Më datën 10.03.2014 Muzeumit Etnografik, të vetëm në Malësi, të pronarit Shtjefën Ivezaj, për shkak të pa mundësisë që të paguaj borxhin për energjinë elektrike, iu ndërpre rryma.
Mirëpo mbas intervenimit nga pushteti lokal në Tuz, iu lëshua rryma vetëm për një javë.
Kështu Shtjefën Ivezaj me bashkëshorten e vet Gjystën, të cilët shtëpinë e vet e shndërruan në muze, së shpejti mund te mbeten përsëri ne terr për shkak të pa mundësisë që ta shlyejnë borxhin.
Albert Camaj
Shikoni videon të inçizuar nga vet Shtjefni gjatë shkëputjes së rrymës elektrike.
Video nga Tv Boin
