Mugosa: Autonomi më të gjerë – Sinishtaj: Bojkotojmë

Vasel SinishtajNë rast se Tuzi nuk merr statusin e Komunës së plotë, Iniciativa Qytetare – Tuz do të bojkotojë zgjedhjet e ardhshme lokale në Podgoricë, deklaroi kryetari Vasel Sinishtaj.

Duke komentuar deklaratën e Kryetarit të Komunës së Podgoricës Miomir Mugosa, se DPS do të ftojë përfaqësuesit e partive shqiptare në takim për të biseduar në lidhje me statusin e Tuzit për një ofertë autonomie më të gjerë në vend të komunës së plotë, Sinishtaj tha se ata nuk kërkojnë autonomi më të gjerë por të drejtat e tyre dhe rikujtoi se marrëveshja me partitë shqiptare se referendumi konsultativ do të mbahet në muajin shtator, nuk u respektua.

Sinishtaj tha se nëse në zgjedhjet lokale Tuzi do të jetë Komunë urbane, ata sigurisht se do ti bojkotojnë këto zgjedhje, pa marrë para sysh pasojat e mundshme dhe theksoi se për subjektin e tyre e vetmja zgjedhje është që Tuzi të fitojnë tri shtyllat themelore të vetëqeverisjes lokale: territorin, juridiksionin dhe buxhetin kurse të gjitha tjerat janë çështje marrëveshjes dhe vullnetit politik.

Genci Nimanbegu

Kryetari i Komunës së Podgoricës Miomir Mugosa, ka paralajmëruar se se në fillim të vitit të ardhshëm DPS do të zhvillojnë një takim me përfaqësuesit e subjekteve politike shqiptare, në të cilat, sipas tij, do të ripërcaktohet statusi i Komunës urbane të Tuzit.

Sipas gjitha gjasave edhe Forca do të përkrahin bojkotin e zgjedhjeve lokale, sqaroi Genci Nimanbegu dhe shtoi se është e qartë se dikujt i pengon që Tuzi të fitojnë Komunën.

Mehmet ZenkaKryetari i Unionit Demokratik të Shqiptarëve Mehmet Zenka në reagimin e tij tha se ata do të përgjigjen pozitivisht çdo ftese e cila e lenë hapur mundësinë e një zgjedhje më të mirë me qëllim që popullata e Malësisë të jetë e kënaqur me statusin që do ti propozohet.

Në lidhje me bojkotin e zgjedhjeve lokale, Zenka tha se UDSH do të sillet në përputhje me pozitën që mund të u imponohet.

Nikolla GegajFunksionari i DPS-së Nikolla Gegaj tha se vitin e ardhshëm Tuzi do të fitojnë statusin e Komunës por që duhet mbajtur një nyje lidhur për Podgoricës e cila, sipas tij, ka kontribuar shumë që Tuzi mos të mbesin një lagje e pazhvilluar. /MALESIA.ORG/