TIRANË-Tanimë është konfirmuar se deputeti i PD-së, Sokol Olldashi, ka humbur jetën në këtë aksident të rëndë trafiku. Përveç deputetit Olldashi, jetën e ka humbur edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është identifikuar. Lajmi është konfirmuar nga policia. Shkak i aksidentit dyshohet të jetë moti i keq. (ABCNews)
…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………….
Deputeti i Partisë Demokratike Sokol Olldashi dyshohet se ka humbur jetën sot në mbrëmje në një aksident të ndodhur në aksin Tirane-Elbasan, pasi automjeti me të cilin udhëtonte ka rënë në greminë. Pritet konfirmimi zyrtar, por burime policore nga vendi i ngjarjes bëjnë me dije se informacionet nuk janë të mira.
News24 mori informacion se rreth orës 21:18 minuta, një aksident automobilistik u shënua në zonën e njohur si Lapidari i Krrabës. Në momentin e aksidentit, deputeti Olldashi së bashku me një person tjetër ende i paidentifikuar po udhëtonin me automjetin tip ‘Benz’ i zi AA003HN’. Makina ka rënë nga një lartësi e madhe, ndërsa vështirësi është paraqitur në nxjerrjen e trupave.
Policia, dy ambulanca dhe një makinë zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje. Pas kësaj në vendin e ngjarjes mbërriti dhe Ministri i Brendshëm Sajmir Tahiri dhe deputeti Flamur Noka.
Deputeti Flamur Noka ndodhet në vendngjarje por nuk ka pranuar të flasë. “Nuk mund të flas dot”, tha ai për gazetarin që ndodhet në vendgjarje, transmeton BW.
…………………………………………………………………………………………………………………………………………………………….
Në Shqipëri ka pësuar aksident trafiku ish ministri Punëve Publike dhe Transportit si dhe një ndër ftyrat më të rëndësishme të Partisë Demokratike, Sokol Olldashi. Kështu bëjnë të ditur burimet e Gazetës Tema.
Sipas kësaj gazete, policia ka njoftuar se Olldashi është në luftë për jetë si pasoj e aksidentit të rëndë.
Madje sipas burimeve të këtij mediumi ai nuk është nxjerrë ende nga vetura e tij.
Sokol Olldashi, ishte edhe kandidat për kryetar të PD-së, garë të cilën e humbi nga Lulzim Basha. /Zëri/