Tirana: Shqiptarët në rajon janë agresivë ndaj njëri-tjetrit

komisioni-politiken-jashtme-shqiperiNjë raport i ministrisë së Jashtme tregon me shqetësim marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve ne Ballkan. Përveçse pohoi gjendjen e tensionuar të shqiptarëve në shtetin maqedonas, drejtoresha e Drejtorisë Rajonale në ministrinë e Jashtme, Shpresa Kureta thekson probleme agresiviteti edhe mes shqiptarëve në Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës

Aristir Lumezi dhe Denion Ndrenika

Ministria e Jashtme e Shqipërisë raporton se marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve etnikë në vendet e Ballkanit janë agresive ndaj njeri-tjetrit.

Shumë shqetësim përbën marrëdhënia ndërmjet shqiptarëve në shtetin maqedonas.

Kryetarja e Komisionit të Politikës së Jashtme të Kuvendit, deputetja socialiste Arta Dade foli me shqetësim për qëndrimet që deputetët shqiptarë në shtetin maqedonas mbajnë ndaj njëri-tjetrit.

Zonja Dade i bëri komentet në një mbledhje me dyer të mbyllura të komisionit që në dhjetor 2013 kur u paraqit raporti i ministrisë së Jashtme, i siguruar nga gazeta “Illyria” dhe i botuar për çështje të ndryshme në vazhdimësi.

Ish-ministrja e Jashtme, Arta Dade ia parashtroi shqetësimin Drejtoreshës së Drejtorisë Rajonale në ministrinë e Jashtme, Shpresa Kureta, e cila raportonte në komision.

Bashkë me anëtarin e komisionit, deputetin e Partisë Demokratike opozitare, ish-ministër i Jashtëm, Aldo Bumçi, zonja Dade tha se kanë qenë në shtetin maqedonas, me nismën e tyre, por në takimet me ta kanë vërejtur shumë agresivitet.

“Unë do të kërkoja, ku konkretisht mund të luajmë rolin tonë, me zotin Bumçi kemi qenë në Shkup dhe me iniciativën tonë bëmë takime me deputetët atje. Ka një inat të shfaqur në mënyrë agresive edhe në takimet që bëjnë me ne dhe ku është një nga elementët që nuk është në favorin e tyre, nuk diskutohet”-tha kryekomisionerja e Jashtme, Arta Dade.

Ajo shtoi gjithashtu se deri tani nuk është kërkuar prania e diplomatëve, gjë që ndodhi për herë të parë në komision, por tanimë beson se “do të vazhdojmë”.

“Për ne si Komision i Jashtëm i Parlamentit, – tha ish-ministrja Dade, – rajoni është nga drejtimet kryesore të politikës së jashtme. Pa dyshim kontaktet me specialistët e rajonit do t’i kemi më të shpeshta dhe besoj që është në të mirë të dy palëve”.

Ndërkohë, drejtoresha Kureta kërkoi ndihmën e deputetëve për angazhim të tyre në pajtimin dhe kohezionin e faktorit shqiptar në rajon.

Përveçse pohoi gjendjen e tensionuar të shqiptarëve në shtetin maqedonas, kur tha “të gjithë e dimë situatën në Maqedoni, me sfidat që ata kanë që nga çështja e emrit e deri te zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit”, zonja Kureta theksoi probleme agresiviteti edhe në Mal të Zi dhe Luginën e Preshevës:

“Ka një mungesë kohezioni midis shqiptarëve në Maqedoni, midis shqiptarëve në Preshevë, midis shqiptarëve në Malin e Zi. Me ligjin e ri, për shembull, në Mal të Zi, në rast se do të kishte një listë të përbashkët të faktorit shqiptar, që do të hynte në zgjedhje, nuk do të kishte dy deputetë, por do të kishte katër apo pesë deputetë shqiptarë”. /Illyria/MALESIA.ORG/

15 Comments

  1. Zonja dade ju si Shtet shqiptar u dashka qe te i ftoni kta deputet prej maqedonie luginet dhe malit te zin ne takim ne tirane per kshillime dhe te ju ndihmoni . Per ta drejtua popullin ne rrug te bashkimit .sukses shpresojm.

  2. Sot ka arll koha ni her ne jeten ton ci lideret ton mujn me vendos per fatin ton ci na bashkojn trojet tona iher e pergjithmon Bashkimin Shqiptar tash 100 vjet Shqipnija sasht kjen e zoja me vendos vet por kan vendos te tiert bashk me ata shqipfolsa ci kan punue pr Turqi e te tjert Shqiptar ci kan punue pr Srbo Malazez e per Greqi tan kan punue anti Shqiptar edhe ne koh te some do lidera tan bashkpunojn me anmiqt tan shekullor Aman Shqipni bashkoj trojet e veta ngrite zanin se edhe Diasporen eke me veti per ni Shqipni Etnike ✊

