Përderisa qeveria po kërkon të dëgjueshmit, statusi mbetët i njëjtë – i padrejtë, u shpreh funksionari i LdnëMZ-së Nikollë Camaj.
Duke folur për pozitën e shqiptarëve në Mal të Zi, në një intervistë dhënë Kodex-it, Camaj tha se në këto momente e vetmja gjë që mund të bëjmë, është që kjo pabarazi mos të heshtet, por të shkruajmë e të ngrisim zërin, tha ai dhe shtoi se shqiptarët nuk janë të barabartë në përfaqësim; pa vende të garantuara në Parlament, në punësim; numër i madh i të arsimuarve të papunësuar, shqiptarët mungojnë në gjykata e prokurori, në shërbimet në Kuvend, Qeveri e Kryeqytet, me ndoshta 0.01% të punësuar nga 5% e popullatës në Mal të Zi, kurse në shkolla janë të punësuar mësimdhënës të cilët nuk flasin gjuhën e pakicës. Ai foli edhe për përdorimin e gjuhës shqipe, duke shprehur se është një tallje ndaj gjuhës shqipe e cila nuk respektohet as në vendet ku jemi shumicë.
Camaj foli edhe për mungesën në lëmin e informimit por edhe për resurset të cilat keqpërdorën duke theksuar këtu të ardhurat nga “Të mirat Detare” në Ulqin, vreshtat e korporatës “Plantaze”, vijën e Parkut Nacional të Liqenit të Shkodrës, Parkut Nacional Bjeshkët e Nëmura. Ai përmendi edhe kërkesat e shumta të Malit të Zi për disa qindra malazez në Kosovë dhe theksoi se nëse Mali i Zi mendon të integrohet në BE me këtë trajtim ndaj pakicave, atëherë gabohen, dhe shtoi se shqiptarët nuk duan të jenë pengesë e integrimeve të Malit të Zi, por as nuk do të mbesin kurban i Podgoricës, sa do që për ata kjo është e rëndësishme.
Në pyetjen se kush e pengon referendumin dhe kujt i pengon Komuna e Malësisë, Camaj tha se kjo pyetje është për ata të cilët u ikin normave ligjore dhe premtimeve, megjithatë sipas tij, komuna i pengon DPS-së për arsye të qeverisjes së Podgoricës por edhe resurseve.
Ai u shpreh se është e çuditshme se boshnjakët përkrahen komunat e reja, të Petnices dhe Gucisë por nuk përkrahin komunën e Malësisë.
Tani ofrojnë një eksperiment të ri, të jepen disa kompetenca më shumë, por sipas tij kjo është një zgjedhje antikushtetuese dhe e papranueshme dhe është një dëshmi që Podgorica nuk mundet pa Tuzin as politikisht dhe as ekonomikisht, kurse po ata vazhdimisht mundohen të na bindin me të kundërtën, e që deri diku edhe ja arrijnë të bindin një pjesë të qytetarëve por edhe të përfitojnë disa politikan të dëgjueshëm, profiterë e fatzezë e që kjo zgjedhje të paraqitet si shpëtimtare, tha Camaj dhe shtoi se për ta, asgjë më pak se komuna e plotë nuk është e pranueshme.
Camaj foli edhe për rrolin e diasporës shqiptare duke theksuar se diaspora edhe më tutje vazhdon të ndihmoj të afërmit, studentët, të varfrit por e gjithë kjo nuk është e mjaftueshme që të ndjehet progresi. Nuk ka ndihmë në formë të investimeve, dhe ato as nuk mund të ndodhin deri sa të marrim vetëqeverisjen lokale në duar tona, të sigurojmë lejet (licencat), të pyetemi për hapësirën dhe urbanizimin dhe të tjera, tha Camaj.
