Prof.dr. Martin Berishaj, Lublanë
Ai qe sot flet per Malesi e nuk e permend fjalen krize te identitetit nacional ka rrezik te ballafaqohet me dy çështje nençmuese; me jokompetencën si shkallë te mos orientimit në kohë dhe hapësirë (se »nuk din se ku jeton«) apo me moseksperiencë politike që ka nje qellim, te kapercehet e mos te flitet per krize te identitetit nacional. Pra kjo vlene jo per malesore dhe Malesi, por per njerez te prezences se rastesishme qe jane vendosur ose i ka vendosur dikush ne krye te partive politike, e per te qene ironia edhe me e madhe, ato parti i vetquejne si nacionale!
Duke u vetquajtur parti, dhe duke e nençmuar deri ne palcë votuesin »e tyre« (siç bënë kësaj here) ata ia kane mbushe vetes mendjen se mund te flasin ne emer te Malesise edhe pa me e pyet Malesine (lexo votuesin ne territorin e saje)! Ata ia kane mbushur mendjen vehtes se e kan te sigurte voten prej malesoreve, por neqoftese votuesi shqiptare ne Malesi nuk i voton, ai votues ka rrezik qe nga keta edhe te anatemohet dhe te quhet votues jo kombetare! Keta ne fakt jane shfrytezues te fuqise politike, te cilet shpallen procesin e »unifikimit« per veprimin e tyre rreth kerkesese per komune ne TV Boin, si refleks te dhënies së »bëkimit« malësorë për këtë veprim duke e ngritur në nivel »te mosshkeljes se vijave kombetare« për ti dhënë kahe dimensionit kesaj gjendje kolektive e kurrsesi për ta stigmatizuar ate si situate krize.
Ky lloj konsenzusit i çuditshem (unifikimit) i ketyre shfrytezuesve te fuqise politike ne Malesi u bë shkak i nevojshëm te aktivohet mekanizmi i kujdesit ndaj këtij veprimi.
Pra nese ky konstatim qendron mbasi qe te gjithe flasin per krize te identitetit nacional, a don te thote kjo se Malesia e Madhe ka fillua te flas per veti?
Lidhur me konsenzus te çuditshem ne qasje te krizes nacionale shtrohet hipoteza lidhur me ETATIZIMIN E DYSHIMIT. Pra, tendenca e nenshkruesve apo »bartesve te pushtetit« ne Malesi qe te grabitin (zhvatin) edhe hapesiren e fundit te cilen ende nuk e kan nenshtrua dhe pushtua, dhe mbi te cilen ende nuk kane pushtet te plote, qe malsoret qe mendojne ndryshe nga ata, tu merret e drejta e kritikes per gjithçka qe këta »liderë« bejne »ne emer te popullit«!
Ketu fillon leximi i ketij propozimit (lutjes – lexo nenshtrimit te pafundshem ndaj partise ne pushtet DPSit, per tu bere partite nacionale pararoje e tyre) dhe njekohsisht, per tu qit pluhur ne sy shqiptareve ne Malesi se »ky eshte maksimumi i asaj qe sot mundemi te marrim Perkohesisht« (!)
Ndjenja e perkohshmerise ndiell zi, sepse, perkohesisht na e kan pas marre edhe Komunen e Tuzit ne vitet e 50 te shekullit te kaluar, pastaj perkohesisht na e kan pas dhane Komunen urbane, edheperkunder kerkeses legale dhe legjitime te shqiptareve për te qënë te barabarte me te tjeret, apo per te pas komune si te gjithe tjeret ne Mal te Zi. Kjo perkohshmeri zgjati nje gjyse shekulli e me shume, duke rrezikuar qe do te kaloj edhe ne nje gjyse shekulli tjeter me kete komune nen Kryeqytet.
Po filloj me e lexua kete propozim nga fundi (por jo mbrapsht!) per te pas mundesi ta thjeshtezoj deri ne kuptueshmeri kete krijese qe do te quhet komune nen kryeqytet. Pse kam vendos me e lexua nga fundi e jo nga fillimi? Për aresye se nga fundi do ta kemi te kjarte se cili eshte rezultati. Pra rezultati eshte KOMUNEN NEN DIKË, JO KOMUNE PER VETE !
Çka ne fakt nenkupton komuna nen diken e jo komuna per vete ? Nenkupton qe kryebashkiaku (për lexues – Mugosha) ka te drejte kur te duan me kompetenca te veta te ndryshoje vendimin e kryetarit te Komunes nen Kryeqytet – Tuzit. Pra, ai qe do te behet kryetar i kesaj krijese, gjithemone do te kene obligim me e pas kryet e kthyem nga qendra. Kush eshte qendra? Nuk eshte Tuzi, e as Malesia! Qendra eshte Podgorica, pra kryeqyteti. Konfliktin e kompetencave midis administratës lokale dhe sherbimeve publike e zgjidh administratrori kryesor i komunës. Konfliktin e kompetencave midis administratës lokale të komunës dhe administratës lokale të Kryeqytetit e zgjidh administratori i Kryeqytetit.
