Fundi i vitit 2013, krijon vazhdimësinë e problemeve në vendin tonë. Podgorica zyrtare vazhdon eksperimentet politike duke luajtur me fatin e territorit të Malësisë dhe qenjes së saj në përgjithësi. Kemi mbetur të papërfaqësuar. Ata që i votuam morën poste qeveritare dhe harruan elektoratin. Militantët partiak krijojnë zhurmuesin duke varrosur të vërtetën. Merremi me njëri – tjetrin dhe devijojmë nga problemi. Jemi bërë shoqëri që flasim shumë, por dëgjojmë pak. Çfarë po kurdiset në vendin tonë? Kush e di dhe kush mban – do mbajë përgjegjësi? Pse e vërteta iu fshehet qytetarëve? Shpesh nuk jam dakord me thënien: “Zëri i popullit është zëri i Zotit”! Nuk jam dakord për arsye se populli edhe mund të manipulohet sepse jo në çdo rast e di të vërtetën. Dëshmi është heshtja e krijuar në vendin tonë, ku guri flet me shikim për vuajtjet që ka përjetuar ndër vite, ndërsa qytetari hesht për padrejtësitë që i bëhen. Heshtim përpara çdo diskriminimi që na bëhet nga politika e pushtetit të korruptuar! Shumica jemi të pakënaqur me situatën, por kënaqemi me heshtjen tonë me kushtin që të mos dalim në pah si kundërshtar të së keqes. Po duke mos e kundërshtuar të keqen, pranojmë se jemi ne të tillë! Vrapojmë që të zëmë një vend pune, ndërsa nuk mendojmë se çfarë pasojash mund të kemi!
Kjo është një situatë aspak e volitshme e krijuar pikërisht aty ku pretendohet të ndërtojmë të ardhmen tonë dhe të brezave pasardhës. Politika ka prodhuar ndarje në shoqëri, duke prishur edhe harmonitë më të bukura që i kemi trashëguar brez pas brezi. Heshtja e qytetarëve ishte dhe është e pafalshme. Nuk duhet të lejojmë që dikush të vijë nga një vend tjetër dhe të na trazojë në bashkëjetesën tonë diversitare. Por, me sa duket, jemi mercenarët e rradhës për të kapur pjesën e përqindëshit, edhe në qoftë se vjen në pikëpyetje fati i vendit tonë.
Kur takon njerëz të ndryshëm në vend dhe i pyet për situatën aktuale, të japin lloj – lloj mendimesh, madje disa janë me shumë vlerë. Pastaj, kur vjen çështja për të praktikuar bisedën, të gjithë zhduken në kasollat e tyre dhe heshtin. Kjo i bjen që të flasim mirë, por të veprojmë gabim.
Nuk duhet të harrojmë që e vërteta duhet me çdo çmim të dalë në dritë. Kur ne të luftojmë për të vërtetën, do jemi shembull për të tjerët. Kemi 23 vjet që përpiqemi të fitojmë Statusin e vetëqeverisjes lokale. Që të vetëqeverisemi. Nuk ia kemi arritur. Po çfarë është Komuna? “Komuna është e drejtë që nuk diskriminon. E drejta për komunë shkon përtej lirisë individuale për të patur qasje në të mirat urbane. Komuna është mënyra për ta ndryshuar veten duke ndryshuar vendbanimin dhe mënyrën e jetesës. Komuna është përfshirëse dhe jo përjashtuese. Si në vendimmarrje, ashtu edhe në zhvillimin e Komunës, banorit i garantohet pjesëmarrja, ndërkohë që në të mirat publike i garantohet barazia”. Nga gjithë kjo që citova, neve çdo gjë na ndalohet.
