Zgjedhejt në Kosovë – Vetëvendosja fiton Prishtinën (Video)

Nën brohoritjet “Albin Kurti” “Vetëvendosje” “Shpendi”, qindra qytetarë përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje kanë dalë para Teatri Kombëtar për të festuar fitoren e Shpend Ahmetit.

Shpend Ahmeti nga Lëvizja Vetëvendosje ka bërë atë që askush nuk ka mundur në Prishtinë 14 vite pas luftës. Ai e ka mposhtur në garë për Prishtinën, LDK-në, duke u bërë kryetar i ri.

Shpend Ahmeti ka fituar 51.05 % të votave përkundër 48.05 të Isa Mustafës.

Katër vitet e ardhshme Prishtina do të ketë kryetarë të ri dhe për herë të parë nga një parti tjetër. Shpend Ahmetin.

Ndërkohë Lëvizja Vetëvendosje tani ka nisur festën te sheshi “Skënderbeu” ku do të festojnë deri në orët e hershme të mëngjesit.

Sidoqoftë kryesia e kësaj Lëvizje, ka bërë thirrje për maturi dhe festim të rregullt. /Zëri/

Ja fituesit për të gjitha komunat

Zgjedhjet lokale dhe balotazhi i zhvilluar për zgjedhjen e kryetarëve në 25 komuna të Kosovës, sipas rezultateve të deritashme të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ka sjellë disa përmbysje të rezultateve nëpër komuna.

Në Prishtinë, kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka arritur të mund kundërkandidatin nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Isa Mustafa. LDK-ja e ka pasur pushtetin vendor në Prishtinë që nga zgjedhjet e para lokale të vitit 2000.

Me afër 2 për qind të votave, Ahmeti ka arritur të marrë mandatin për të parin e Prishtinës, duke mposhtur kryetarin e deritashëm, Isa Mustafa.

Garë interesante është zhvilluar edhe në Gjakovë, ku Mimoza Kusari-Lilaka arritur fitore ndaj kryetarit të deritashëm nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj.

Në Prizren, ndërkaq, kryetari Ramadan Muja nga Partia Demokratike e Kosovës ka arritur ta ruajë pushtetin, ndërsa në garë ishte kundrejt Eqrem Kryeziut të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Me kryetar të ri është bërë edhe Peja. Atje Gazmend Muhaxheri i LDK-së ka fituar ndaj kryetarit të deritashëm Ali Berisha të AAK-së.

Edhe Gjilani është bërë me kryetar të ri. Këtu në fakt është rikthyer Lutfi Haziri i LDK-së, i cili ka mundur Qemajl Mustafën e PDK-së.

Edhe Mitrovica, ka zgjedhur kryetarin e ri. Atje Agim Bahtiri i AKR-së ka mundur Avni Kastratin e PDK-së, deri më tani kryetar.

Përmbysje ka ndodhur edhe në Ferizaj, ku ka fituar Muharrem Svarça i LDK-së ndaj kryetarit të deritashëm, Agim Aliut të PDK-së.

Në Mitrovicën e Veriut, fitoren e ka shpallur Krstimir Pantic nga Iniciativa Qytetare “Srpska”.

Më poshtë botojmë edhe rezultatet tjera për secilën komunë, duke prezantuar vetëm emrat e kryetarëve të zgjedhur, sipas rezultateve preliminare:

Lipjan: Imri Ahmeti (LDK)

Malishevë: Ragip Begaj (IQM)

Rahovec: Idriz Vehapi (PDK)

Dragash: Selim Jenuzi (PDK)

Graçanicë: Branimir Stojanovic (GIS)

Junik: Agron Kuçi (AAK-LDD)

Kamenicë: Begzad Sinani (PDK)

Klinë: Sokol Bashota (PDK)

Novobërdë: Svetislav Ivanovic (GIS)

Obiliq: Xhafer Gashi (AAK-LDD)

Suharekë: Sali Asllanaj (LDK)

Viti: Sokol Haliti (LDK)

Vushtrri: Bajram Mulaku (PDK)

Partesh: Dragan Nikoliq (GIS)

Ranillugë: Gradimir Mikiq (GIS)

Shtërpcë: Bratislav Nikolliq (SLS)

Kllokot: Sreçko Spasiq (GIS)

Pa balotazh garën për kryetar komune e kanë fituar që në rrethin e parë të votimeve:

Deçan: Rasim Selmanaj (AAK-LDD).

Fushë Kosovë: Burim Berisha (LDK)

Gllogovc: Nexhat Demaku (PDK)

Han i Elezit: Refki Suma (kandidat i pavarur)

Istog: Haki Rugova (LDK)

Kaçanik: Besim Ilazi (PDK)

Mamushë: Arif Bytyq (KTAP)

Podujevë: Agim Veliu (LDK)

Shtime: Naim Ismajli (PDK)

Skënderaj: Sami Lushtaku (PDK)

Leposaviq: Dragan Jablanovic (GIS)

Zubin Potok: Stevan Vulovic (GIS)

Zveçan: Vucina Jankovic (GIS)

/REL/