Shpend Ahmeti: Largon flamurin e Kosovës, vëndos flamurin kombëtarë

Shpend AhmetiFlamuri i Republikës së Kosovës është hequr nga zyra e kryetarit të Prishtinës.

Kreu i ri i kryeqytetit Shpend Ahmeti që vjen nga Lëvizja Vetëvendosje i ka mbetur besnik qëndrimit ekstrem të kësaj partie kundër simboleve të republikës.

Në këtë mënyrë flamuri i shtetit edhe ashtu të brishte ka përjetuar denigrim edhe institucional.

Në fotografinë e publikuar gjatë konferencës për media ku Ahmeti ka prezantuar ekipin e tij qeverisës, shihet vetëm flamuri kombëtar dhe ai i Prishtinës, por jo flamuri shtetëror i Kosovës, transmeton orainfo.

Sipas Kushtetutës, flamuri shtetëror dhe stema duhet të jenë në cdo zyre shteti, pa marrë parasysh nivelin lokal apo qendror. /Tribuna/MALESIA.ORG/