Në lidhje me Listën për Shqiptarinë Natyrore të Koço Danajt, Camaj u shpreh se pse dikush duhet ta marrin si të keqe nëse shqiptarët e konsiderojnë Shqipërinë e sotme si artificiale, duke ditur se ajo në të gjitha anët kufizohet me shqiptarë dhe shtoi se për çështje të tilla vendosin fuqitë e mëdha. Ai u shpreh se kjo çështje shpejt do të bëhet e parëndësishme për faktin se të gjithë do të bashkohen në Bashkimin Evropian. /MALESIA.ORG/
asht I berziemllek I madh ne Malsi ci vec zotin en nim e pacim
Po drua se edhe AJ na ka harrua i neruoshimi Marian
Marjan, kjo asht fjala ma shpresdhanse, se pa Zotin asgja skem as nuk jem. Para atij na duhet me dale, e tana keto tjerat i lame sa do chi t’kem !
Shum i neruoshimi Nikoll,me respekt i lexoj komentat tua edhe kâm respekt pas Zotnija juoj si intelekt,si për tân intelektin e Malësis,por si politikana nuk e kam marrveshjen me ju.E dij se keni me dvet PSE?N’tok t’Malësis kurrkush nuk e ka fajin pos populli çi nuk din kuj meja dhân votën,ater politikanat e partijat politike. Mos thuoni se nuk kini pa shansën ju Malësort se populli va kapa dhân ty e Çunmuljaj,pse nuk e kini kërrkua nuk dij,por e kini pa.Pas politiket vjen Intelekti i Malësis,aj çi nuk âsht i angazhuom me politik.Kini me dvet prap, PSE? Vet pou thom ju e kini fajin çi heshtoni ,ju e kini fajin se nuk tihet zâni i juoj,ju e kini fajin se nuk kini plane as elaborate mei nimua Malësis e me xijerr prej fukarallêkut. Malësija ka both munsija por duhet me dijt me mujt e me…
vec bashkimi kombetar se tjeter gja per fill skempo kan luaj e po luajn me ne edhe ne fund qeshen atamala merrcha
…dasht.Çka i shkon Diasporës,normalisht kush muj,nuk asht e sakt se nuk mujn me ndodh investimi, kurrkush nuk i nalon e ata ka kallzua investimi n’kishën e Trijeshit, e besoj se kan kalua imilion dolar e kurrkush nuk e ka nalua investimin, ater pot dves ty e diasporën pse nuk i ka ra dërmêt dikuj me investua ni fabrik,farmë ose punisht dikû rreth Tuzit e besoj se ite levëdis ma shum se kisha.Bashkimi komtar i Koço Danaj e tanvet jâtynet çi pona qesin plûhnin ën sy, âsht veç me harrua fukarallêkun e tân Shqiptarit.Ata po thon:Po bashkohena, e po bashkohena tash 101, ater shkojn e krîjojn edhe i gjeveri por edhe atâ e daj copa copa. Kush jem na pash besën e Zotit e a dijm ka duom????
E dijm te tane Dode sa kudra kishet ije, ske nevoje me perserit me dheta here, por valla ti plas prej inadit ndach, se ajo barabar e ka zbukurua Nikmaradhin dhe rrin krenare ne ate koder, e ata chi kan shpirt dijne me e chmue, e ata chi skan shpirt po duen vech me hagr (petu ne fyt ishalla) se vech per me hager menon vech bagtija. Kol Caca chi ka menua edhe per tjeter e jovech per fabrik konzervash, ka pse me deke e pse me jetua. Ti po thua kini me dvet per ata e kta, po duket se spaska te interesuem e u pshtove pergjigjeve
Kurro lexoje edhe 2-3 her ater ke ne vu re se pse diaspora nuk investon ne biznese.
Njerzit nuk investojn aty ku nuk kan garanca. Nuk duen me investua kur Mugosha asht zot aty. E ne Kisha asht humanitare dhe jo investin profitabil dhe aty nuk mundet shteti me nderhy
Kur e analizon tekstin e ti se si asht shpreh ne lidhje me platformen e shqipris natyrale, se cka thot kur e pyesin se sa asht i realizuashem ai plan, shihet se ky asht tipik t…., Hysmeqar i pushtetit qe e kane fut tash me luaj rrolin e t…… te ndershim….
