Për herë të parë në Tuz është mbajtur panairi i punimeve artizanale nga shoqata Globus Art nga Ulqini.
Panairi u mbajt me 21 dhe 22 dhjetor në ambientet e qendrës për kulturë në Tuz.
Në këtë panair morën pjesë skulptori i mirënjohur Pjeter Vukaj me ekspoziten BioArt Metaforize, Shtjefen Ivezaj me ekspoziten e koleksionit të Filumenisë, Brunilda Ndoci nga Shkodra me ekspozitën e punimeve nga argjendi dhe Andriana Handra me prezantimin e veshjeve kombëtare.
Interesimi për ta vizituar këtë panair nuk ke qenë shumë i madh edhe pse kjo ka qenë ekspozita e parë e këtij lloji në Malësi.
Në këtë panair janë prezantuar gjësende të ndryshme nga veshja, mbulesat e vjetra, ornamente të nusërisë dhe pllaka gipsi të punuara me motive kombëtare. /MALESIA.ORG/