Njoftim – Fondi Humanitar Rapsha

Fondi Humanitar Rapsha në kuadër të aktiviteteve vjetore, organizon darkën e tretë më radhë tradicionale “Si dikur në Rapshë të Hotit”.

Darka do të mbahet ditën e shtunë më: 30 Nëntor 2013 në sallën e Kishës së Shën Palit duke filluar në ora 6:00 p.m.

Gjatë kësaj mbrëmje do të keni rastin të argëtoheni me pjesëmarrjen e grupit Bashkimi (Gjon dhe Lena Lulgjuraj nën orkestrimin e Ilir Lajçaj),si dhe Grupit të valleve Gjergj Kastrioti nën koreografin e Joli Paparisto.

Në kuadër të këtij organizimi janë të ftuara të marrin pjesë të gjitha familjet me origjinë nga Rapsha e Hotit me banim në Sh.B.A.

Kjo darkë ka për qellim bashkimin dhe njoftimin ndërfamiljar, si dhe grumbullimin e fondeve për të ndihmuar bashkvendasit tonë në Vendlindje.

Hyrja është falas .

Mirë se Vini !!!

Me rrespekt : Fondi Hunanitar Rapsha