A nenkupton kjo qe edhe atehere kur ti jepet »buxheti shtese« me i pagua disa nenpunes e qe nuk do te paguhen nga buxheti i komunes ne kuader te kryeqytetit, te thone nje dite… Jo nuk kem mundesi (!) Si do te arysyetoni para te punesuarit qe do ta punesojne ata e jo ju! Mbasi qe me ligj nuk ekziston kjo çeshtje.
Çka do ti propozoni qeverise se kryeqytetit, ju si kryetar i komunes nen kryeqytet lidhur me ndemarrjen publike Pllantazhe, duke u perqendruar ne taksat sa i perket koncesionit te tokes ku gjinden vereshtat, dhe vjeljen e taksave ne prodhim mbasi qe ajo eshte pjese komunes (tue qene se gjindet ne trollin e Malesise). A nenkupton kjo qe nga çdo shishe e vënes se prodhuar ne territor do ti shkoje nje promil ne buxhet te komunes se Tuzit nen kryeqytet ?
Po, ne kohe kur te shterret mundesi e prodhimtarise se rrushit, a do te mundeni ju me e ruajt statusin e kesaj toke (kjo dmth. A do te keni mundesi juridike qe te parandaloni nje ndermarrje iks te Mugoshes, i cili do te kerkoje nderrimin e statusit te tokes nga toka bujqesore ne toke per ndertim? Ku si pasoje munde te ndertoje (mbasi eshte kompetence e kryeqytetit, objekte banesore ku do te jepshin banesa sociale personave joshqiptare dhe me kete do te ndryshojne edhe demografine e Malesise!.) Nese nuk do te keni mundesi juridike, e jam i bindur se jo, mbase kjo qendron decidivisht ne nenin 20 pika 2 te statutit te kryeqytetit qe thuhet se kryeqyteti sjell vendim mbi programin e rregullimit te tokes për ndertim!
Mbasi ne jemi komune aferkufitare si eshte sanksionuar e drejta e vjeljes (qofte edhe ne promila) te çdo dergese malli qe e kalon kufirin kur paguhet dogana, cila do te jene perqindja e vjeljes se ktyre taksave? Nese jo, e jam i bindur se nuk eshte sanksionua se komuna (zot shpie eshte Podgorica) ku na jemi si qiraxhinje te saje. Na natyrisht qe kete komune munde ta quajme edhe shtet, per kete qe keni pranua, pa pyet Malesine. Nuk eshte nje prononcim ne TV Boin, debat publik, ai eshte monolog apo shpalim i listes se deshirave te »qe u premtoj DPS « per nuk di se cilen here ju. Si dhe nga ku eshte marre e drejta qe te nenshkruhet nje çeshtje »e perkoheshme dhe maksimimum i asaj qe mundet sot!« pa me ju rrefye Malesise. Pa me i pyet ata dhe pa me e ndegjua zerin e tyre, ate qe ende nuk keni pas mundesi me e pushutua, por me u ngulfate zërin pa u dale nga goja!
Kthehimi te shohim se si do te pergjigjemi ne kete krijese qe quhet Komune. A do te kemi Gjyq themelore (siç e ka: Ulqini, Herceg Novi, Kotori, Plava, Rozhaja, Cetinja, Tivari, Bijelo Pole, Kollashini, Berana, Nikshiqi dhe Zhablaku ) Nese jo, e jam i bindur se jo, mbase nuk jemi komune e pavarur por nen kryeqytet. Parashtrohet pyetja nese te gjitha keto nuk do ti kemi, çka do te kemi?
Ndoshta nuk ka qene mire te fillohet te lexohet nga fundi por nga fillimi; e nese po, atehere do te fillojme nga fillimi (per sembari) te lexojme.
E si te lexohet persembari kur thuhet se veteqeverisja lokale realizohet ne komune, kryeqytet, dhe KOMUNE NE KUADER TE KRYEQYTETIT . Kete krijese e keni kerkua?
Te ndalemi pak ne kete kontekst dhe te shohim se çka eshte arrijte. Jo rastesisht, partia ne pushtet, ne vazhde te strategjise se vet per te kapercye me lehtesi te madhe rrugen integruese evropiane ka dhene oferte, per tu be partner i besueshem karshi BE, kurse ndaj nesh ka hap debatin brenda te »vathës se vet«. Negociatat me DPS kane fillua jane mbajte dhe jane realizua brenda kontekstit qe ka parashtrue DPS. Ata i kane vendosur kornizat e debatit lidhur me status te komunes, dhe ju i keni pranua!