Shtrohet pyetja: ku janë përfaqësuesit tanë politik? A ka organizime të reja, apo thjeshtë janë të njëjtat në thelb? Kemi bërë hapa në drejtim të integrimeve evropiane, por jemi i vetmi popull në Evropë që pushtetin dhe përfaqësuesit tanë nuk i kemi ndryshuar akoma. Ishin pikërisht këta që në sistemin komunist mohuan vlerat e Evropës. Atëherë si mundet që përsëri këta të na tregojnë se çfarë vlerash ka Evropa? Këta kaluan komunizmin, socializmin, periudhat tranzitore konfederative dhe në fund periudhën e “demokracisë” në shtetin e pavarur të Malit të Zi. Sot, këta na udhëheqin dhe shoqëria ka mbyll gojën. Në heshtje dhe biseda private gjenden disa që nuk pajtohen me këta, por ku vjen koha tek veprimi, të gjithë hezitojnë. Shumica i kundërshtojnë partitë politike, por kur vjen koha për të votuar, i sheh duke u rreshtuar në krah të padronëve të tyre. Këta mohojnë politikanët dhe në fund kthehen e mohojnë vetëveten!
Politikanët tanë, përpara votimeve dalin si heronj dhe luajnë rolin e misionarit duke premtuar e stërpremtuar. Pas fitores në zgjedhje dhe kur fillojnë punën, kthehen e bëjnë rolin e vitkimës, gjoja që “nuk mundemi asgjë të bëjmë”! Po atëherë pse merreni me politikë, kur nuk dini të bëni politikë? A e kuptoni se “merrni në qafë” një popull të tërë dhe gjenerata të tëra? Pse nuk dorëhiqeni? Ka edhe nga ata që e pranojnë hapur që “më mirë të marrim ne rrogat sesa t’i marrë dikush tjetër”. Me këtë vërtetohet thënja që: “lakmia e njeriut për pushtet, është më e dëmshme për moralin njerëzor sesa ndryshku për hekurin”.
Kemi parti që fillojnë të ridimenzionohen “nga e para”, por në thelb mbesin të njëjta. Shpallin reforma e gjenerojnë deforma. Shpallin kauza dhe bëjnë pauza. Projektojnë drejt dhe zbatojnë shtrembër. Pretendojnë vizion dhe përfundojnë fiskion. Ngrehin pritshmëri dhe zhyten në pavërtetësi. Propagandojnë bukur dhe mendojnë keq. Duhet patur shumë kujdes që njeriu mund të jetë i pastër dhe i sinqertë, por nëse shtëpia ku ai jeton dhe vepron është e ndërtuar mbi rërë, rrezikon që të shëmbet shpejtë. Kjo këshillë vlen për gjeneratat e reja që po i drejtohen politikës.
Planet për prodhimin e konflikteve në vendin tonë nuk duket se kanë të sosur. Një plan që nuk u kalua në shembullin më të mirë, ishte kurdisja për të futur përçarjen fetare. Ne, si ish – pjesë e pushtuar nga perandoria osmane dhe mbretëria malazeze, jo vetëm politikisht por edhe kulturalisht e fetarisht, para një shekulli bëmë përpjekje si komb për të rilindur vetëveten. Patëm sukses. Sfida numër një për ne ishte pikërisht feja. Vendosëm që fesë mos ti japim rëndësi primare, por mbi të gjitha të ishte kombi. E kundërta do të na kishte fundosur. Ashtu, sikurse mund të na fundosë edhe tani nëse nuk tregohemi të kujdesshëm. Keni kujdes, Malësia duhet të jetë mbi çdo gjë. Siç thotë fjala: “Zoti në qiell, Malësia mbi tokë”. Malësia është vendi ynë dhe i gjithë qytetarëve të saj. Kuptojeni se duhet të bashkëpunojmë që të arrijmë ditë më të mira.
Ndjej xhelozi, kur e shoh që dikush tjetër mundohet ta marrë Malësinë nën udhëheqje dhe populli heshtë! Askush i huaj, nuk mund ta dojë Malësinë apo çdo vend tjetër shqiptar në Mal të Zi më shumë se sa unë. Kurrë!!! Ky do duhej të ishte parim i mishëruar thellë në ndjenjën e çdo politikani në vendin tonë. Kur këtë parim ta kuptojmë, Malësia do fillojë ringritjen e saj.
