Ashtu si vitin e kaluar edhe këtë vit vazhdojmë iniciativën “Një Flamur në çdo shtëpi”.
Prandaj, me 28 Nëntor le të valëvisin Flamuri shqiptarë në çdo shtëpi shqiptare në Malësi.
Është kjo iniciativë e Aleancës Kuq e Zi dhe tifozëve Kuq e Zi e cila nga viti i kaluar, përmes Portalit Malesia.Org është nisë edhe në Malësi.
Shpresojmë që iniciativa të përkrahet sa më shumë!
Jeni të lutur që këtë grafikë, që e punuam enkas për promovimin e kësaj iniciativë, ta shpërndani nëpër faqet dhe rrjetet sociale tuaja. /Malesia.Org/