Mo zot ma keq, për brraka i qesim hatret – Martin M. Bojaj

gjurmet-lloqBjeshkët tona
(kushtuar spitalit dhe shtëpisë së funeralit)

E po ta nap Besën e Zotit
Si asht dhanë Besa motit
Se jektu nuk krye Jo jeta
E frik’s t’i thom, paske met e shkreta
N’erë e n’shi e me yje e diell
Na kanë mësua me jetua nar këtë qiell
E per mish e trup mu lodh s’dua
Por per Besë duhet mu flijua
N’giuj jam rrëfye Zotit
I perkulun si n’kohë të Gjergj Kastriotit
Trupi ëm, asgja nuk këka
Për me mujt me hi n’atë botë për prëta

Por i fjalë dua me thanë
Çi tanë kem hise n’Malsinë tanë
Se de gjurm nuk po lamë
Kur na shkojmë dorën e ngushëllimit me dhanë
Se per livade e brraka hatrat i qesim
T’lagun e t’dragun me kam n’llaçk t’afermit i presim
U kujtimet n’der met, per vig, mujn mena ra
Por tana pluhni muj me i vra
E lotëve s’di çmu thanë
Se n’baltë vët nuk kanë

Bjen e pa prime e i toll ropit
Na spital s’kem n’kohë t’sodit
T’bjen gjyshi ty n’dorë
Çom sa ma parë për doktor
Bret nusja shtatzanë
Dua nimë, e dua me kënë nanë
E ti s’ke çmu thanë
Por t’kthehet mrapsht l’kura e shtatit
E kërkon nimën e Atit
E çon brimën deri n’qiell
Pshtomi Zot pash jeket diell
E mos m’lë mu koritë
Pash diell e dritë
Se n’kjosha vet djalë i Malësisë
Kam me i tëj hap me hap burrnisë
E s’ka me kursye vetin
S’dua kral as nuk dua mretin
Dua mu pshtet në nji fuqi
Me godit spital e funeral për Besë, Fe, Nder e Burrni

E ksaj grip s’di si i thonë
Se kurrë s’asht kënë k’shtu n’Mal’sinë tonë
Malësisë, kur je afrua motit
Ka ardh era e Gjergj Gjon Pal Kastriotit
Besë, Nder e Burrni
Me këtë ajër shpirti t’asht gi
Se për këtë tokë shëjte ata janë flijua
Se dashnia e trimnia s’u kanë mungua
Tanë frymzua Gjergj Kastrioti i ka
Se si alfabetin Shqip me ba
E qysh Gjergjit ditëlindjen e festojmë
Që të rrojmë e ta g’zojmë
ma e bukura gja n’këtë jetë këka ditëlindja
se ajo vjen nga dhimbja
Permes lotëve ajo vjen
Për me muj me vazhdua ma tej

Kjo lindje je Ti e vet
E kudo çi jem me djelmnitë n’jetë
Asht babë e gjysh, brëz e brëzni
F’mia e f’mive tanë me djelm e djelmni
Asht e ardhmja e Mal’sisë e ora jonë
O Zot baji bashkë k’to male si janë kënë gjithmonë

Si t’posa lindun kem pas nevojë për nanë
Çi gjinin e djepin gjitmonë na e ka dhanë
E nuk jem veç gjakut e pushket
Por shqiponja çi shohim përtej malit e përtej fushet
E histori prisash e qinreset e menimit
Histori pune, djerse, guximi e Besimi
Rose Wilder Lane për k’to male ka shkrue
për dy mijë vjet kem ditë me qitrue
jem populli ma i vjeter Arianit n’Evropë
Tue ditë me ruej shpinë plot me rop
Kudra persëve, grekëve, romakëve i pajtme k’to bjeshkë e male
As mongolët e serbët e turqit s’mujten me tret këtë farë t’madhe
Tue ruej gjuhën, doket, e ligjet
Qysh se parahistoria t’piqet
Greket neve marrë na i kanë
Ëmnat e Perëndive e t’miteve te tanë
Aleksandri i Madh, thirrë na ka daja
Çi ka ditë me ngrit shumë kalaja
Hollë e giat, Marie Balaj, t’birin e ka qortue
O, George Washington, biri em, Shqiptar’t me mi mbrue
drejtues t’Egjiptit, babë e përëndor
kjo tokë shëjte ka lind burra me or’
ma parë se dy mijë shekuj jetonin malësor n’k’to male
kur grekët e romakët s’kishin ardhë n’këtë botë t’madhe
atje lart n’k’to male ka qytete, legjenda e kangë të vjetra
atje lart ku rrinë shqipet me kthetra
shume qeveri kanë kalue
zalli ka met e uji ka shkue
edhe sot t’ndritun e kanë shpirtin
ata burra ci Fe e Besë për këtë tokë kishin
pas Gjergj Kastriotit jaj Ded Gjo Luli a çua si zanë
Per me i dalë Zot tokës nanë
Patër Gjergj Fishta e imzot Kaçorri bekimin jau kanë dhanë
për Flamur janë çua n’kam
për Flamurin e Gjergj Kastriotit
Çi shumë asht la me pikë t’lotit
Po t’mos ishin kta burra përpara
ne do kishim mbetë pa k’to ara
na deshtën pa hile, e pa llogari e pa kusht
se pa jekta, nuk na ite lye buza n’rrush e n’musht

e ktu flën nji amanet
çi t’i dalim Zot vetit vet
e t’punojmë funerale e spitale për gjyshat e f’minë tanë
t’kenë me thanë se diç na lanë
t’mes doj shëj se jem kënë gjallë
e t’ken per ne çka me thanë.

Martin M. Bojaj