Diaspora kerkon anulimin e marreveshjes per Komunen e Kryeqytetit

shoqatat-detroit-nySituata dhe gjendja politike ne Malesi pas aktit te nenshkrimit  nga disa parti politike,  te nje kerkese fundekrye te dirigjuar nga qendra e Podgorices dhe nga partia ne pushtet DPS,  cenon rende, tkurre dhe modifikon kerkesen legale dhe legjitime te shqiptareve ne Malesi te Madhe per te pas komune te plote sikurse te gjitha komunat tjera ne Mal te Zi , e qe si e tillë paraqet nje mosperfillje te vullnetit  te votuesve të  Malesise se Madhe.

Shoqatat : Shoqata Atdhetare »Malësia e Madhe« nga Detroit, Shoqata »Dedë Gjo’ Luli« dhe Fondi humanitar »Malësia«  me seli ne New York,  me qellim te kjartesimit te qendrimit tone ndaj kesaj situate te palakmueshme japin kete dekleratë dhe fuqimisht i  ftojme partite nenshkruese,  që të :

NGRIJNË DHE TA ANULOJNË

kete kerkese si te tille, mbase kjo komune nen sjetull te Podgorices, ule kerkesen per komune te plote per te cilen ishim zotuar te gjithe se bashku, dhe ju si parti nacionale ne veçanti,  se do ta realizoni brenda mundësive juridike, qe mbeshteten ne te drejten pozitive te shtetit te Malit te Zi dhe konventave nderkombetare, e qe si nenshkruese dhe obligimmarrese per to eshte vet shteti i Malit te Zi.

Kjo komune ne kuader te Podgorices përpos tjerash ia mohon te drejten identitare vendit tonë të përbashkët për tu quajtur Malesi. Ju, me kete nenshkrim, pa bëkimin e malësorve dhe të  Malesisë – votuesve të sajë, çuat dorë përfundimisht nga nje pjesë e territorit duke i lënë edhe de iure  jashtë sajë.

Kete e themi se deshirojmë që tu rikujtojmë se ky truall eshte trashegimi  jona e perbashkët kombetare, kulturore e mbi te gjitha politike e shqiptareve te Malesise se Madhe.  Atij territor nuk ka nevojë ti  fshehet emri sikur te turperoheshim nga ai, sepse si pasoje e sajë cenohet identiteti ynë kombetarë, kulturore e qe eshte vazhdimesi i trashegimise sone kombetare. Jo rastesisht, partia ne pushtet edhe ne definim te komunes si bartese e veteqeverisjes lokale e heq nga definimi i saje politik, vazhdimësinë etnike, për t’u arsyetua para jush si subjekt politik dhe faktoreve te jashtem se ideja e shtetit te Malit te Zi nuk eshte etnike po qytetare.!.

Kjo gjendje e krijuar poltiike e kthen Malësinë dy hapa mbrapa, ia ngushton mundësinë për të qënë si të gjitha komunat tjera kurse votuesin shqiptarë e shpërfill duke ia gjymtua te drejtat të cilat i takojnë, vetëm e vetëm për ti ndihmuar partisë në pushtet për tu instaluar edhe nje here!

Mbeshtetja jonë do të jenë si gjithmonë, në rend të parë vëllazërore dhe mbi të gjitha nacionale në rrugëtimin tuaj të përbashkët për realizimin e të drejtave qe na takojnë, përndryshe format e mosdegjueshmerisë qytetare dhe demonstratave si menyre e shprehjes se pakenaqesisë do të jenë të parreshtura si në vendlindje e poashtu dhe në qendra te vendosjes. Mergimtaret shqiptare nga Malesia e Madhe ne SHBA e kanë si barrë të ndergjegjjes çuarjen e procesit te emancipimit politik te shqiptareve me mjete demokratike vetem e vetem qe te kemi te drejtat qe na takojne, ashtu sikurse i kanë të gjithe ne Mal te Zi dhe për të cilat zotohen edhe demokracite e shteteve te zhvilluara ne rend te pare SHBA dhe BE.