Zgjedhjet e parakohshme lokale në Ulqin më 26 janar 2014

qyteti  vjeter ulPresidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq mori vendimin për të thirrur zgjedhjet e parakohshme lokale për përfaqësuesit në komunën e Ulqinit, të cilat do të mbahen më 26 janar të vitit të ardhshëm.

Siç është njoftuar nga Kabineti i Vujanoviq, afatet kohore për zbatimin e aktiviteteve zgjedhore fillojnë që nga sot.

Afati i fundit për dorëzimin e listave të kandidatëve për këshilltarë në Komisioni Komunal të Zgjedhjeve është që nga data 11 deri më 31 dhjetor.

E drejta për mbulesën mediatike të fushatës parazgjedhore, fillon që nga dita e verifikimit (certifikimit) të listës zgjedhore, pjesëmarrëse në fushatën parazgjedhore dhe ndërpritet më 24 janar 2014, në ora 24.

“Ky vendim hyn në fuqi në datën e lëshimit dhe do të botohet në” Gazetën Zyrtare të Malit të Zi ” dhe në” Gazetën Zyrtare të Malit të Zi – Rregulloreve Komunale “,” thuhet në përfundim të deklaratës.

Deri me tani në Ulqin pushtetin e ushtronte Forca e re Demokratike, Krahi i shkëputur nga UDSH-ja, në krye me Fatmir Gjekën si dhe Lista Perspektiva – Amir Hollaj dhe Partia Social Demokratike.

Sipas informatave jo zyrtare në Ulqin do të garojnë të gjitha partitë shqiptare. Shpresojmë që subjektet shqiptare do të gjejnë gjuhën e përbashkët dhe do të arrisin të formojnë një koalicion gjithëpërfshirës , në mes partive shqiptare në mënyrë që elektorati shqiptar mos të jenë aq i copëtuar.

Albert Camaj