Më 26 të këtij muaji u mbajt seanca e jashtzakonshme e Kuvendit të Malit të Zi, me të vetmën pikë të rëndit të ditës; ndërrimi i Ligjit mbi organizimin territorial të Malit të Zi, me të cilin Gucisë i garantohet komuna. Pothuaj e pabesueshme, por kur jeton në Mal të Zi, çdo gjë që duket e pabesueshme, besoje!
Derisa Tuzit, i cili ka më shumë subjekte ekonomike se sa ka Gucia banorë, Malësisë e cila ka banore sa katër komuna të tjera dhe Gucia bashkë, kjo e drejtë i mohohet, Gucisë pothuaj i imponohet.
Kështu, misionarët e DPS-së me disa shqipfolësa në këtë parti, por të ndihmuara edhe nga disa subjekte shqiptare të formuara enkas për t’i sjellë komunën e plotë Malësisë, po e përkrahin këtë diskriminim që po i bahet popullit shqiptar në trevat e veta etnike.
Është e pakuptimtë se si ndokush në Malësi pranon të vihet në shërbim të mbrojtjes së interesave politike të PSD-së dhe atyre ekonomike të Podgoricës, e në dëm të trevës së vet, edhe ashtu të lanun pas dore me dekada të tëra. Nuk mund të imagjinohet ai interes personal apo partiak që dikë shtynë që të shkelë parimet dhe premtimet e veta e të angazhohet për diçka që nuk është intertes i trevës së Malësisë.
Në anën tjetër, disa të tjerë ishin shumë të zëshëm për të ndarë Gucinë nga Plava, për të ndarë mishin nga thoni. Edhe këta vetëm për interesa politke të strukturave udhëheqëse malazeze. Natyrisht se ndonjë pjesë e ëmbëlësirës mund t’u takojë edhe “tregëtarëve me flamuj”! Nuk është vështirë të konstatohet se me këto oferta, respektivisht zgjidhje që po na imponohen, shqiptarët po diskriminohet me bekimin e vet shqiptarëve.
Në Plavë-Guci, shqiptarët po i nadjnë në dy komuna, me qëllim që të zbejnë influerncën e tyre, kurse në Malësi këtë po e bëjnë përmes “integrimit” të kësaj treve në Podgoricë. Dihet se si do të veten 12 000 banorë të Malësisë kur të “integrohen” në mbi 200.000, sa ka Podgorica. Derisa asnjë parameter nuk e arsyeton formimin e komunës së Gucisë, formimin e komunës së Tuzit e arsyetojnë të gjithë parametrat.
Kështu, politika asimiluese malezeze po vazhdon me veprime dashkëqia ndaj shqiptarëve, ndërkohë që shtetet tona amë nuk po tregojnë interesimin e duhur. Në ndërkohë Mali i Zi po kushtëzon Kosovën, e madje edhe Shqipërinë me të drejtat e disa qindra malazezve kolonistë në këto shtete, derisa populli shqiptar autokton në Mal të Zi po diskriminohet në kontinuitet.
LDnëMZ, Dega e Plavës