Pas hyrjes në fuqi të ligjit të ri për zgjedhjen, përdorimin dhe shfaqjen publike të simboleve kombëtare, përdorimi i simboleve nacionale do të ndalohet madje edhe në dasma, shkruan gazeta Dan.
Në pyetjen e gazetarëve drejtuar Ministrit për të Drejtat e Njeriut dhe të Pakicave Suad Numanovic, se a nënkupton kjo që simbolet kombëtare do të jenë të ndaluara edhe në dasma ai tha:
“Ky ligj përcakton qartë përdorimin e tij, gjegjësisht ndalimin. Simbolet kombëtare mund të përdoren për qëllime personale, por me kushte të qarta të këtij ligjit. Kemi thënë kur mund të përdoren ato: në ditët e festave shtetërore dhe në festat e popujve pakicë. Në situata tjera jo”, deklaroi Numanovic.
Ai vuri në dukje edhe gjobat ndëshkuese për ata që nuk do të respektojnë këtë ligj, të cilat janë nga 2.000 deri në 20.000 euro.
Pas publikimit të këtij lajmi, deputeti i Forcës dhe kryetari i KNSH-së Genci Nimanbegu, në rrjetin social reagoi duke thënë që në rast se kjo të vërtetohet, Forca do të braktisin koalicionin qeveritarë. /MALESIA.ORG/