Ky asht ma i keq se vaseli e ma t… se Nika.
vetesh e kqyr en ftyr kete figur pa me fol se cka ka ba ky tash 23 vjet ku ne ato vjet me dheta her ja ka ngul thiken n shpin popullit te vet…
Kjo qe flet Nikolla eshte kampanj parazgkedhore!
Tash kur DPS i ka lan pa lek Nikollen, dhe kur as Bardhi nuk ka me i dhan lek, tash e kan fort keq punen shqiptaret!
Po kush e ka fajin, nese jo ju, qe per 24 vite ishit dekor i ati pushteti antishqiptare!
Barrja rrin, i zoti nuk e len!
Pajtohem se zotin N. Camaj se vertet eshte koha per te ngrit zerin kunder padrejtesive qe po i behen popullit shqiptare, e ne kete rast atij malsor. Mirepo, kjo padrejtesi nuk ka filluar sot, as dje, por ka vite e vite qe nje gje e tille po vazhdon pa kurrfar presjeje apo pike.. Eshte koha te te reagojme per kete dukuri famkeqe per popullin shqiptar po jam skeptik se vertet e kemi seriozisht ??!!! Per ti thene stop kesaj pradejtesia duhet te jemi unik, por jo, e besa Jo e Jo, sepse jemi e zeza e vetvetes.. Kush me vetedije e kush ne mungese te saj, kush me interesa personale e kush viktime e ketyre te pareve, po veprojme mrapsht e vet mrapsht.. Deri kur keshtu???!! Eshte koha e fundit qe te bashkohemi dhe me ndihmen e Tiranes deh Prishtines Ti themi STOP, perndryshe na iku treni…
Meqense kam respekt per disa analiza t’juaja Anti-Rexha, mendoj se N*****a shum mire i ceki disa gjera per problematiken aktuale. Poashtu mendoj se ne zgjedhjet e aredhshme Lokale duhet te avansohet cifti i tille.
O KURRAVIC ,PASH BESNE ZOTIT MET DVET DICKA.ABAN? PO A FLEN TI KTU EN KETR PORTALL.IJE DIT E NAT KTU. HAHAHA.PO SA MIR KE KOH,IJE PENZIONER SIGURISHT. ELLE I GJA I NERUOSHMI KURRAVIC. TISHE AQ BESNIK KOMIT E SHQIPTARIZMIT SA CTEKIJE BESNIK -MALESIA.ORG-UT ATER KISHE ME KEN MAJMALLI PATRIOT ,POR FATKEQSISHT I KE PAS DO KOMENTE ,CHI MASHUM U MASHE KRAH MALAZEZVE SE SHQIPTARVE .? PSE MORE KURRAVIC??PSE VLLA?POP A NUK I NJEF SKIJET? OSE NDOSHTA I NJE POR ASHTU TE PELQEJN DHE I RESPEKTON.KUJDES KURRAVIC SE I HUAJI KURR SMUJ MET DAL I MIR ASHTU SI CH MENON TI.SIDOMOS JO AJ I HUAJI CHI ME SHEKUJ U MUNUA MENA ZDUK PREJ KETUNE TROJE. RRNOSH SA MALET E MALSIS (OSE T MALIT ZI)KURRAVIC
Mir e ke por adin çka t’mêgon ty edhe Unifikimit( Unifikimi+Gjyka)?Juvet u mêgojn argumentat se nuk dini me diskutua me argumenta.Kû jâm përshtet vet Malazezvet,ma gjêni i koment ater mujm me diskutua.Kurr nuk kam me prênua se asht për populin e Malësis ma mir me harxhua dolart për kisha se për xhvijellimin e Malësis,për existencën e komit.O nifikim mos i bâ Malësort bakti,por thoji, nimoji vetit ater ka met nimua edhe Zoti.Nuk vije me kên ma katolik se Papa Frâni se aj va ka lexua leksionin tanvet çi doni me kên mai meath se aj e me harxhua dolart atje ku nuk duhet.
