Mugosa dhe MPB mendime të ndryshme në lidhje me referendumin

Tuzi MalësiaSipas Kryetarit të Komunës së Podgoricës, Miomir Mugosa, në lidhje me referendumin sqaron se iniciativa për krijimin e Komunës së Tuzit/Malësisë nuk ka nevojë të shkojnë përmes Kryeqytetit-Podgoricës por që ajo, sipas ligjit, mund të shkojnë drejtë në Ministrinë e Punëve të Brendshme (MPB).

Megjithatë në reagimin e MPB-së thuhet se iniciativa për referendumin së parit duhet drejtuar Kuvendit lokal të Kryeqytetit.

Pas pranimit të iniciativës për referendumin e Komunës së Tuzit/Malësisë, Kuvendi i Kryeqytetit duhet dorëzuar iniciativën dhe Studimin e arsyetueshmerisë në MPB për shqyrtim. Në rast se Ministria jep mendim pozitiv, Kuvendi i Kryeqytetit bien vendimin për shpalljen e referendumit konsultativ, sqarojnë në këtë ministri.
Sipas tyre, pasi iniciatorët njoftojnë MPB-në me rezultatet e referendumit, është detyre e MPB-së të i propozojnë Qeverisë krijimin e Komisionit për vlerësimin e arsyetueshmerisë për kërkesën e ndryshimit territorial.

Në bazë të shqyrtimit të Qeverisë, Parlamenti i Malit të Zi vendos për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për organizimin territorial të Malit të Zi, shkruan në sqarimin e kësaj ministrie.

Megjithatë, sipas informatave që posedojmë, e që ishin konfirmuar edhe nga udhëheqësia e Kuvendit të Komunës urbane të Tuzit, iniciativa dhe Studimi i arsyetueshmerisë për Komunën e Tuzit/Malësisë janë dorëzuar në pjesën e parë të muajit nëntor. Nuk dihet se çka është bërë deri me tani në lidhje me këtë çështje, aq më pak përderisa si Kryebashkiaku Mugosa ashtu dhe Ministria e Punëve të Brendshme nuk përmenden të kenë pranuar iniciativën por flasin në lidhje me procedurën se ku duhet drejtuar ajo. Ndërkohë pritet që udhëheqësia e KU Tuz të sqarojnë se ku dhe nëse është drejtuar iniciativa së bashku me studimin.

Vlen të sqarojmë edhe një herë, sipas këtij Ligji (Ligji për organizimin territorial të Malit të Zi), vullneti i qytetarëve të Malësisë i cili do të shprehej përmes referendumit konsultativ, nuk garanton zbatimin e tij përderisa realizimi i Komunës varet nga Kuvendi i Kryeqytetit, MPB-së, Qeverisë dhe Parlamentit të Malit të Zi. /MALESIA.ORG/