Koncerti i 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit në Tuz

Koncerti në nderë të 28 Nëntorit – Ditës së Flamurit, organizuar nga Shoqata Dedë Gjon Luli, fillon në ora 19:00 në Q.I.K. Malësia dhe vazhdon në restorantin Troja.

Të ftuara janë të gjitha shoqëritë kulturore të Malësisë dhe do të marrin pjesë SHKA Liria nga Mileshi, SHKA Besa nga Trieshi dhe Ansambli Shqiponja, njoftojnë nga Shoqata Dedë Gjon Luli.

Sponsor i mbrëmjes festive janë subjektet politike shqiptare Iniciativa Qytetare, Alternativa Shqiptare, Lidhja Demokratike në Mal të Zi dhe Unioni Demokratik i Shqiptarëve.

Festa fillon në Q.I.K. Malësia në ora 19:00 dhe vazhdon me mbrëmjen argëtuese në restorantin Troja. Hyrja do të jetë e lirë (falas). Për muzikën do të përkujdeset DJ Buqi. /MALESIA.ORG/