KNSH zgjodhi përfaqësuesin në Fondin për pakica

Të shtunën e kaluar, më 7.12.103, në Ulqin u mbajt mbledhja e Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Mal të Zi (KNSH).

Në këtë mbledhje u zgjodhën anëtari i KNSH-së në Këshillin Drejtues të Fondit për pakica dhe formimin e dy komisioneve dhe drejtuesit e tyre të përkohshëm të cilët do të mbulojnë detyrën deri në zgjedhjen e komisioneve të përhershme.

Për përfaqësues në Fondin për pakica u zgjodh me shumicë votash Bujar Hasangjekaj nga Plava, kundrejt kandidatit , anëtari i deritashëm Musa Gjoka nga Malësia.
Në votimin e fshehtë, Hasangjekaj fitoi 14 vota kundrejt kandidatit Gjoka i cili mori 12 vota. /MALESIA.ORG/