Deputeti i Partisë Demokratike Fatmir Gjeka ka dorëzuar dorëheqjen në postin e deputetit në Kuvendin e Malit të Zi.
Gjeka u zgjodh kryetar i komunës së Ulqinit me 24 shkurt dhe siç ka sqaruar ai, dy postet janë në papajtueshmëri prandaj dhe dorëzoi dorëheqjen nga funksioni i deputetit.
Pritet që Gjekën në atë funksion ta zëvendësojnë partneri i koalicionit në nivelin qendror, Nikë Gjeloshaj nga Alternativa Shqiptare. /MALESIA.ORG/