Tregu i ZI në Tuz, qendrën e Malësisë (intervistat)

tregu-ilegal-tuzKy është i ashtuquajturi tregu i Tuzit ose siç dëshirojnë shumë ta quajnë atë, sidomos në kohë të fundit Delta City, edhe pse asnjë gjë, përveç llojllojshmërisë së artikujve nuk përngjan me të.

Siç shihet edhe nga pamjet dhe filmimet që i bëmë, këtu blerësit potencial mund të furnizohen me një gamb artikujsh duke filluar që nga fletoret për nxënës, përmes veglave të ndryshme të punës e deri tek teknika dhe teknologjia e re, siç janë televizione videorekorderet e shumë artikuj të tjerë.

Çka mund të vërehet këtu besoj se nuk do të gëzoi asnjë “llajk” thënë me zhargonin e facebookut, është se këtu shiten edhe artikuj ushqimor, të cilët nuk durojnë dot shitjen në ambient të tillë siç është psh sallami dhe prodhime të tjera nga mishi.

Kuptohet se ky nuk është tregu i vetëm në botë ku bëhet një tregti e tillë, mirëpo sigurisht se është i vetmi treg në një vend që pretendon të jetë anëtar i BE ku tregtia zhvillohet në këtë ambient dhe në këto kushte.

Se si vlerësohet ekzistenca e tij nga disa qytetarë të Tuzit dhe Malësisë, por edhe nga disa individ kompetent do të ndiqni intervistat në vazhdim.

Sidoqoftë dhe sido që të zgjidhet fati i këtij tregu, ta quajmë të zi, mbetet burim të shohim, por deri atëherë kur ai të rregullohet dhe tregtia në të bëhet në kushte që i meriton një treg, ky vend mbetet burim potencial i infektimeve, i sëmundjeve, bombë e vërtetë ekologjike dhe pasqyrë jo e bukur për Tuzin dhe banoret tjerë të Malësisë.

Shpresojmë se një ditë fëmijët tonë nuk do të marrin shembull se si mund të fitohet një lek pa paguar tatimet dhe taksat e ndryshme mbase edhe në një ambient si ky që e pame deri tani.

Ne na mbetet që të shpresojmë dhe tu besojmë fjalëve të kompetenteve të cilët premtuan që ky treg në një të ardhme jo të largët do të zhvendoset në një ambient dhe lokalitet më dinjitoz.

Ky treg gjendet në Tuz, në qendrën e Malësisë ku përpos rrezikut nga ndotjet, pra përhapje të epidemive, ndikimit psikologjik tek nxënësit e shkollave aty krejt pranë këtij tregu, ky treg krijon vështirësi në komunikacion dhe rrezikon këmbësorët e mos të flasim për pamjet e shëmtuara të cilat më shumë ngjajnë në një depo ilegal të mbeturinave apo një kamp refugjatësh në shtet më të pazhvilluara afrikane.

Është interesante se si shteti lejon që qindra shitë-blerës, në truallin të cilin ata deklarojnë se është pronë e tyre, lejojnë të kryhen këso lloj veprimtari ilegale dhe në këto lloj kushtesh. Kurse në tokat e familjeve malësorë të cilat janë uzurpuar nga shteti gjatë shekullit të kaluar, pronarët e vërtet jo se nuk mund ti përdorin por në shumë raste e kanë të ndaluar edhe rrugë-kalimin.

Falënderojmë TV Boin për bashkëpunim korrekt dhe ndihmën që na ofrojnë në informimin e opinionit. /TV Boin/MALESIA.ORG/