Kryeministri Malazez Millo Gjukanoviq më 8 prill takohet me nënkryetarin Amerikan Joseph Biden

Kryeministri Millo Gjukanoviq do të takohet me Nënkryetarin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) Joseph Biden më 8 prill, është deklaruar në Twitter nga Ambasada amerikane në Podgoricë.

Citohet se takimi i paraparë më 19 Mars është anuluar për shkak të rrugëve emergjente të Biden në Poloni dhe Lituani.

Më parë u njoftua se në qendër të takimit Gjukanoviq dhe Biden do të jetë integrimi euro-atlantike, për të përmbushur sesionin ministror të NATO-s në qershor, si dhe takimi i Aleancës në shtator në Velsu, ku lidershipi kombëtar i Malit të Zi pret ftesë për në NATO.

Takimi Gjukanoviq me Biden do të jetë takimi i tij i parë me zyrtarë të lartë të SHBA, pasi ai u kthye në krye të qeverisë në dhjetor të viti 2012.

Rikujtojmë se Shoqatat shqiptare me origjinë nga trojet tona etnike nën Mal të Zi, me veprimtari në SHBA, të bashkuar si asnjëherë tjetër më parë moren vendimin lidhur me demonstraten e 19 Marsit, të cilën e kishin anuluar për një afat të pacaktuar. Shoqatat tona lajmëruan se  vendosen që demonstrata të shtyhet dhe të realizohet në momentin kur të rikonfirmohet data e vizitës së Gjukanoviqit në Washington DC.

Albert Camaj