Gjukanoviqin në Uashington shqiptarët do ta presin me protesta

THIRRJE PER DEMONSTARTË

shoqatat_shqiptare_ne_AmerikeShoqatat shqiptare me origjinë nga trojet tona etnike nën Mal të Zi, me veprimtari në SHBA-së,të bashkuar si asnjëherë tjetër më pare, ju bëjnë  thirrje që të merrni pjese masive në demonstratën,që do të organizohet në Washington DC me datën 19 Mars 2014, me rastin e vizitës të  kryeministrit malazias Gjukanoviq në Washington DC. Demonstrata do të  mbahet pranë godinës të Kongresit Amerikan dhe Ambasadës të Malit te Zi .

 

1. Shoqata “ Ana e Malit “ – New York
2. Shoqata “ Dedë Gjon Luli “ – New York
3. Fondacioni “ Dom Simon Filipaj “ – New York
4. Fondacioni “ Plavë-Guci “ – New York
5.Fondi Humanitar “ Malësia “ – New York
6. Shoqata Atdhetare “ Malësia e madhe “ – Detroit
7. Shoqata Atdhetare “ Kraja “ – New York
8. Shoqata “ Ulqini “ – Chikago

I bëjmë thirrje komunitetit shqiptar në SHBA-së,Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane,Këshillit Shqiptaro-Amerikan,Organizatës Panshqiptare “ Vatra “ Rrënjët Shqiptare dhe gjithë shoqatave me origjinë nga trojet tona shqiptare me veprimtari në SHBA-së,që ta përkrahin këtë demonstratë,të marrin pjesë masive dhe të solidarizohen me vëllëzërit tanë që gjinden nën Malin e Zi !

Kjo demonstratë organizohet për të ngritur zërin e protestës kundër politikës diskriminuese të cilën,aparati shtetëror malazias ushtron vazhdimisht  kundër bashkëkombasve tanë në vendlindje.

Është koha që të parandalojmë integrimet e Malit të Zi në botën demokratike,është koha që ne shqiptarët autoktonë nën Mal të Zi të kërkojmë me forcën e arsyes,që t’i gëzojmë të gjitha të drejtat,sipas konventave të botës demokratike.
Është koha kur shtetit të Malit të Zi t’i thuhet “ STOP “ aplikimit të politikave të dyfishta ndaj shqiptarëve.

Nga New York-u: Nisja behet ne mënyrë te organizuar me autobus , ne Bronx, Arthur ave para lokalit te Gjergj  Dedvukaj “Giovanni” dhe ne Brooklyn kryqezimin Church dhe McDonald,  ditën e Merkure me daten 19 Mars, ne ora 5:00AM

Apelojmë tek te gjithë te interesuarit qe ti bëjnë rezervimet për udhëtime me autobus sa me shpejt.

Për rezervimin e vendeve ne autobus ju lutem telefononi: per Bronx, Agim Rugova 917 291 0138 dhe Fahredin Kukaj 201 304 1113, Brooklyn, Mustaf Ahmetaj 917 548 6273

Fondacioni Plavë Guci

______________________________________________

protesta uashingtonShoqata Atdhetare Malësia e Madhe, ne bashkëpunim me komunitetin e Detroit si dhe shoqatat simotra me origjine nga trojet shqiptare nën Mal të Zi, me seli në New York dhe Chicago, organizojmë protestë paqësore për avancimin e te drejtave të shqiptarëve në trojet tona etnike.

Protesta do të zhvillohet ditën e mërkurë, me 19 Mars, 2014 pranë godinës së Kongresit Amerikan, Shtepisë së Bardhë dhe Ambasadës së Malit te Zi në Uashington, me rastin vizitës se kryeministrit malazez Gjukanoviq.

Nga Detroiti: Nisja behet ne mënyrë te organizuar me autobus , nga oborri i Kishës së Shën Palit në Rochester Hills, ditën e martë, me 18 Mars, 2014, në ora 8 të mbrëmjes.

Apelojmë tek të gjithë të interesuarit që ti bëjnë rezervimet për udhëtime me autobus sa më shpejt.
Për rezervimin e vendeve ju lutemi telefononi:

586-530-0373 dhe 586-929-9062

Shoqata Atdhetare Malësia e Madhe
Detroit03/11/2014