Çdo ditë dëgjoj se si individ të ndryshëm punësohen, duke u pajtuar me realitetin dhe duke mbyllur gojën përballë përbindëshit okupues të fazës pluraliste, që sot është kryeqeveritar. Për një rrogë minimale, vendosim të punësohemi dhe të dorëzohemi përballë së keqes. Unë do doja që çdo njeri të punonte, por asnjëherë që puna të ishte si shpërblim për të zbehur zërin për padrejtësitë që na bëhen. Ju tregoj që duke pranuar punë, vend e pa vend, po mbajmë në pushtet një person që na mbajti peng i betejës 25 vjeçare për demokraci. Jemi peng i atij, që ju po e rehabilitoni duke e mbajtur sa më gjatë në pushtet, që na quajti terroristë, që e la Ulqinin, Tivarin, Malësinë, Plavën e Gucinë të pazhvilluara në çdo aspekt dhe sektor. Unë e kuptoj tejskajshmërinë e varfërisë që ka kapluar këtë vend, por ky është shembulli qëndrestar për të kërkuar të drejtat për vendin tonë. Pra, duhet të refuzojmë çdo ofertë që mund të ketë pasoja negative për vendin tonë. Vendi ynë i përbashkët, kërkon ende njerëz të sakrificës, kjo si shkak i mungesës së liderave për të na udhëhequr dhe zgjidhur problemet bazë të shoqërisë sonë. Malësisë dhe Ulqinit, si vendet me shumicë shqiptare, përditë po iu bëhen presione, në forma të ndryshme si punësimi, për të mbyllur gojën përballë çdo shpërfytyrimi në këto vende dhe jo vetëm. Kuptojeni se duke pranuar ofertat që burojnë nga Qeveria e Malit të Zi, ne si shqiptar në këto vende jemi në rrezik shumë të madh të kapitullimit për arsye se zëri i së vërtetës rrezikon të mbytet. Duke u mbytur zëri i së vërtetës (duke pranuar kapitullimin), po rehabilitojmë kryekreun e Qeverisë. Po rehabilitojmë përgjegjësin kryesor për të gjitha padrejtësitë që u kanë ndodhë shqiptarëve në Mal të Zi, sidomos në periudhën e pas tranzicionit. Rehabilitimi ynë do të thoshte dorëzim pa kushte përballë këtij pushteti të akuzuar me vepra penale dhe krime kundër shoqërisë së këtij shteti.
Jam i vetëdijshëm se qëllimi kryesor është për të mbyllur çdo zë të së vërtetës. Sigurisht edhe zërin tim. Por, jeni shumë të vegjël për të më korruptuar mua. Unë nuk blihem. Unë dua të jem zë i qëndresës dhe zë i kërkimit të avancimit të të drejtave të shqiptarëve në këtë shtet. Dua të jem zë i së vërtetës. Mungesa e vizionit të masës, sigurisht përbën problem për të kuptuar të ardhmen. Nuk ekziston asgjë që ju mund të ma ofroni sot, e që unë nuk mund ta fitoj nesër. Këtë ua kam thënë me dhjetëra herë. Unë nuk do doja të bëja pjesë në atë formacion individësh që humbasin karakterin, duke shkelur parimet dhe duke u transformuar në shurdhërmemecë vetëm për të bërë pasuri; ndërsa më vonë e japin gjithë pasurinë për të patur një shëndet të mirë. Sepse kjo do të thotë që mendoni sikur nuk do vdisni dhe do vdisni sikur nuk keni jetuar asnjëherë.
Mos ngritni vizione pa baza, ndërsa zgjeroni makinacione. Jeni shumë të dobët për një ambicie të vërtetë dhe shumë të fortë për një krenari bosh. Mos veproni që të përmbushni thënjen: “u ngrit fati i malësorit si i vdekuri nga varri, mori udhën e tradhëtisë duke ikur si i marri”. Është moment alarmant për çdo qytetar që mendon për të ardhmen e këtij vendi dhe të pasardhësve tanë. Duhet reflektim dhe reaksion për të ndaluar hapjen e humnerës që po na përgatitet përsëri.
