Edhe nje grusht i rende Malesise nga vete malesoret

Nua IvanajMalesia vuan nga plaget me shekuj te shkaktuara nga te huajt, e tani plaget po shtohen nga vete
malesoret. I emocionuar po i shkruaj disa rreshta per te kaluaren 24 vjecare te Malesise.

Shkruan: Nua Ivanaj

Cka po ndodhe ne Malesi dhe eka po perjetojne malesoret e Malesise?

Shkaterrimi i Jugosllavise dhe renja e sistemit njepartiak shkaktoi ndryshime jetesore ne BalIkan.
Ndryshoi sistemi. U bene lufta, krime gjakderdhje, fitore ne nje ane, humbje ne anen tjeter, por
nje gje nuk ndryshoi – qendrimi slIavo – malazez ndaj shqiptareve. Vazhdojne diskriminimet,
torturat, asimilimi, burgosjet, nencmimet, padrejtesite e keshtu me rralle. Te gjitha keto po
implementohen edhe ne Malesi.

Me keto gjera populli i Malesise ishte mesuar, por me nderrimet qe u bene kishte pak shprese se
do te ndryshojne gjerat. Populli kishte shprese se do t’i gezoje se paku te drejtat elementare
njerezore: te drejten ne jete te lire, ne pune, ne univerzitet, ne respektimin e gjuhes, simbolit dhe
indentitetit kombetar, ruajtjes se kultures e keshtu me rralle, Kishte edhe nje shprese, qe po ashtu
eshte e drejte elementare e cdo populli ne vendet demokratike, te jete zot shtepiet ne tokat e veta
stergjyshore si populI autokton. Mirepo, ndodhi e kunderta.

Planet, dhe qellimet slIavo – malazeze, te studiuara dhe te planifikuara qe moti, po vazhdojne
rrjedhen e vet pa pengesa. Pushteti malazez, me mire te them, i Gjukanoviqit posedon me te
gjitha mjetet per realizimin e qellimeve te veta. Ka pushtetin autokratik, sigurimin shteteror,
universitetet, forcat policore, akademine e shkencave, mjetet materjale, pra keto nuk i mungojne.
I mungonte nje gje e rendesishme per ushtrimin me te lehte te qellimeve te veta, percarja e
popullit, mjet ky i perdorur qysh nga Aleksandri i Madh. Edhe kete e realizoi. Kjo ishte e
planifikuar me pare, por duhej gjetur mjeti.

Rrethanat krijuan kushtet per pluralizem partiak. Me kete rast po krijohej rruga per formimin e
shume partive politike. Kete luks e shfrytezuan edhe shqiptaret, nuk e di, te vetedijshem apo jo
per konsekuenca te tij. U leshuan ne formimin e partive politike, “ku rensha mos u vrafsha”,
thote fljala popullore.

Para se te flas per keto parti, deshiroj ta ceki iniciativen e Dr. Paloke Camaj per formimin e
Forumit Demokratik, organizate jopolitike, ku benin pjese kryesisht intelektual te mirefillte,
njohes te drejtesise dhe politikes, dashamire te popullit dhe vendit te vete, Kryetar i ketij Forumi
ishte i ndjeri Gjergj Gjokaj. Sic e di une, qellimi i ketij Forumi ka qene qe permes tij, me
platforme te perbashket dhe ne menyre unike, te paraqiten dhe realizohen te drejtat e shqiptareve.
Keta nuk perjashtonin mundesine e organizimit partiak kur te pjeken kushtet per nje gje te tille.
Keta e kishin parasysh se cka mund te sjelle formimi i shume partive, ate qe per fat te keq edhe
ndodhi dhe po ndodhe.

Me kete ide dhe iniciative, se pari rane dakort edhe shume protagonist te formimit te partive
politike, mirepo ndryshuan mendimin dhe u vrapuan te formojne parti politike, te shkolluar e te
pashkolluar gjithashtu edhe te papregatitur per kete lemi, Une mendoj se formimin e partive
“shqiptare” e ka nxitur pushteti malazez, gjegjesisht pushteti i Gjukanoviqit. Formimi i partive
“shqiptare” pezulloi veprimtarine e Forumit. Pse dhe si? Sepse “politikanet” binden popullin me
premtime te rrejshme, me brohoritje duke keqperdorur emrin e atyre qe dhane jeten per ate vend
se keta jane “shpetimtaret” e popullit. Ne Malesi u krijuan kater parti, gje qesharake, por
demprurese dhe shqetesuese, Merre me mend, SHBA ka mbi 300 milion banore, por ka vetem dy
parti politike, ndersa Malesia rreth 14,000 banore, ka kater parti.

