Policia malazeze është përleshur sot me një grup protestuesish që kanë bërë përpjekje të çajnë kordonin e policisë pranë ndërtesës së qeverisë në Podgoricë.
Demonstruesit kanë hedhur gurë në drejtim të policisë, e cila është përgjigjur me gaz lotsjellës.
Raportohen të jenë arrestuar 20 protestues dhe lënduar 9 policë.
Protesta është organizuar nga grupi në Facebook “Revolucion në Mal të Zi – të gjithë në rrugë” dhe sipas policisë, organizatorët nuk kishin kërkuar lejen për organizimin e sajë.
Ky grup ka bërë thirrje për protesta kundër qeverisë, të modeluara sipas zhvillimeve në Bosnjë.
Në Sarajevë dhe disa qytete të tjera vazhdojnë edhe sot protestat antiqeveritare. /MALESIA.ORG/