Unë nuk jam përjashtues, por jam përbashkues. Unë nuk paragjykoj, por bashkëpunoj. Unë nuk i ndaj njerëzit në të mirë dhe në të këqinj, sepse nuk është detyra ime, por veproj për gjithpërfshirje. Unë nuk keqpërdorem, por keqkuptohem nga paragjykuesit dhe statikët. Është shumë më lehtë për të folur duke qëndruar si statik, por është shumë më e vështirë për të qenë dinamik. Unë jam i gatshëm të bashkëpunoj me çdo faktor që pranon marrëveshje parimore dhe transparente, përndryshe çdo gjë tjetër është hileqare. Ftoj për mobilizim të gjithë zërat e qytetarëve të ndershëm që janë të pakënaqur me pushtetin si në nivel qëndror, ashtu edhe në nivel vendor, që ti japim shuplakën e fundit kësah katrahure shfaruese.
Anton Lulgjuraj
Jurist i diplomuar
Nje thanje e Rexhep Qoses “Di te mendoj politikisht por nuk di te veproj politikisht”.
Antoni deri me tash ka deshmua se nuk din te veproj politikisht, por kjo nuk do te thot se nuk ka vend per permirsime. Eshte i ri dhe i arsimuar. Se parit duhet larguar nga nje rreth i disave te cilet e kan keqperdor. Te gjithe e dini se kush jane ata dhe as nuk do te merrem me ta. Antoni duhet nje “start” te ri, me njerez qe kan qellime te mira, me njerez te paster dhe jo te dyshimt e te shpenzuar, perndryshe nuk mund te behet asgje.
Jo Gjergj Kjo Nuk Esht Loj. Trego Kush jan ata Gjin. Ne Qofse ke Deshmi. E Verrtet se esht I ri, Por ka “Flak” Dhe Rinija Dot Shkojn Perpara
Zef nese nuk din se kush jan ata atehere dmth qenke larg rjedhave ne Malesi.
Gjergj: Nuk Esht se Nuk e Di Kush Jan.por nuk kam Deshmi, Verrtetisht se nuk Jam Afer me Kilometra. Por me Zemer Dhe me Vlefje Jam Shum Afer. Por Fjala esht me jau Permend Emrat e Tyre ci te jan ne Dukje.
Ky shkrim tek asht fantastik. Vet hala nuk kam lexua mat bukur shkrim. Shum bukur e ka skjarua per ata ci e kuptojn. Beso ci asht gjynaf per ne si popull mos me e marr prapa jeket djal ci tash sa vjet munohet me na kallxua rrugen ci duhet me e ndjek na.
Ne keto Fjal Tua Jam Dhe Une Liria. Konkretisht.
Se Njeksi Sokola te Meqim dhe te Ri na Duhen te Shkojm Perpara
Nje nder shkrimet me te mira qe kam pare ndonjehere ne kete portal, normalisht estetikisht. Nuk e kuptoj kete “UNE” pse perdoret kaq shume ne kete tekst, vetem edhe ne bibel ka kaq shume UNE. Po shihet qarte se me ka e ke, me te rinjet qe jane aktivizua tani, por nga mosha jane disa vjet ma te vjeter se ti, nuk di ne cfar bazet i keshillon. Per sa i perket punesimit, besoj kite me kene mire Babs me i than te parit me e lan punen, se aty ku punon baba yt dihet se asht nen administrimin e shtetit te korruptuar. Nuk e di se kush te ka ofrua gja, nuk besoj en kto gjana, gjithsesi mos u shit, vetem po te kerkoj Barselona. Vetem nji gja dije, nuk jane tan ne pozicion qe je ti, nuk kan tan mundesi me hanger buk pa punua, nuk kan tan mundesi me u shkollua, me shkua ka 4 here ne vjet ne SHBA pa…
SHBA pa punua, me pagua shkollen pa punua, me pas iphone pa punua, me u vesh e bath pa punua. Prap po te them shkrim estetikisht i bukur, e sidomos kur e lexon dikush qe nuk ka ide se kush ije, cka ban, edhe si asht situata ne Malesi. Nuk e kuptoj edhe i gja, tash a ije vetem jurist i diplomuar, apo edhe kryetar i fdi-se.