Partia e pare “shqiptare”, LD – ja, ka te njejtin krytar per dy dekada me rralle, gje qe nuk ndodhe
ne asnje vend demokratik te botes. Partia tjeter UDSH – ja, ka ish krytarin e saje, ate qe pohonte
se merre fryme me mushkeri te Dede Gjon Lulit, ambasador i Malit te Zi ne Shqiperi.

Cka bene keto parti brenda 24 viteve? 1. Binden popullin te votojne per pavaresine e Malit te Zi
pa kushte, gabim historik. Ketu, ka pergjegjesine edhe Tirana zyrtare. 2. Duket se frigoheshin se
po i binin ne faj Gjukanoviqit. 3. Shperndane popullin dhe elektoratin dhe me kete humben 2
deputet ne Parlamentin malazez. Me kete realizuan edhe nje qellirn te Gjukanoviqit. Gabim. 4.
Me iniciativen e UDSH – se, e mbrapa ishte gjithmone Gjukanoviqi, formuan Komunen Urbane.
Me kete perseri realizuan edhe nje qellim tjeter te Gjukanoviqit. Kyarsyetohej para Evropes dhe
popullit se po u japim te drejtat ne veteqeverisje, por duhet nje here te eksperimentojme me
Malesi derisa t’i realizojme disa qellime vitale: ndryshimin e struktures se popullit, mbajtjen e
pushtetit, shfrytezimin e pasurive, largimin e shqiptareve nga Malesia, atehere shohim!

Tjeter cka ndodhi?

Duke humbur besimin te populli i Malesise, “politikanet” malesor shperngulen me veprimtari
politike ne Ulqin, si Ferhat Dinosha .Vasel Sinishtaj etj, duke krijuar koalicione te ndryshme
sepse u kishte humb fuqia “politike”. Pastaj kur e pane se po u zbehet fuqia politike, bejne
koalicion me DPS perseri pa kushte. Gjukanoviqit i duheshin keta per te mbajte pushtetin dhe
duke e zbehe, edhe ashtu te zbehte, imazhin e ketyre partive, e permes tyre duke demtuar
popullin. Koheve te fundit partite “politike” te Malesise, pervec LD – se, po bejne negociata dhe
marreveshje me Gjukanoviqin per status in e Malesise. Kete e bejne pa i shpjeguar asnje gje
popullit, pa deshiren e tij, pa pelqimin e 40,000 malesoreve qe gjenden jashte Malesise dhe pa
baze ligjore.

Une i pyes keta njerez, disa prej te cileve jane jurista: kush iu jep te drejte dhe ku bazoheni ju
juridikisht te vendosni per fatin e Malesise? Kush u jep te drejte te shitni token e Malesise? A
keni ju ndergjegje njerezore, mos te them kombetare?

Si perfundim i te gjitha ketyre manevrimeve, del se mbizoterojne interesat personale mbi
interesat e popullit.

Qendrimi i qeverive shqiptare per gjendjen e shqiptareve ne Mal te Zi

Eshte detyrim dhe obligim kushtetues i dy shteteve shqiptare te interesohen per gjendjen e
shqiptareve kudo qe jane. Per shqiptaret ne Mal te Zi nuk bene pothuajse asgje, Ndoshta kane te
drejte meqene se ne nuk jemi kompakt dhe punojme ne favor te pushtetit malazez. Pak te
cuditshme dhe jo te pelqyera jane deklaratat e ish kryeministrit te Shqiperise, Sali Berishes me
rastin e dy vizitave qe beri ne Mal te Zi. Ne nje rast ai deklaroi se Mali i Zi eshte shembull per
respektimin e te drejtave te pakicave. Heren tjeter i quejti kerkesat e shqiptareve “klithma te
tejkaluara”. Shpresojme se qeveria e tashme do te ndryshoje qendrimin ne kete aspekt.

Cka beri diaspora males ore brenda ketyre 24 viteve, lidhur me gjendjen e shqiptareve ne
Mal te Zi?

Diaspora malesore kurre nuk e ka harruar Malesine dhe gjthmone e ka ndihmuar ate, sidomos
materialisht. Shumica perkrahi edhe partite politike shqiptare dheperfaqesuesit e tyre duke
menduar se ata do te punojne per te miren e popullit, por mendoj se dolen te zhgenjyer. Diaspora
malesore shtroi shume darka per ta dhe u mundesoi atyre takime me autoritete amerikane.
Organizoi edhe protesten ne New York. Pati ne plan edhe organizimin e demostrates ne
Vashington, por u ndalua. Mbeti misterioze anulimi i saj, megjithese une mendoj, e mund te jem
gabim, se porosia erdhi nga politikanet e Malesise.