Cilat ishin ato korniza? Pra, nga fatkeqsia qe keni pranua te debatoni ne kontekstin e definimit te ligjit mbi kryeqytet. Ku ishit vetem si objekt i debatit dhe jo si subjekt i saje. Sepse, poqëse do ti kishit pri procesit gjendja do te ishte ne themel ndryshe. Por, kjo ndolli anasjelltas, Çdo gje qe te kishit propozua ju brenda kontekstit te tyre te imponuar e te pranuar nga ju(!) kishte ra ndesh me interesat e tyre per te realizua qellimin e parashtruar, e që nuk ishte pro interesit te Malesises sa i perket komunes se pavarur.
Ketu, natyrisht, une nuk deshiroj te hyj ne detale per te pa se cili ka qene stafi qe i ka pergatit bisedimet, se munde te zhgenjehen votuesit shqiptare (duke u nis prej faktit se çka keni nenshkrue!), por ideja per te hy ne debate pa krye, vetem e vetem me i tregua dikujt se sa i mençim jam dhe se UNE JAM AI QE JA SOLLA MALSISE KOMUNEN eshte tejet joserioze, se shtrohet pyetja se çfare komune sollet? Komunes urbane iu heq fjala urbane dhe ju shtua komune ne kuader te kryeqytetit. Aspak nuk dyshoj ne qellimin ndoshta edhe te mire qe keni pas, por, jam tejet skpetik ne te. Edhepse jam koshient se negociatat jane çeshtje te sofistikuara kur behet fjale per imtësi (si rregull, gjithëmonë ne imtesi qendron thelbi) por, per te shkue te bisedohet, dhe te nenshkruhet nje çeshtje dy muej para se te jene zgjedhjet lokale, vetem ti ndihmohet nje klase politike aspak proshqiptare DPS (apo ciladoqofte tjeter) per te realizuar qellimet e tyre e duke shkel dinjitetin e Malesise ESHTE ASPAK BURRNORE!
A ini koshjent se asnje vendim 2 ose tre muaj para zgjedhjeve lokale i kesaj shkalle nuk eshte legale e as legjitime. Po, »pritezot« mos me u votue ju Malesia neser po me votue dikend tjeter, kujt i jepni ju llogari. Kujt i rrefeheni ju?
Pse nuk kerkojshi para se te nenshkruhet dhe te dergohet ne Kuvend kjo kerkese nga ju, qe te behet nje MORATORIUM 6 mujore deri sa te kalohen zgjedhjet lokale, dhe te dizajnohet pushteti i ri lokal. Kjo gje munde te kerkohet edhe sot, nuk eshte vone. Nese parashtrohet pyetja se a mundet dhe si te behet Moratoriumi sot kur e keni dorezua ne Kuvend, pergjegjja eshte – Po!
Ti drejtohet perfaqesuesit evropian ne Podgorice kerkesa gjitheshqiptare nen Mal te Zi, qe ky draft propozim te ngrihet per 6 muaj per ti dhene fryme demokratike kesaj kerkese dhe pas zgjedhjeve lokale te dizajnohet ajo si e tille. Ky do te ishte edhe kushtezim per pushtetin ne Mal te Zi. Kesaj here duhet ta kushtezojme Malin e Zi, për dallim nga viti 2006 kur shqiptaret nuk e kushtezuan ate, por ia dhane mundesine per tu realizua si shtet, dhe ai, pas disa muajsh hapi gjujetjen e shtringave mbi shqiptare me burgosje dhe maltretime te panevojshme, fundekrye te drejtuara kunder substances sone kombetare. Me kete kushtezim qe do ti behej shtetit malazias ne rrugen e tij integruese (me qellim te vetem te permirsimit te gjendjes sone ne teresi) do ta subjektivizoheshim stausin tone ne pergjithesi dhe do te hapnim shtigje te reja per vetadminsitrim duke i mundesuar vetes te dizajnojme shkallen e ndermjetme te pushtetit, ne ate forme sikurse kishim propozue me rajonalizim.
Benje ate gje per hir te dinjitetit tuaj personal, familjare dhe kombetare, shperndani pergjegjesine me votues se Malesia din dhe ka dijte gjithemone edhe ne kohe me te veshtira me thane edhe me e mbajte fjalen e vet. Mbase do te ishte ky propozim (edhe pse jam teresisht kunder tij ) shume e shume me legal dhe legjitim, se kishte dal ne pah zani i popullit te cilin e keni ngulfat dhe nuk e keni lene te ndegjohet .