Po more aj ka porosit bile ti rrenojne edhe kto kisha chi jane e jo me godi tjera hahahaha Po kure po na dhimen ne dollart e huej, chi sjau kem ba munimin, si kishin me na u dhim dollaret tane hehehe
Jo ,jo Unifikim+Gjyka,nuk ka tha me rênua ato çi jân por mos me godit atje kû nuk duhet.Vet nuk jâm kên kadit ën Trijesh por kujtoj se Trijeshi e kapa Kishën.Ti nuk e more vesh Nikollën kur thot se nuk asht both mei nimua Malësis veç humavitar por duhet me investua n’xhvijellimin e Malësis.Po thot se nuk mujn me ndodh investimet se Malësija nuk e ka vetgjeverisjen,por nuk i ka përmêt ata çi kan dasht me investua por nuk i ka lân shteti i Malit Zi.Edhe sot e përmêt kadikush fabrikën konzervash çi e kâmpa marr si shêmull investimit ën Malësi,ater kan qesh me mua,por nuk kan mênua se sa fushali e malacak,me pêm e perime, edhe puntor ën fabrik e kishin gjet punën mei fitua rrogat e me ushqimua familen,por jo ju doni me godit kisha e xhamija e populli deti lëshoj votrat e veta.
pershendetje
Me vjen mire kur ndigjoj te gjithe politikanet qe vetem kan filluar me u zgjua nga gjumi, qe kane filluar ta ngrisin zerin. Por kur e di qe e gjithe kjo ja fillon per shkake te votave kjo me brengos edhe me shume.
Ti kujdestaro ose i perzie kusijat ose shpifesh me qellim se ld as nikolla nuk jane ken dekor i kesaj gjeveri por opozite e per keto te padrejta ka fol gjithmone e jo vetem tash ci ka met pa lek sic po thua ti, apo se asht kampanja parazgjedhore, megjithse edhe ne ta ka te drejte. vet vec kisha me dasht me ma gjet dikush i tekst ku ld ose nikolla thone se shqiptaret ne mal te zi i kane mire punet. Po duket se ti kujdestaro e ke nis fushaten, po per ka se di? Ket her pajtohem me Deciqin krejtsisht. Vertet e kam lexua komplet tekstin e nikolls ne kodex e ma merr menja se nuk kem shume ci i thone gjanta si ky. kija inat e folja hakun se ky shkrim te neron e jo si do shkarravina te do demek politikajve ci po kem rast me i lexua tash do kohe.
Duhen ngritun herojt nga vorrime ne krye Ded Gjon Lulin L Gurakuqi At Mati . Prenushin me fillue nje kryangritje te armatosur ose nuk keni gje prefill
per se Anti-Rexha nuk keni koment ne nje shkrim/opinion te shkelqyer te z. Camaj!?
nese e kritikoni edhe kete, atehere ashte problem me juve z. Anti-Rexha!
Po me shume vrejtje ju lexova disave ketu komenten ci pasha zotin nuk kisha meva publikua as njave .as sukan faj kishat as xhamijat por uka faj kryet dhe pa besija dhe inadi tecilet ekini ndaj njani tjetrit .duhet ndalur dhe mendoni pak hapni syt e shiqoni nga qielli se ne can doni ashte koha e bashkimit e jo e shkatrrimit sepse sic veproni ju me inade me partinate ndryshme te shitur per interesa personale ata njerz jetojn vetem kot?Vllezer te dashtun duke fyer njeni tjetrin e me inade nuk fitojm gje ashte koha ja sot ja kurr duhet te punojm me shpirt dhe zemer per bashkimin e te gjith trojeve shqiptare te nderuar malsor mosni me inade me njani tjetri por me nje dashni asht mun ta fitoni kominen mun ti fitoni te gjitha te drejta sikur cdo popull tjeter bashkimi ka ber fuqin gjithmon…
“Guri” Per shkrim nuk kam verejteje. Nje shkrim i shkelqyer. Ne politike duhen compromise.
Nikolla te vazhdojne me keteo qendrime. Do kete perkraheje. Shume kea ndejte ne hijen e Bardhit dhe dikur Lek Gurit.
E gjitha kjo eshte propagande para votave
do e prenojne e gjithe politika shqiptare ne malsi kete variant te ri per komune te plote.
