Nik Gjeloshaj nga nesër deputet

Nik-GjeloshajTuz-Malësi, (11/03/2014) – Përfaqësuesi i Alternativës Shqiptare, Nikë Gjeloshaj, nesër zyrtarisht merr detyrën e deputetit në Parlamentin e Malit të Zi, raporton portali Malesia.org.

Pas dorëheqjes së deputetit të Partisë Demokratike, Fatmir Gjeka, partner i koalicionit i ASH-së, postin e deputetit sipas marrëveshjes së koalicionit, i takon përfaqësuesit të ASH-së.

Fatmir Gjeka, pas zgjedhjes së tij për Kryetarë i Komunës së Ulqinit, për shkak se dy postet janë në papajtueshmëri, dha dorëheqjen në postin e deputetit. /MALESIA.ORG/