Shtyhet demonstrata e 19 marsit – Organizatorët të vendosur, do të protestohet ditën kur Gjukanoviq të vijë në Washington DC

shoqatat_shqiptare_ne_AmerikeNJOFTIM LIDHUR ME DEMONSTRATEN

New, York, Detroit, Chicago
15 Mars 2014

Njoftojmë opinionin e gjërë se sot me datën 15 Mars 2014 Shoqatat shqiptare me origjinë nga trojet tona etnike nën Mal të Zi, me veprimtari në SHBA- së,të bashkuar si asnjëherë tjetër më pare moren vendimin lidhur me demonstraten e 19 Marsit.

Te nderuar bashkekombas, te nderuar bashkevendas, te nderuar miq te shqiptarëve, ju njoftojmë se:

Duke u bazuar ne informcionet zyrtare te shtetit Amerikan,vizita e paralajmëruar e Gjukanoviqit ne Washington DC eshte anuluar per nje afat te pacaktuar, shoqatat tona vendosen qe demonstrata te shtyhet dhe të realizohet ne momentin kur të rikonfirmohet data e vizites se Gjukanoviqit ne Washington DC.

Shoqatat falenderojnë komunitetin per perkrahjen e fuqishme qe dha per mbarëvajtjen e organizimve për demonstraten në fjalë. Shoqatat falenderojnë studentet tanë ne Prishtine,qe shprehen deshiren qe rinia jonë me daten 19 Mars 2014 ishte e gatshme për të te protestuar para selisë qeveritare të Malit të Zi në Podgoricë. Shoqatat falenderojnë aktivistet e komunitetit per koordinimin e shkelqyeshem te pergatitjeve rreth demonstrates.

Ju premtojmë dhe ju sigurojmë se ne do te protestojmë dhe do ta ngrejmë zerin tonë te fuqishem ne diasporë ne mbrojtje te identitetit dhe qenies tonë shqiptare nen Malin e Zi,per te parandaluar neperkembjen e te drejtave te bashkekombasve tanë nga ana e aparati shtetrëor të Millo Gjukanoviqit

protestat-new-york