Me datën 28 Nëntor në ora 15:00 në Ambientet e Kuvendit të Komunës Urbane të Tuzit, Alternativa Shqiptare ka mbajtur Kuvendin e pare zgjedhor ku janë zgjedhur strukturat e reja drejtuese.
Në këtë Kuvend u zgjodhen Kryetari, zv.Kryetari, Nënkryetarët dhe Kryesia e Alternativës Shqiptare, shkruan në njoftimin e ASH-së.
Unanimisht për postin e kryetarit u zgjodh nga delegatët z. GjergjCamaj, zv. Kryetarë u zgjodh Nik Gjeloshaj, ndërsa Afrodita Gojçaj, Vilson Gorvokaj dhe Tina Lulgjuraj u zgjodhën në postin e Nënkryetarëve.
Kryesia e re e Alternativës Shqiptarë përbëhet nga 17 persona të profileve të ndryshme.
1. Afrodita Gojçaj –Mësuese (vazhdon studimet Master)
2. MA. Marash Dukaj (Master në psikologji shkollore)
3. Tina Lulgjuraj – Mësuese
4. MSc. Driton Sinishtaj – (Master Shkencor në Studime Strategjike)
5. MA. Mark Lucgjona (Master në letersise dhe Entologjisë)
6. Vilson Gorvokaj – Ekonomist (vazhdon studimet Master)
7. Gjergj Camaj – Jurist
8. Elizabeta Ivezaj –Specialiste e Shkencave Kompjuterike
9. Nik Gjeloshaj – Arsimtar
10. Arben Camaj – Mësues
11. Kristijan Junçaj – Student (Fakulteti i Drejtësisë)
12. Mark Gjokaj – Mësues
13. Mark Junçaj – Ekonomist
14. Pashko Gojçaj – Apsolvent në degën Marrëdhënie Ndërkombëtare
15. Lubo Lekoçaj – Apsolvent i Fakultetit Juridik
16. Gjokë Dedivanaj – Student
17. Zef Dedvukaj – Student
Pas zgjedhjës së Kryesisë u propozuan dhe u votuan me shumicë dy rezoluta. Rezoluta mbi qendrimin politik të Alternativës Shqiptare për formimin e Komunës së Malësisë dhe rezolutën për bashkëpunimin me partitë tjera nacionale shqiptare, njoftojnë nga Alternativa Shqiptare. /MALESIA.ORG/