Përfaqësuesit politik, njëzëri për Komunë? (VIDEO)

v sinishtaj - f kajoshaj - n gjeloshaj - m gjokaj - n camaj - esmeralda - studio e hapurTë shtunën e kaluar, në emisionin “Studio e hapur” të TV Boin u zhvillua emisioni me temën “Për çfarë komune po bisedohet?”
Të ftuar në këtë emision ishin: Vasel Sinishtaj (Iniciativa Qytetare – Tuz), Fadil Kajoshaj (UDSH dhe Kryetarë i Kuvendit KU Tuz), Nikë Gjeloshaj (ASH), Muhamed Gjokaj (Lista për Tuz) dhe Nikollë Camaj (LdnëMZ). Sipas TV Boin, i ftuar ishte edhe Kryetari i KU Tuz, Frano Lulgjuraj (DPS), i cili nuk mori pjesë për shkak se nuk gjendej në Malësi. I deleguari i DPS-së ishte Nikollë Gegaj i cili u shpreh se respekton vazhdimësinë e negociatave, por nuk i komentoi sepse sipas tij është akoma herët.

Në emision u diskutua për negociatat që po zhvillohen me përfaqësuesit e DPS-së duke theksuar se plani i cili u është prezantuar fillimisht është i papranueshëm. Në emisionin “Studio e hapur” ata u shprehën se situata e krijuar gjatë këtyre bisedimeve, ka bërë që subjektet shqiptare të jenë njëzëri në kërkesat dhe qëndrimet e tyre në të ardhmen.

studio e hapur tv boin relizimiÇështjet kyçe të cilat sipas tyre ata i kërkojnë në mënyre unanime janë: Malësia të ketë juridiksion sipas Ligjit për vetëqeverisje lokale, ashtu siç i kanë të gjitha komunat tjera në Mal të Zi, Malësia të ketë buxhetin e vet sipas Ligjit për financimin e vetëqeverisjes lokale dhe burime nga buxheti i Kryeqytetit si dhe të bëhet përcaktimi i kufijve administrativ.

Përfaqësuesit politik, pjesëmarrës të emisionit u shprehën që është koha e duhur që Tuzi të fitojnë komunën e pavarur dhe se në mënyre unanime do të shkojnë drejt saj.

Kemi premtimin nga stafi i TV Boin, që emisioni i plotë ku do të keni mundësi ta ndiqni në detaje, do të publikohet së shpejti edhe në portalin tonë. /TV Boin/MALESIA.ORG/