Gjithsesi suksese
Em duket se keke xheloz ti R.B. Sepse Antoni e ka skjarua fort bukur se nuk shitet dhe se refuzon cdo lloj rroget ci e demton vendin tone. Besa Antoni e ka shtir me punua me malsi sepse ky popull nuk kupton!!
R.B kenke njeri vec kot e flitke kot ju vec e paski pronlemin se cfar tel sa her en vjet shkuAka en shba edhe sa her shon ne tiran ti poflet si meti pas narr paret ty keke shum injorant qenke njeri negativ jetuake vetem kot.malsia duhet me qen krenare kur I ka edhe I past e ju shtofshin shoket e Anton lulgjuraj se ashte nje knaqsi ta rris malsia shoqin e tij ndac I mencem sokol I shkolles dhe guximtar dhe I afte shume ma shum se 80 perqin te malsorve te malsis son,shok dhe vllezer duanje dhe perkrahnje njeni tjetrin e mos e gzoni armikun shekullor se armiku kamarak qe ju tejeni te percar ashtu sikur ini deri me tani afrinjuni njani tjetrit bashkpunoni me njani tjetrin ate her doti arrini Te gjitha qellimet bashkimi gjith mom ka ber Fuqin
Asht nje aktdhurim prej Perendise qe ketij cuni ia ka dhene per te veprue per Malesine.Si djale i ri me duket shume i mirinformuar.Dhe ai Malesuer qe s’asht patriot c’prej moshes rinone s’ka per te qene kurre.MOSNI BURRA,a e shifni se rinia atje asht ne rrezik,punojne dhe joshen nga Podgorica me premtime dhe rrufshete te ndryshme.Pra,ta rrespektojme kete djale te ri dhe ai do te perpiqet me gjithe zemer te beje me shume.I lindur nga fisniket e Lulgjurajve,prandaj,fisnikeria ka detyrime; perkuljen,nderimin dhe akcionin – per Malesine dhe Kombin! Me c’ka shoh une ky cuni kurren e kurres nuk do te vehet nen urrdherat e Malit te Zi,dhe gjerat themelelore kombetare i ka ne rregull.Ne shume instanca fitorja nuk mvaret nga epersia numerike!Ne se ky cuni asht i papune aq me mire!le ta…
..ndihemojme moralisht dhe materjalisht.Gjithmone kritika,kritika,kritika – kurrgje tjeter nuk fitojme vec se i bejme dem vetes.Sa here e keni degjuar Franin,Ferhatin,Gegen,Shkrelen dhe te tjeret qe nuk jane nje numer te vogel,duke fole si Antonin? vetem me rinine vellezer e ardhmja jone asht premtuese.Vetem me rinine marrshohet perpara.Vetem me rinine i perjashtojme nga karta,i shpallim dhe i nxierrim jashte tradhetaret.Vetem me rinine e shfuqizojme armikun.Vetem me rinine shkrihen Energjite per Malesine.Vetem e vetem me rinine shpetohet nga stuhia. PASHA RININE e ka lene fjale Marash Uci i Brigjes.
Nuk e kuptoj se cka kishin bere rangu i keti autori mos te ishte statusi i komunes se Tuzit. A do te kishte pas mundesi te shkollohet ?? a do te kishte vozit golf 4?? a do te kishte shkruar me ket lloj terminologjie ne kete portal sepse kjo qe lexoj ketu (ky qenka shpetimtari i gjithe cheshtjes shqiptare ne mal te zi ) . Ky dhe keso lloj shkrmesh jan bere te padyryshme , dhunojn qytetaret me shkrimet e tyre sikur qytetaret nuk din asnji gje per keta lloj kalibrash . Manipulatoret me te medhenj kan qen pikrisht autori me disa shok te tij kur mashtrojn opinjonin mbi flamurin ne protesta ne tuz .. etj etj
Ti shiu keke ti manipulator me sa po shoh vet. Ai flamur nuk ka pru asgja tkeqe, edhe pse jam ken kunder deri sa e ka shpjegua Antoni. Keke inaxhor e nuk pom vjen mire. Ti pse nuk shkrua pra e pse nuk punon ma mir se Antoni pasi ci munesh e din?! Beso ci ket far djalit asht gjynaf me e kritikua pa baz.