Per tu permendur eshte edhe puna e Levizjes “Atdheu na Bashkon”, antare i se ciles kam qene
edhe une. Ajo u perpjek te ndikoje ne ndryshimin e situates. Une mendoj se ishte shoqata me
kompetente ne diaspore per veprimtari te karakterit politik dhe juridik, sepse permbante ne vehte
intelektual te profesioneve te ndryshme, ekspert te drejtesise dhe politikes, shume te shkolluar
edhe ketu ne Amerike. Kjo shoqate hapi zyren perfaqesuese te dispores ne Malesi per here te
pare ne histori. Ishte vend per takime te nivelit lokal dhe perfaqesueseve diplomatik. Delegacioni
i kesaj shoqate pati takime me dy qeverite shqiptare dhe ate malazeze ku shtroi kerkesat e
shqiptareve ne Mal te Zi.

Delegacioni u takua edhe me perfaqesuesit e partive politike shqiptare me qellim te shqyrtimit te
perbashket te problemeve dhe bashkimit te forcave politike shqiptare per nje qellim te
perbashket, por pa sukses. Delegacioni i kesaj shoqate, beri edhe disa takime me personalitete
amerikane ne Departamentin e Shtetit dhe Kongresin amerikan. Me iniciativen e saj dhe te
shoqates “Malesia e Madhe” Kongresmeni Gery Petters dhe sekretarja e shtetit H. Clinton
derguan leter – ankese Millo Gjukanoviqit duke kerkuar prej tij permiresimin e gjendjes se
shqiptareve. Edhe kjo duket se ishte e kote, kur perfaqesuesit e popullit shqiptar deklaroshin,
madje edhe ne Bruksel dhe Vashington, se ne jemi ne rregull. Edhe kjo shoqate, duket me
ndikimin e UDB – se erdhi duke u dobesuar, Dy punetoret qe kishim ne Tuz devijuan rrugen e
premtuar duke vene ne plan te pare interesat personale. Mungesa e financave dhe disa rrethana te
tjera subjektive, qe ketu nuk kam deshire t’i permendi, pezulluan punen e kesaj shoqate.

Keshtu pra po shkon puna jone?”?”! ! !

Po e perfundoj kete shkrim me disa propozime, por para se te jap propozimet, po paraqese ketu
se cka i shkruante Irnzot Luigj Bumci Tiranes kur ishte ne Konferencen e Paqes ne Paris pasi qe
kishte degjuar opinionin e politikaneve britanik per Shqiperine dhe shqiptaret, Ai shkruante:
“puna qe na ka sjelle dern me te madh eshte mendimi se shqiptaret nuk jane ne nje mendim dhe
se nuk merren vesht ne mes tyre. Si ketu ne Paris, po me teper ne Londer, morem vesh se shume
prej shqiptareve kane kerkue nga Konferenca proteksionin me Greqi”. Per kete ai i porosiste
duke ju thene: “Pike se pari pra duhet te kemi bashkim te plote, urtesi te madhe, durim e nderim
per njeri – tjetrin. Duhet te shuajme hidherimet e merite qe na ndajne, te respektojme mendimet e
shokeve tane e te mos ftohim e te mos ashpersojme maredheniet ndermjet shqiptareve te cdo
krahine apo te cdo besimi qe te jemi …. ”

Per qellim te mire te ceshtjes malesore propozoj:

1. Te shkrihen subjektet politike shqiptare ne nje parti, me se shurnti dy dhe te pergatisin
nje platforme te perbashket. Ne qofte se nuk doni ose nuk dini, hiqni dore nga politika.
2. Deputetet shqiptar ne Parlamentin malazez te japin doreheqje ne qofte se nuk jepet
statusi i Komunes se Malesise, si te gjitha komunat tjera ne Mal te Zi.
3. Ju qe keni bere gabim, mekat, mund te them edhe tradheti me nenshkrimin e
marreveshjes me Gjukanoviqin per statusin e Malesise te heqni dore nga ai nenshkrim
dhe te pergjigjeni para populI it per gabim dhe te jepni doreheqje nga pozitat qe i keni.
4. Te organizohet nje takim me te gjitha subjektet politike shqiptare dhe me perfaqesues te
diaspores ne prani te mediave shqiptare, malazeze dhe te jashtme, te diskutohen gjerat
haptas, te njoftohet populli, Evropa dhe Arnerika per keto padrejtesi,
5. Te nderuar populI males or, te dilni sa me pare ne protesta kunder ketyre veprimtarive
anti – malesore dhe mos lejoni shitjen e trojeve te Malesise,
6. Ne qofte se keta nuk heqin dore nga ajo marreveshje joligjore, te ngritet rekurs ne
organet kompetente.
7. Po perfundoj me nje thenje te ekonomistit kroat ne librin e tij “Kosovsko Pitanje”,
“Ceshtja per Kosoven” ku thote: “Vrijeme ce pokazati ko je bio u pravu”, “Koha do te
tregoje se kush ka qene ne te drejte”.

Me respekt,
Nua Ivanaj, jurist
14.02.2014