Futbollistët e vegjël të klubit futbollistik “Malësia”, fituan fanellat e ri nga shoqata bamirëse ”ATË GJERGJ FISHTA KNIGHTS OF COLUMBUS”
Në lidhje me këtë, David Camaj, trajner dhe udhëheqës i KF “Malësia”, shprehët:
”Kjo është një dhuratë shumë domethënëse “KF Malësia”. Falënderoj shumë shoqatën “ATË GJERGJ FISHTA KNIGHTS OF COLUMBUS” nga Michigani dhe të gjithë anëtarët dhe donatorët e kësaj shoqate dhe në përgjithësi për diasporën të cilët çdo herë tregojnë kujdes ndaj nesh”.
“KF Malësia” – Tuz, është një klub i ri por i cili që nga hapat e parë premton shumë. Një klub i cili edhe përkundër mungesës së kushteve elementare po korrë suksese, si brenda ashtu dhe në arenën ndërkombëtare.
“KF Malësia” u themelua në vitin 2007, pra para 6 vitesh, ku së pari funksionuan si organizatë joqeveritare. Iniciator dhe themelues të klubit ishin z. Pal Dreshaj (profesor i edukatës fizike) dhe z. David Camaj trajner dhe udhëheqës i klubit, trajner i licencuar sipas standardit të UEFA-s, ku punuan afro 3 vite si organizatë joqeveritare, kurse që nga viti 2010 u transferuan si klub i futbollit, i regjistruar sipas statutit të Federatës të Malit të Zi në Futboll.
Sipas Camaj “KF Malësia” edhe këtë vit merr pjesë në garën e Malit të Zi me dy gjenerata ato të vitit 2002-2003 dhe 2005-2006 ku që në fillim tregojnë sukses dhe vazhdojnë me rezultate pozitive.
Ky Klub pati edhe një sukses të madh ditëve të fundit pasi që ishte organizator i projektit kundra racizmit dhe urrejtjes, ku në mesin e të gjitha klubeve në Mal të Zi, këta fituan konkursin dhe ju besua organizimi i këtij evenimenti.
Camaj shpreh një falënderim të posaçëm për sponsorin kryesor z. Anton Vulaj, pronarin e Castallana, i cili në çdo mënyrë është pran klubit, si me të holla, pajisje dhe ndihma tjera. Falënderim edhe për Shoqatën “Dedë Gjo’ Luli” nga New York-u e cila këtë vit mundësuan që “KF Malësia” të marrin pjesë në turnamentin Gjermani. Po ashtu falënderon edhe disa bashkatdhetar nga Miçigani që u ndihmojnë me mundësit e tyre.
Nuk duhet harruar të madhin, futbollistin Ardian Gjokaj, pronarin e ballon-sallës, i cili na lehtëson me pagesën e sallës . Nga ai kemi zbritje dhe nga një termin falas çdo muaj, si dhe Stafin e Portalit Malësia.Org të cilët na gjenden gjithmonë pranë secilën herë që kemi nevojë.
Camaj i falënderon të gjithë ata që në një mënyrë apo tjetër i mbështesin dhe ndihmojnë këtë klub. /MALESIA.ORG/