  3. Ky eshte edhe nje LEKSION i mire per lideret politik shqiptar ne mal te Zi qe duhet te bashkohen dhe bashkepunojn me njeri tjetrin per te miren e shqiptareve ne ato treva. Duhet qe te gjindet nje formule e veprimit dhe bashkepunimit per hire te SHPETIMIT..Besoj se edhe qeveria shqiptare do te bejn perpjekjet e veta MAXIMALE qe te arrihet nje marreveshje e atidhe. Me jepe shpres fakti se ne ate tubim ne Tiran shifet edhe Opozita se aty ne foto shifet edhe Eduard Selami, dhe shpresij se do te merren hapa perkates dhe shteti shqiptar duhet ti therrasin ne konsultim te gjithe kryetaret e partive politike te shqiptareve ne Mal te Zi, dhe tua grehin veshin, se perndryshe na hager dreqi……dhe do te jete vone nese edhe kesaj here sbejm dicka…Apel Shqiperis qe mose ti len keto vetem ne…

  4. propozime pore te vazhdojn me konsolidimin e subjekteve politike shqiptare ne mal te zi, deri sa te vime deri te nje situate me e mire per shqiptaret ne ato troje.Duhet te jau ulin pake QUSKEN atyre lidereve atje, te mesohen pake me ndegjua dhe me respektua njani tjetrin per te mire te vendit.Duhet bta ken nje kualicjon dhe nje udheheqje atje, qe te merren pake veshe, e jo tane leshohen ne urti pernjeher, e keshtu se njef qeni te zone(i thone njaje fjale), mandej mburren me Pushtet pa Pushtet, aty askushe ska pushtet derisa ska te drejta dhe liri..Munde te themi se kane do rroga qe i marrin nga pushteti, pore pushtetin e mbajne vete malazezet..Komuna me KOKE NE PODGORIC sduhet te pranohet me asnje kushte..Nje univerzitet ne gjuhen amtare ne ULQIn sa ma pare, dhe poashtu te drejtat ne…

  5. Morinen e kan vera se ka dijte shume per ata qe u ka servua. Nuk di mire cka u ba me Sedo Bajramovic. Mbasi themeloj Bosnjen ne Malesi ,Ferhati fitoj azil ne shtetin Ame Duhej te gjindej afer sali berishes..Mos e identifikoni Ferhatin me musliman. Aj nuk asht musliman aspak. Dinosha ka ngelur si nje ishull e rrethuar me Boshnjak e Malazez.Me shqiptare patriot por udheheqes fatal. Sikurese pjesa tjeter I Malesise. Ne Tuz luten per Erdoganin. P P eshte I nxanun me delagacione malazeze. Ne Sukruq luten per Bushin e Markel. Ne Gollubovc luten per Putinin.Diaspora shqiptare do lutet ne presence te presidentit te SHBA .Do shofim cfare direktivash merr Shoqata humanitare “Malesia e Madhe”. Nese nuk organizojne lutjen atehere te gjith e kuptojme se Trieshi ende ka kapetane.

  6. Te shofim sa i besuashem eshte “Pasqyra e ngjarjevet”. Rama do ju ngrehin veshin. Me siguri. Por Rama eshte specialist.Ai dhe na duhet duhet te ju ngrehim veshin dhe te ju zgjasim sa Gomarit. Si Rama ne mes te Vjenes. Por Pasqyra e ngjarjeve don “Consodilation”. Kapetani ka harxhua me muaj ne Malesi tue forcua koalicionin. “Preko Morace”. Duket se Kosova ka ngarkua Ramush Haradinaj te merret me shqiptaret nar Mal te Zi.
    Duket se NIK GJELOSHAJ eshte bere zadhensi i Bardhit, Fatmir Gjekes, Cungut, Nimanbegut, Kajoshaj. Nuk ndigjohen. Ku ini UDSH.
    Mugosha e kap Veshin. Nuk ndegjon mire. Asht mesua prej Miloshevic ;” Ne cujem dobro. Uhapsite Vllasia”. Dikur fort e ka dashte Miloshin. Bashke me Milon.

  7. po kjo DADA pse nuk ka than cka me ba na, a me dal kacak en mal si me 41 a por me ndjeke Milladin Popoviqin e Dragan Mugoshen??? se jekto ci tek ka terrtakat kjo DADA e partise komuniste na i dime qysh kur asht ken ajo studente! pershemull, ne sna don shqipnia, sna don kosova, sna don mali i zi, te tri vende me partite komuniste n pushtet, tash si me ja ba na???? o DAD, hiqu p….sh!!!