Nikolla kurr nuk ka ndejte ne hijen e kurrkujt e as te Bardhut e as te Lekes ,se per te ndejte ne hije e tyre duhej te ishin ata me te medhenj se sa Nikolla perkundrazi ,jo vetem se Nikolla eshte me i malle perkah masa fizike ,por eshte edhe shume me i malle perkah masat dhe aftsite intelektuale dhe vizionet politikLeka kurr nuk ka qen pengese per kurrkende e me se pakti per Nikollen ,perkundrazi ai me guximin e tije i ka trimsuar dhe i ka avansua antarei e LD te shprehin lirshem qenrimet e veta politike,gje qe nuk mund te thuhet per Bardhin uzurpantin me te malle politike shqiptar qe nga vdekja e Enver Hoxhes.Ne fund dua te ceki se Nikolla ne cdo rast ku i eshte dhen rasti e ka shpreh buntun e paknaqsi per poziten e shqiptarve nen M.Zi
A po “Anti-Rexhe” po!?
Fondi Humanitar “Malesia” bartese e te gjitha aktiviteteve te njezet vjeteve te fundit qe zhvilloj diaspora jone ne New York, me mbi nje million dollar kontribut konkret dhe shoqata qe ndihmoj luften e popullit te Kosoves dhe refugjatet e saj, ku prej radhave te saj qiti edhe luftare te lirise, simbas tejet na qenkan anti-kombetare!
Ne shkresen time te siperme per qellim pata zbulimin e fytyres se vertete te “Anti-Rexhes” dhe nuk mendoj ashtu si e postova dhe per kete kerkoj falje komentatoreve.
Ti “Anti_Rexhe”, pa aspak tyrp, me disa qe tragjedin e malesise e keni be object te perfitimet personal duhet larguar sa me par nga jeta politike e saj.
Ld ishte dekor i pushtetit, Ajo nuk ishte opozit, por duhej te ishte pozite e shqiptareve, duhej qe te largohej nga parlamenti, te organizonte protesta, dhe nese per23 vite pranoje te jet mercenar i mehmet bardhit, te largohej nga partija kur kishte interesdhe te kthehej prap per interes, te themeloje komunen urbane dhe qindra tjera te keqija, qe ja beri malsise, ateher ja pashi hajrin ati dhe shokeve te ti qe shkatrruan ceshtje shqiptare per interesa personale!
Persa i perket tekstit, edhe Rrahman Morina kishte retorike te bukur, e mos te flasim per poezit politike te Ferhatit!
Nikoll camaj tash 23 vjet esht ne LD dhe deri sot nuk e beni as ni gja per Malsin,vetem se e jep nga ni koment her aty e her ktu..me ken Nikolla ashtu si thot ai dhe disa tier per ta ai asht dasht me ba ma shum se vetem disa komente ne per gazeta,ai mir e din se ku esht vendi me shkua e me kerrkua te drejtat e shqiptarve dhe te drejtat per komun..kur se ti unifikim na e chave ….. me fe tâte me chifuten e arab,ni i don aq fort hajt e shko en arabi te ta e mos qesh ken tjeter kur e shpreh mendimin e vet si psh.kurravica..
O e Verteta jeta politikanat tan folin tash I 20 vjet po cka kan godit shtrohet pyetja?Folin si kan qief e veprojn si u thot xhaxhi gjukani (gjukanovici). Si kryetari komunes ci dha dorhjekje e kthyen mrapsht.E jashtu I ke edhe kta tiert se kurrnja prej tyne en menyr te pa knaqun nuk dha dorhjekej prej parlamentit se duhet me hager.Ashtu ci mos u beso se tetan jan per te mramen e vet e jo per mua e ty. Votoni kate doni se nisoj asht si serbi si malazezi e kur I kqyr politikanet qe ullheqin popullin SHQIPTAR parashtrohet pytja a jan turq serbe malazez apo muxhahedina se shqiptar jo ci jo
Prite Zot,kurrgjâ kûdra Nikollet as Vaselit por kisha me dash,jo veç vet por tân Malësija, det punojn bashk për t’mirat e Malësis me gjithse jân t’dam me partija.Na nuk e kem gjeverin e vet me mujt mepa aq shum partija e mosmarrveshjet.Ni u bashkoshin Malësort ater nuk ka vêt tjerat partija,as Boshnjakt as DPS-i
N. asht njeri i pushtetit njeri i sigurimit, kjo mund te deshmohet me shume gjana, e nje nder deshmit kryesore eshte se N, asht i punsuam si Profesor me i msua Policin e Malit te Zi shqip, sepse eshte kusht nga BE-ja ne akademin policore te Danilovgradit…
Vetem dua me te pyet- a je normal ti, a i frikohesh Zotit ndopak per keto shpifje!? Po edhe sikur telogjeronte gj. Shqipe ne akademine policore, cfare te keqeje paska aty?! A jeni normal o njerez…
Burra e burrnesha duem me fol e me shkrua se te mujme. E keshtu rregullohen gjanat!!!!!!!!
