personalitete tjera.
Albert Camaj
