Mehmed Zenka kritikon deputetët shqiptarë

Kryetari i UDSH-së, Mehmed Zenka në kumtesën e tij për  opinion ka kritikuar ashpër dy deputetët  shqiptarë në Parlamentin e Malit të Zi Genci Nimanbegu dhe Fatmir Gjeka, për mos aktivizim dhe  mos  informimin e shqiptarëve rreth aktiviteteve të grupit punues  për përmirësimin e padrejtësive të  pakicave në Ligjin zgjedhor në  Mal të Zi.

Lexoni Kumtesën e plotë më poshtë :

Jemi dëshmitar gjatë muajve të fundit që trupi  punues i Kuvendit po punon në harmonizimin e qëndrimeve në lidhje me Ligjin zgjedhor në Mal të Zi.

Këtu nuk do ti ishte asgjë e çuditshme sikur mos të bëhet fjalë për përmirësimin e një padrejtësie të madhe kundrejt një pakice, e cila me ligjin ekzistues në të madhe është dëmtuar dhe cunguar, gjë që u vërtetua në praktik.

Opinioni publik shqiptarë, edhe pse ka dy anëtarë të vet në Kuvendin e Malit të Zi, përveç deklaratave të pakta të disa anëtarëve të grupit punues, nuk ka informacion a diskutohet në këtë grup punues për përmirësimin e padrejtësisë të një pakice të tërë në Mal të Zi.

Akoma më shumë brengos sjellja e dy deputetëve  nga listat Shqiptare, të cilët për këtë çështje nuk lajmërohen fare, vetëm nëse diçka i pengon ta bëjnë një gjë të tillë.

Pak kohë më parë katër deputet nga partitë Shqiptare kanë lëshuar sallën e Kuvendit të Malit të Zi para votimit të Ligjit ekzistues për zgjedhjen e këshilltarëve dhe deputetëve në shenj proteste dhe mospajtimi me zgjidhjen e  propozuar duke menduar që Shqiptarëve ju hiqen të drejtat e arritura.

Opinioni i gjerë publik Shqiptarë nuk është i njoftuar a ka në këtë trup punues përfaqësues të partive nacionale Shqiptare dhe a mendohet ndopak për përmirësimin e padrejtësisë e cila është bërë kundrejt Shqiptarëve.

Mbas një viti, Shqiptarët me të drejtë pyesin, a ka Kuvendi fare përfaqësues nga radhët e partive Shqiptare?! Siç duket nuk ka, sepse në të kundërt ato do të deklaroheshin.

UDSH fton të gjithë faktorët politik në Kuvendin e Malit të Zi të mendojnë dhe të gjejnë në vete gjerësinë demokratike në mënyrë që Shqiptarëve të ju mundësojnë zgjidhje të pranueshme.

Apeli jonë jo pa arsye është drejtuar kah përbërësit politik të Kuvendit të Malit të Zi, sepse është më se e qartë që përfaqësuesit e listës Shqiptare kjo çështje nuk i intereson.

Kryetari i UDSH-së,
Mehmed  C. Zenka, d.v.