  8. Kjo esht hera e par si me duket mua qe nje qeveri shqiptare shpreh shqetsimin per mos vetorganizimin e shqiptareve jasht dy shteteve shqiptare. Qeverit shqiptare te Tiranes dhe Prishtines qe mbledhen ne Prizren duhej ma konkretisht dhe seriozitet te ndihmojn ne mnyra te ndryshme shqiptaret, jo “partit shqipetare” qe te bashkohen dhe te bashkpunojn me qeverit e veta ne Tiran dhe Prishtine. “Lideret” e shqiptareve ne Maqedoni, Serbi e sidomos ne Mal te Zi qe mbajn vehten si Lider te nje partije qe ne zgjedhje lokale fitojn ma pak se 100 vota. Tyrp per ata “lidera” te vetshpadhur. Asnja prej tyre nuk terhiqet por sa merr rrogen e pare nga “partia” kontrodhon financat dhe edht lojal komplet ndaj pushtetit antishqiptar. Ne Mal te Zi Bardhi, Ferhati, Nikolla, Vaseli, Nikolla, Zenka,…

  9. vazhdim…… Gjergjusha, Muhamedi, Gjeloshi e shum e shum Gjelosha e Muhameda tjere te bashkohen te japin dorheqje dhe tu kerrkojn falje shqipetareve ne Mal te Zi. Duhet me ja nis pre fidhimit. Nuk e di si do te ja bejn per rrogat qe i kan me Euro. Lus Zotin qe te ndodh kjo se situata per dit dhe me e keqe esht. Kam vite e me kujtohet pak kur zgjedhjet beheshin ne mes dy personave ne Malesi, Rr. Gojcaj dhe Ferluckic, te dy te propozuar nga pushteti, as ater se kemi pas punen ma keq.

  10. po ini dal mech.po chka u mengon shqiptarve ne mal te zi? keni mu da si shyta tremem. chi ka lyp brijenat ater i ka hup elle vesht. rrini rahat se mir ijem en malt zi

  11. Pasha zotinduket se ka here e kena prefill e jo sot ni kim ne pes shtete tre fena e 300 partina gjthsecilli persvetit jo ma larg se dje na e pajten simpoziumin per Hotin e cka kan ba ata ma shum se ne tjert a vec me thye laft e kuj ,a thua se nuk e njohim njani tjetrin na e dim se jan pagzua ne der te stamollit qe jata kan ba ma shum se na tjert anmiqt tan nuk flen por punoj’\ me na perca nuk u vehet edhe fort faj se na I kem fajet e medha

  12. Ska thon asgjo t’re. Fatkeqsisht na Shqiptaret jemi e zeza ma e madhe e vetvetes. Historikisht vetem I her jemi kan te bashkuem: ne kohen e Kryezotit te Arbnise GJERGJ KASTRIOTIT. Sa na perket neve Shqiptarve en Malsi edhe n’periudhen historike ma te randsishme egzistenciale te SAJ, me 6.Prill 1911 jemi kan te ndar sepse disa nga tparet tan e donin ma shum robnin se Lirin, ma shum pushtuesin se vllaznit e vet t’gjakut t’cilt luftuan per kyt Liri te Shejt,per arsyen e vetme se me pushtuesin ndanin t’njajten fe te cilen po ky ua kishte imponua me dhun disa breza ma par. Shumica e pasardhsave t’atyne ci luftuan n’anen e pushtuesit jo vetem ci nuk pranojn,nuk kerkojn falje dhe nuk distancohen nga ky gabi(PERJASHTO DISA DHE VETEN TIME), por vazhdojn rrugen e tyne te tradhtis.

  13. O, “marathon” a po na shet mend se si ne duhet jetuar ne boten e perrallave malazeze.Ti me ortaket tu jeni bere sherbetore te perulur e te qafosur me ta.Turpi qafes e kres u qoft.Po beni sehir e jete perrallore ne kurriz te Malesise! valle,deri kure?KOSOVE REXHA BALA e ka nje mesazh per ju;
    ***

  14. o vije mu llan drejta jaq sa shqipnia u nep drejta malazezve ne shqipni. zdin kush se jan gjall a pak. as skan gjuh,as shkolla as flamur as i sen. e pse ashtu rexha bala a din mem tregua pas chi kenke aq i mechim(kur flen). ni dish ata mem kallzua ater ndoshta ta prenoj .ni mos din ater rri urt e mos na shit patriotizam kot. se kollaj a me shkrua n portal e mos me ba as ni sen as per kom as per shoqni as per kan ,pos per at tmramen e vetit. kollaj asht ata more bala. kollaj a me shkrua e me kuvet. sebesoj se ke ba as ni sen kur aken koha.pse pe di ata? i njof tipat dhe profilet si ty. hajt tung shqipe,se nuk ije ma shqiptar se vet as keme ken

  15. Shqiperia e ka mire, shqipetaret jane teper agresiv me njeni tjetrin. Nese se besoni vetem shifeni V C ne sukruq qysh se ashte kthye ne Malesi ju ka shpalle lufte te gjith politikaneve atje me pretekst je jane me pushtetin. Rrine tue sha e gia si ma e madhja gabelice se malesort nuk dine te bjen aqe poshte. Kurse me malazezet eshte qing tane jeten si ne Amerike eedhe tash atje. Ksi njerit me mungesa mendore eshte shtire per te takua. Aktivistat ne Amerike thone mos ja pacim ma bojen psikopatit te terbuam e ata ne Malesi mezi presin tja shofim shpinen. I deshiroj udhetim per ne Argjentine eshte atje nji banes e hapur qe dikur i takonte Artukoviqit. Te gjith do te ishin me mire pa ty o V. Gj.

Comments are closed.