Gjergj une nuk e di kush jeni ju, por shume mire po e di se per kene e keni fjalen, dhe po te prgj si perkrahes i Antonit, se ata njerz qe thua ti se jane te dyshim, ata gjithmon kane qen te dyshimt per UDBen qe nga vitet 1990 e deri me sot, ata edhe sot akuzohen qe ne ate kohe kane ken me reformista e kundra Milosheviqit, Momirit e Millit, qe ne politik u ngriten neper mjet konceptit serbi e madhe, dhe duke brohorit neper sheshe te qyteteve te Malit t zi dhe Srbis Kolite shiptare.
Ata edhe sot akuzohen se jane me opozit e kundra Millo kriminelit, po sipas rezonimit tuaj me kane asht dasht me ken.
Ata edhe sot i akuzon UDBeja se jane me Antonit e jo me keta te tjeret qe jane sherbtoret e Millos.
Nje shkrim i bukur. Sidomos ne fillim. Fundi, UNI dhe ato qe i thot RB e zhvleresojne tekstin dhe autorin. Mekat
RB Antoni dy her asht ken ne SHBA te dy heret me ftes nga bashkatdhetaret e ti atje. Baba aty ku ia ka punua, ka punua 40 vjet, dhe eshte punsua ne tjera kohra. Sot po te konkuroj Antoni me diplom te juristit apo neser si MR nuk do ta pranonin, sepse pikerisht punsohen ata qe i bien ne gjuj sherbtoreve te pushtetit nga ana e partive shqiptare, ose vet pushtetit..
Nese nuk po e sheh se cka po ndodh, ater ti vertet nuk kenke i kychur ne rriella politike. Petnica muar statusin, Gucia po ashtu, ndersa Malsia qe ka kapacitet dhe qendruashmeri ma te madhe se te dy kto Komuna jo, a nuk po sheh ti se ky pushtet po tadhet me ne.
E perfaqsuasit tane politik mram deri ne mjesnat votuan amandamentet qe qeveris, ne vend se te bojkotojn seancen ne shej protestet, ata dalin me nga nje deklarat te zbet…
Ju disave qe (po iu pengon) punesimi i babes se Antonit para 40 viteve dua te ua tregoj se ate e kishte punesuar deputeti i Malsis Leke Lulgjuraj per te cilin nuk mund te themi se ishte mercenar i UDB sikurse ju disa qe me keto lloj komentesh po i sherbeni duke u munduar qe ta demtoni djalin e tij, nje yll i politikes shqitare ne Mal te Zi. Keto lloj sulmesh te uleta qe po i perdorni ne mungese te ndonji fakti, vetem fuqizojne Antonin sepse populli edhe pse per shume kohe i manipuluar ma ne fund e ka kuptuar se kush e sulmon Antonin dhe ne sherbim te kujt jane ata. Per ty Gjergj qe thua se Antoni nuk din te veproje politikisht dua vetem tju rikujtoj se Antoni ishte i vetmi i bllokuar nga sigurimi i shteti dhe mercenart e tij nga partite shqiptare. E kjo mas mirit mund te vertetohet kur…
Deputeti i ambasadorit te malit t zi ne tirane z. Ferhat Dinoshes ftoi haptas qe te votohet cilido tjeter por jo Antoni. Sepse ishte porosi e UDB. Kjo e verteton te kunderten e asaj qe e thua ti Gjergj sepse kjo thirrje e pamatun deshpruese e deputeti Zenka, tregon se sa i reezikshem ishte Antoni per pushtetin antishqiptar serbo-malazez ne sherbimin e te cilit u kthyen te gjitha te ashtuquajturat parti shqiptare. Sa i rrezikshem ishte Antoni tregon edhe fakti se Millit iu desh ti hapin arkat e parave te plaçkitura nga populli per ta korruptuar rinin e Malsis permes nik gjeloshit!