Kur nji Zoti ka mujt me FJALE me krijua gjithsine, si nuk munden tane polititikanet shqiptarme fjale + shkrime me godit nji pocaverr komunet!!!!!!!
Po thone se tash 20 e kusur vjet po munohen me fjale e shkrime e prap pa rezultat…Jo rezultati asht ZERO per shqiptateret.
Wwilson une po te garantoj se kjo nuk eshte shpifje por eshte informacion i vertet 100%, dhe mua ma tha nje person te cilin e ka nal policia kufitare edhe njeri prej tyne jasht drejtua shqip, ky e ka pyet a je shqiptar ti? ndersa polici asht pergj jo po jemi duke mesuar edhe shqip, sepse kemi profesor N C ne akademin policore.
Nese ti nuk po e dike se cka don me than kta, ater mos u merr me kete pune xhanem…
Si ky patriot kaq i madhe, dhe “kundershtar i pushtetit” u zgjodhe te jap msim gjuhet ne akademi policore….
Kete informacin per here te pare po e marr vesh tani, por edhe nese eshte e vertete, une ketu nuk po shoh asgje sekrete, e asesi si dicka qe po dobeson poziten tone si shqiptare! N. profesor i gjuhes shqipe eshte, diplomen patjeter e ka origjinale e jo fallso, e atehere cka na qenka skandaloze ne kete lajm, qe po i meson policat shqip(gjithmone, nese eshte e vertete)?! Une per vete shume me shume do doja sikur policet te me drejtoheshin ne gjuhen shqipe!!!
Shum t’neruoshimit,sot e ka prû gazetari Musa Gjoka reportazhin “n’Mozaik”RTCG prej Malësijet i farm me berre,thî edhe me lop tâmlit çi kimei lakmua gjithicilli njeri,i bukuri t’Zotit. Jâty duhet politika e Malësis me punua e me kujdesua.Ater i ka prû reportazhat çi jân populli pa letrik, pa uj e pa ur e ka prû i tietër pa rrug e nuk muj as doktori me dal ni asht kush i lik(smût).Politikanat e kan harrua malin çi âsht simboli i Malësis,jâta çi jân hala atje sipër i ka harrua politika e Zoti.Kû âkên maimir Rrushi e fiku,kû âkên maimir dhuja e delmja, edhi e qigji se brîs Deçiqit, Suket e për buz Cemit.Faleminerës prej Musa Gjoket çi e ka çkjarua igrim situatën ën Malësi,çi i ka marr t’shtirat e t’mirat për me pa politika se kû gabon.Nuk âsht e randsishme veç fusha e Malësis por…
…edhe malet e kan zânin e vlerin e vet si gjithmon.Mos i lêni me hup edhe ato shpija me rop çi luftojn për existenc t’vet e pasardhjes e tynet.
