Alternativa Shqiptare me Sekretarin gjeneral, Alternativen Rinore dhe Zëdhënësin

Pas zgjedhjes së kryesisë së re dhe statutit të Alternativës Shqiptare, në mbledhjen e parë pas Kuvendit zgjedhor, e cila u mbajt sot, kjo parti emëroi edhe tri organe; Sekretarin gjeneral, Alternativen Rinore dhe Zëdhënësin.

Lexo njoftimin e plotë:

Më datën 08.12.2013, Alternativa Shqiptare mbajti mbledhjen e parë të kryesisë, pas Kuvendit zgjedhor.

Siç është i njohur opinioni publik, në Kuvendin e lartëpërmendur u aprovua Statuti i ri, me ndryshime të dukshme, gjë që Alternativën Shqiptare e bën parti serioze, me vizion të qartë për të ardhmen.

Statuti aktual, në mes tjerash parasheh që Alternativa Shqiptare të ketë tri organe të reja : -Sekretari gjeneral; -Alterantiva Rinore, dhe -Zëdhënësi;

Në mbledhje u konstituua kryesia e plotë e Alternativës Shqiptare, në këtë mënyrë u respektua Statuti, si akti më i lartë partiak.

Sekretari gjeneral është në kopetenca të kryetarit, dhe po ai, emëroi në këtë post Mark Lucgjonaj , magjistër i letërsisë dhe etnologjisë. Me propozim dhe përkrahje të shumicës së kryesisë, për kryetar të Alternativës Rinore u emërua Driton Sinishtaj, magjistër i studimeve stategjike, kurse në detyrën e zëdhënësit Marash Dukaj, magjistër i psikologjisë shkollore.

Në mes tjerash në mbledhje u diskutua edhe mbi jetësimin sa më të shpejt të Rezolutave të aprovuara në Kuvend, të cilat janë edhe botuar në mediume, përdundon deklarata e ASH-së.

/MALESIA.ORG/