ASH – Propozimi përfundimtarë për ndryshimin e statusit të Komunës urbane të Tuzit

tuzi-malesia (1)Dje dhe sot në adresën tonë (dhe të subjekteve tjera në Malësi) ka ardh propozimi i tekstit përfundimtar të ligjeve që kanë të bëjnë me ndryshimin e statusit të Komunës Urbane të Tuzit, në bazë të sugjerimeve dhe verejtjeve të subjekteve nacionale.

Në fillim ne ishim ata që e hapem këtë temë dhe asnjëherë nuk mohuam që kishin filluar diskutimet rreth ndryshimit të statusit të Komunës Urbane të Tuzit. Duam të theksojmë këtu që asnjëherë si parti individualisht nuk kemi bërë diskutime me partinë në pushtet rreth kësaj çështje, por kanë qenë edhe pjestarë të subjekteve tjera politike në Malësi. Ne gjatë gjithë kësaj periudhe mbajtëm qendrim të njëjtë, përkrahëm dhe do vazhdojmë të përkrahim Komunën e Malësisë me kompetenca të barabarta me Komunat e tjera në Mal të Zi. Nuk ndryshuam qendrimin tonë dhe nuk e shfrytëzuam këtë çështje për përfitime politike. I qendruam fjalës së dhënë për të dal unik me partit tjera shqiptare në Malësi rreth kësaj çështje, por kjo fjal e dhënë nuk u mbajt nga të gjithë, u thye para se të arrijm para fundit.

Kemi vendosur që në retrospektiv të tregojmë se që nga dita e parë e deri më sot nuk ndryshuam qendrimin tonë, por punuam që të fitojmë më të mirën e mundshme, ndoshta dikuj kjo ju duk teper e mirë për ta besuar, por ne kemi qenë gjatë gjithë kohës me këmbë në tokë, të kujdesshëm në të gjitha drejtimet, edhe ndaj atyre që na sulmuan në mënyrat më banale, por puna jonë do të jap frytet në vazhdim.
Deri më tani janë bërë një numër i madh ndryshimesh me një rëndësi të madhe për ndryshimin e statusit të Komunës Urbanë të Tuzit. Një ndër propozimet tona ka qenë emri Komuna e Malësisë, por kjo u kundërshtua hapur nga disa subjekte dhe ky kundërshtim u aprovua nga disa të tjerë në heshtje duke mos përkrahur propozimin tonë. Pas kësaj për ta zbutur situatën propozuam emrin Malësia/Tuz, por edhe kjo kishte të njëjtin fat. Ne gjithsesi do të angazhohemi maksimalisht që propozimi jonë të aprovohet.
Tani do të paraqesim shkurtimisht nëpërmjet disa fotografive propizimet e ndryshimeve më të rëndësishme.
Alternativa Shqiptare

propozimligji-ku-tuz-01

propozimligji-ku-tuz-02

propozimligji-ku-tuz-03

propozimligji-ku-tuz-04

propozimligji-ku-tuz-05

propozimligji-ku-tuz-06

propozimligji-ku-tuz-07

propozimligji-ku-tuz-08

propozimligji-ku-tuz-010

Propozimligjet:

Ligji për Kryeqytetin

Ligji per finansimin e Vetqeverisjes Lokale

Ligji per Vetqeverisjen Lokale

Ligji per Organizimin Teritorial