Ëm falni burra se deshta edhe diçka me tha:Kurrkush nuk kame ardh prej Tirânet, Prishtinet,Ulqinit ose Podgoricet mei nimua Malësis ni mos na nimoshin politikanat e intelekti i Malësis.Shum e shum munsija jân por ato duhet mei gjet Intelekti e politikani bashk e jo t’përçam.Thuoni iher e përgjithmon:”Both âsht se jekshtû nuk shkon matej”
prof.N C shkon me ligjirue shqip kadeteve policor ne Danilovgrad,kurse prof.P T shkonte me ligjirue shkjenisht ne univerzitetin,Luigj Gurakuqi ne Shkoder ku gjuha malazeshce eshte e domosdoshme per cdo student shqipetar….keto jane rrethane te nje miqasije dhe fqinjesije te mire.Mosni burra! s’behet puna hallagrep! vellazerim-bashkimin na e ka lene amanet Marshali,kurse i “madhi knjaz Nikolla” e ka pas lane ne fjale; Crna Gora ima 6 gora a sedma je Malisora! Disa malesore ne kete portal jane ndjellekeq e nuk kane kurrfare shije per shtetin tone te bukur malazes.C’fare te keqe ka kembimi i oficereve (ne shah) pra i prof.N dhe prof.P T.Kjo nuk eshte tjeter vec se nje marrje e nje posti te ri ne nderrim!
Per mue nuk eshte pune e madhe se N paska shkue me u ligjerue shqip kadeteve policor ne qytetin e Shqepan Mali”,por mua ma ngacmon kurreshtjen se si e gjeti N kete pune? valle a ishte shpallur ndonje konkurs ne gazeten “Pobjeda”? ne TV Boin?,apo ne Malesia.org?,sa profesore tjere kane konkurue per kete vend pune?- Apo ndoshta malazezet e ndiejne vehten me pendes qe ia paten vra gjyshin e tash duen me i ndreq bocat me N?
A ini burra, edhe gjelosh, mire se ju gjeta. Ky N baka faj te madh burra. Tash e mrapa, asnji profesor qe flet shqip mos me i psua ata ci nuk folin shqip, anji doktuor shqiptar te mos shnoshin pacjent joshqiptar, asni sportist te mos luej ku tjeter vec ne shqipni a kosove, asnji shqiptar mos perktheni ne gjyqe se de te bajne vrakacoret ate pune. Qe kjo asht urtia malsore, thaftna krahi. I shok emi ci perkthen me tha se N.C asht ken perkthyes daçiqit. Interesant si nuk kan shpall konkurs e me xgiell noj gjuhtar tjeter se kem sish boll. Lum malsija me ksi gjeloshash. Vet u propozoj tan ktyne qe i bajne punet qe i permenda te mos merren me ato pune por te presin sa familjet va pan gjeloshi. Natyrisht gjeloshi va pagua edhe gasin e tan billat.
Sillu e pshtillu bjer n’kunj e lidhu! – SA PER MUE- N.C.-U BAFT VLLADIK! por interesat jetsore e interesat kombetere jane dy! Ne se per prof.N kjo asht nje loje interesi personal,atehere veprimi i tij asht ndryshe,dhe ndeshet troc me idene e gjyshit te tij Pjeter Zekut,Ded Gjo Lulit,Adem Jasharit Koco Danaj,Leke Lulgurit etj.Nje malesuar qe del neper media dhe deklarohet per Malesine e lire – pa malazes,per Shqiperine Natyrale,qe ka ndijnja patriotike te nje nacionalisti shqipetar,une nuk mund te bindem se malazezet kane me zgjelle ucitel,e ku? ne organet e puneve te brendshme.Une nuk mund ta besoj se cuni i ri Anton Lulgjuraj kishte me pranue at post! une kurre nuk kisha me besue se Administratori i ketij portali kishte me pranue at detyre dhe ne anen tjeter me mbajt kete portal.O…
C’far mendoni ju zoterinje,sikur organizatoret e Seminarit te Hotit qe u mbajt ne Detroit ta kishin dijt kete”sekret” se, prof.N.C.ushtron UDB-ne e Malit te Zi ne Danillovgrad,zor se e kishin ftuar si delegat ne Seminar.E paskena pas thirre Lalen me na mbajt fjalen! hajde or lale,hajde,te ben lala ty.SI ME I SJELLE KOTROVES ME GUR,SI GURIT ME KOTROVE,E MJERA KOTROVA,e t’mjrert na me ju!