Zoti e ruajte kete djale!
Shiu hahahahahahaha more djal por ty as te gjitha shierat e botes, te bien mbi ty nuk mund ta lajn fytyren e flliqt dhe per fat te keq ne politik ka shume si puna jote dhe shume pak ose aspak Antona dhe kjo eshte arsyeja qe ne u katandisem kesi soji…
Sot cdo kush disponon me fakte se ju keni tradhtuar, dhe se per benificione te vogla, e shisni Malsin sikur aio te ishte plack tregut. TYRP
Ju ne subjektet tuaja keni disa shars dhe shpifes profesional, qe mundojn ta xhysin me ne shpifjet e veta veprimtarin me te sinqert te cheshtjes kombetare. Por nje fjale e urte popullore thot, Balta munet me zhyt arin, por jo me shendrrua ne balt, sepse ai perseri ne ar mbetet…
Ni mujshim me marrvesh Antonin,Antoni asht zâni i Malësis,zâni çi tihet prej Deçiqit e prej Suket,zâni çi e çil rrugën e kallzon ka duhet me pajt Malësija.Mos u bâni mêdezi,por çiljani rrugën rinis me shkua përpara e mei prî Malësis se jekta pleq nuk pona lâjn me marr frym. A duom mei dvet jekta çi jân kûdra rinijet e Antonit,çka kan bâ deri tash(kaluon 20 vjet) politikanat e Malësis me përmirsua jetesën e popullit.Malësija i don faqet e reja,politikën e re,Malësis i duhet mei hjek varqit e Podgoricës e Ulqinit.Ma kallzoni i parti Shqiptare çi e ka kryetarin prej Malësijet?Si duom me fitua komunën e plot kur vin urrnimet prej Podgoricet e UlqinitTana komet e Europes i blijedhin nanshkrimet për referendum e aty nuk ka a po a jo.
…..por gjeveris i duhet me shpall referendumin ni bashkohen nanshkrimet e jo meju ûl n’g’jû Millit ose Mogoshit e me lut a po nae nep a jo.Shum t’neruoshimit demokracin duhet me dijt me krkua.Poe dves Antonin a muj me organizua blijedhjen e nanshkrimevet e popullit për me mujt me shpall referendumin e sa përqin nanshkrime duhet me mujt me shpall refersndumin.Shum sukses i neruoshimi Anton ty edhe atyn djelmoçevet çi u prî.
E gëzoshi vjetin e ri me shnet e beriqet.
Ne mendimin tem. Ardhja e Shqiptarve esht Rinija. Si Antoni Dhe Tjer. U Lutem Te Gjiethve te lejojm Rinin Te na Bjen te Ardhmjen. Shqiptarve. Ne Toka Shqiptare Dhe ne Bashkimin e Tokave Shqiptare, E Verrtet se ketyre u Duhen Keshilltar Te Senqert. Dhe kan me Veprua ne menden e Tyre Dhe dote Arrij Objetivin Te Besave Shqiptare.
Ngushllime per vellain student, zoti iu forcoft ju Anton dhe familjen tuaj….
Pershendetje Anton,
Shum shkrim i qelluashem.
Dasht zoti qe disa komentuas me komentet e tyre negative, mos ta humbin vullnetin dhe energjin tande kaq te madhe, duke u munduar per te miren e Malesis dhe qytetarvet te saj.Vendlindja ka nevoj shum per student,intelektual dhe Malesidashes sikur asht Antoni.
Asht rast i rradh te takosh ni djalosh te ketill te ri vetem 23 vjecar sikur Antonin, kaq guximtar, me energji dhe njohuri kaq te madhe dhe aktivist i pa lodhur per vendlindjen.
Apeloj qe te perkrahim ket djalosh dhe te tjeret si ky, e jo ti sulmojm dhe te mundohemi qe ti mposhtim dhe qe te ju humbin vullnetin e tyre me komentet tona negative .
Vetem rinia asht shpetimi i malesis
Zoti te ruajt Anton dhe suksese ne jeten tande